Home / OPINION / SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (X)
loading...
Harte e vjeter e Herodotit me Asirine dhe Armenine-etj.
Harte e vjeter e Herodotit me Asirine dhe Armenine-etj.

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (X)

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (X)

Pra, Arbania (gegërisht) dhe Arbëria (toskërisht) ka ekzistuar mijëra vite më parë dhe nuk ka pasur “grekë”, “graikoi”, “helenë” dhe “helloi” për tokat iliro-pellazge. Emrat “grekë” dhe “graikoi” u dhanë më vonë dhe janë shpallur nga ata që nuk ia duan të mirën kombit iliro-pellazg, pra shqiptarëve. Ata thonë se këto “emërtime” kanë “kanë ekzistuar që më parë” dhe “shprehin kombet” si “të qenë”, edhe të ashtuquajturit “grekë”, duke “i vendosur” që në antikitet, para iliro-pellazgo-shqiptarëve.

Duhet të studiohet nga gjeneza historia dhe të dihet kush ishin pellazgët; cilat fise kanë qenë dhe ku kanë ekzistuar; jo “kombet”, sikurse thonë disa për Epirotët, sikur paskan qenë një “komb” tjetër. Duhet të ipet me shkrim dhe të vërtetuar mirë me teoritë shkencore për të gjitha këto “emërtime” dhe shpifje të shumta e të qëllimshme mbi historinë, dhe të demantohen këta “shkencëtarë”, të cilët bien viktimë të ndikimeve greke, ruse, evropiane apo botërore, që dinë “të thonë” në librat e “albanologjisë” se “shqiptarët kanë ardhur prej stepave të Rusisë, për t`i thyer përgjithësisht fiset apo popujt mesdhetarë”, e që nuk është e vërtetë. Populli arbëror nuk ishte aspak i tillë, por ishte popull pellazg dhe kishte shumë fise, edhe mesdhetare, dhe nuk ka ardhur “prej stepave”. Kanë shkuar deri në skaj të Euro-Azisë, në Azinë e Vogël, në Egjipt e deri në Detin Baltik. Nuk janë “rusë”, por arbanë, arbëror, arbëresh, shqiptarë.
Pra, nuk mund të thuhet asgjë nga “helenët” për pellazgët, siç theksojnë disa dhe tentojnë që të “nxirren” si “themelues të shkrimit e kulturës europiane”. “Të tjerët” kanë folur “një gjuhë barbare”, e cila është Shqipja, sepse kanë ekzistuar para tyre në atë tokë, ku u vendosën “grekët” e mëvonshëm. Kështu që në tokat tona nuk kanë eksituar “fiset mesdhetare”, dhe se nuk kanë pasur as “zhvillim tjetër, më të lartë”. Prof. Dr. Kristo Frashëri i përzien me grekët, pa e ditur cilët ishin dhe kur “janë shfaqur në histori”. Thënë më tekstualisht, ai i ka përzier grekët, trakët, dorët, ilirët, në kapitullin e tij “Indoeuropianët”,1 dhe në pjesët e para të librit të tij, sepse trakët, dorët dhe ilirët kanë qenë fise pellazgo-shqiptare, pra shqyptarë, prej Shqypes-SHQIPES2, zogut të qiellit, që e kanë simbol. Ai bie pre e shkrimeve ruse, greke e botërore, si pasojë e rrethanave në të cilat është rritur apo është formuar si historian, sado që është shkencëtar.

Për zanafillën e Gjuhës SHQIPE dhe origjinën e lashtë të shqiptarëve, na shkruan në mënyrë jo profesionale, por mjaft thuktë e të ngjeshur me fakte, pa i cekur prej kujt, ku, në cilën vepër e cilën faqe i ka nxjerrur, Qazim Rrushaj e Florie Bajraktari, të cilët e lidhin Gjuhën parahistorike të SHQYPEVE, me gjuhën sanskritishte dhe gjuhët e lashta, pra me gjuhën japetishte, asyrishte, hitishte, hindishte, zendishte (gjunëgdhishte), armanaike dhe burrëdushkaj me gjuhën SHQYPE. Siç thonë ata, mbi 80 vëllime të arkeologëve gjermanë vinë në përfundim se gjuha e parë, Lingua Franca, i lidhë të gjitha gjuhët e asaj periudhe me një brum të veçantë, e cila në fakt është Gjuha SHQIPE, GJUHA SHQYPE, gjuha Nanë, gjuha e parë e folur, e që z. (Sir) Henry C. Rawlison, duke mos e kuptuar gjuhën shqipe, që flitet, thotë se Gjuha Nanë (Gjuha AMË) ka ekzistuar në të kaluarën parahistorike dhe është folur në tokë të panjohur, shpërndarë nëpër Evropë, Azi e Mesopotami, nga njerëzit atëherë të panjohur, e këtë vend e kanë SHQIPTARET, SHQYPET, pra iliro-pellazgët.3
Janë shqiptarët, iliro-pellazgët, ata që kanë shkuar në lindje e perëndim, në jug e veri, si gjithmonë. Guri që luan nga toka, vështirë që zë vend. Ndonjëherë janë kthyer edhe ata, por nuk i kanë gjetur “popujt e tjerë”, pos fiset vëllezër.

Ata e përmendin Rilindasin tonë të madh, Sami bej Frashërin, në veprën e tij “Shqiperia ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”, i cili thotë se gjuha shqipe kishte kontakte me “persishten e lashtë”, gjuhën e Persisë së vjetër, e cila që atëherë flitej, dhe shumë gjuhë të tjera, e të cilat “kanë qenë motra të vogla të shqipes e shumë më të reja se ajo”, dhe që “mijëra a mijëra vjet që nuk po fliten më e s`rrojnë përveçse në faqet e ca librave të vjetër”.4

Që atëbotë është quajtur Gjuhë Burradushkaj, prej burrave që ishin trima, të bërë të fortë prej Zotit të Madh, Cojsit, Zeusit (Zanit, Zërit, Za), që kishin besim në të, nëpërmes profecisë së dushkut, prandaj prej tyre quhej “gjuha burradushkaj”, burrat që e flitshin atë gjuhë, gjuhën e Qaushëve apo gjuhën e Parësisë, në të gjitha mbishkrimet, në atë territor të lashtësisë parahistorike.

Shumë dokumente të trasliteruara nga shkrimet e vjetra si shkrimi kunjor, hieroglifeve të alfabetit fonetik egjyptian5, alfabetin fenikas, që grekët e sotëm e të mëvonshëm e ndryshuan dhe e bënë “alfabet kombëtar”, duke harruar se kanë bazat e tyre leksikore nga SHQIPJA, nga Shqypja, që e shkombëtarizuan nga pak prej atyre që paraprakisht e kanë pasur këtë gjuhë dhe e korruptuan që me tekstet e para shkrimore, dhe i nxorrën të parat vepra të shkrimit në këtë gjuhë, me kaligrafi “greke”. Kjo u dha si “dhunti” me forcë nga Danaeanët dhe Kadmenët, që ishin më të pasurit, familje që u bë familje mbreterore në jug të Evropës dhe emrat e tyre apo e pasardhësve të ngushtë u bënë “domethënës” për Evropën. Paraprakisht, shkojnë në fillim, në librat e para të shkruar që më parë, Iliadës e Odiseut, të botuara në atë kohë.6 Fjalët u shkruan me dorë, u kopjuan, u cunguan, u shkurtuan dhe në fund muarën kuptime të ndryshme.7
Domethënë është gjuha e lashtë e paraardhësve tanë më të lashtë pellazgë, që disa shkencëtarë duan ta zhdukin si me magji -siç thotë Aristidh Kola, në një shkëputje, të dhënë si dokumentim. Shqipja është nënë e gjuhëve indogjermane dhe sidomos e gjuhëve të vjetra të Gadishullit Ilirik, pra të atyre që kanë ardhur si “pushtues e kolonizues”. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është “e ndërtuar” për këtë qëllim, mbi gjuhën shqipe, e jo gjuha shqipe nuk është ndikuar prej gjuhës greke.8

Ata e injoruan çdo gjë të mirëfilltë vendase, pra iliro-pellazge, duke shpifur kundër tyre e duke ua ngjitur fjalët më të liga. Vetëm për gjuhën shqipe thanë vazhdimisht nëpër shekuj e mileniume se është “gjuhë barbare” dhe se askush nuk guxon ti lë t`a mësojnë fëmijët e tyre këtë “gjuhë bastarde”, që është mëkat i rëndë t`i thuash një gjuhe të Zotrave, një gjuhe të parë në rruzull. Le të kenë parasysh se shqipja “barbare” është në bazë nëna e gjuhës së Homerit, Eskilit, Heredotit, Tuqididit, si dhe e gjuhës së famshme të njohur si dialekt i Atikës, prej Athinës (Athenasë, E thëna, Thina), ajo që e ka pasur alfabetin e saj, që ne do ti kthehemi më vonë. Po e marrim së pari shpjegimin tekstual të Besnik Imerit, se “pushtuesit Danaj dhe Dorianë, të cilët kanë qenë fise të fuqishme e luftarake, i nënshtruan pellazgët e ditur e paqësor. Popullsia e tyre ishte rralluar nëpër Atikë, Argos dhe disa ishuj, të cilët nuk u rezistuan prurjeve dallgë e dallgë të fiseve egjyptiane”, të cilëve, në fakt, prej shkatërrimit të sistemit ujor në shkretëtirat arabike dhe Afrikë të Veriut, prej Lybisë e këndej, u mungonte uji. Këtu e kuptojmë legjendën e Danaideve, që vinin nga një tokë e zhuritur, nga Silisia, në jug-perëndim të Azisë së Vogël dhe kërkonin burimet e ujit.9

Grekët janë të mëvoshëm se shqiptarët (iliro-pellazgët) dhe nuk kanë qenë as “helenë”, por u quajtën kështu duke ndryshuar fjalën “sellenë”, gjoja si popull që përkujdesohet për Sellenën, perëndeshën e parë femërore të sellëve, ku një “l” ka rënë me kohë, sepse nuk mund ta shqiptonin. Helenët nuk mund t`i shqiptonin dyfishimin e bashkëtingëlloreve “ll” dhe “rr”, etj. si shqiptarët. Ata që quheshin “helenë” e ndryshuan Sellenën, nga gjinia femërore (matriarkati) dhe besimit të vetëm të pellazgëve, nga Zoti- NËNË dhe AT, duke ia dhënë gradualisht konotacionet mashkullore. Kështu i ndërruan të gjitha, edhe emrin e Zotit të Madh, që në fillim quhej Dhemitra (DHEU AT E ËMË) në Demetrio (Dhimitër). Kjo kuptohet dhe analizohet vetëm përmes shqipes.
Pra, grekët janë egjiptiano-fenikas dhe gjuha që është krijuar prej tyre ka konotacione Kemten dhe Satem. Shkencëtarët e klasifikojnë vetëm si degë të vogël në familjen indogjermane apo indoevropiane dhe kjo nuk është poashtu e saktë. Gjuhëve të vjetra u qëndron në ballë gjuha shqipe. Prej gjuhës shqipe ato e kanë gjenezën e tyre dhe mund t`i klasifikojmë edhe marrjet e tyre në periudha të ndryshme nga gjuha shqipe. Greqishtja dhe gjuhët sllave janë kryesisht më të vona.10 Armenishtja është gjuhë e dytë pas shqipes, sado që historiani Prof. Dr. Kristo Frashëri nuk e beson se ajo ka lidhje me gjuhën shqipe dhe me shqiptarët, sepse gjuha e vjetër shqipe sot në Armeni nuk flitet.

Pema gjenealogjike që e japin të tre shkencëtarët e njohur, në veprën e Liugit Luca Cavalli-Sforza “Genet, gjuhët dhe popujt”, është përfituar me dy metoda studiuse, me metodat e UPGMA dhe NJ, metoda këto që i studiojnë genet. Luigi Luca Cavalli-Sforza është autor i njohur për anlizat e geneve, të popujve dhe të gjuhëve. Prandaj, kjo është më e saktë se pema e vjetër e gjuhëve.

Shkencëtarët e albanologët e shumtë të botës dhe as shqiptarët nuk e kanë përcjellur sa duhet këtë metodë dhe as vetë gjuhën. Në njërin plan, vinë nëpër rrugën e hapur prej gënjeshtarëve “grekë” dhe në bazë të tyre e fusin GJUHËN SHQIPE, prej SHQYPES, të përdorur nga ai popull me vlera të mëdha njerëzore si vijues dhe trashëgimtar i besimit të ZOTIT, që e kishte te këmbët SHQIPEN, zogun e qiellit, dhe jetonte në vendin ku lindën Zotrat, mythologjia dhe të gjitha rrëfimet për ta, në qiellin e pa skaj e përplot me yje. Në anën tjetër, ajo “vie” pas gjuhës greke, sepse gjuha shqipe ishte shukatur e ndjekur, ndërsa greqishtja shkuhej dhe kishte kaligrafinë helene, por jo edhe rrënjët e fjalëve. Shqipja nuk dihej a shkruhej apo nuk shkruhej fare gjatë luftërave mijëveçare. Për disa shkencëtarë thuhet se nuk shkruhej, sepse nuk dinë të deshifrojnë shkrimet e lashta dhe kjo çështje u mbetet ende e pakryer shencëtarëve të rij.

Grekët janë gjeneruar dhe rigjeneruar me shqiptarët, ku edhe sot janë në më shumë se gjysma e popullit me origjinë shqiptare. Grekët e sotëm janë miks prej dhjetëra rracash, të cilat, kisha ortodokse i futi në mikser edhe nxorri prej andej një produkt të cilën e emëroi si “grek ortodoks”.11 Feja luan më rol se kombi dhe thirren në fe, se sa në prejardhjen e tyre kombëtare.

Boshti i këtyre rracave ishin arvanitet. Nga “grekët” u pervetësua çdo gjë që ishte shqiptare dhe u emërtua si “greke”, qoftë në folklor, në tradite, në veshje dhe në histori. Të gjithë bënin pjesë në popujt ilirik (Illyrianët) dhe prej tyre dardanët (dardhanët) kanë qenë që heret të lidhur me fiset që kanë jetuar në territorin që ka sot Turqia evropiane. Dardanët (dardhanët) kanë qenë herët të lidhur ngushtë me fisin e Trojanëve, e bënim së bashku tregëtinë, stërviteshin ushtarakisht, e vizitonin njëra-tjetrën, shkonin e vinin ndër festime e festa të përbashkëta, deri te lufta e Trojës. Vetë Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge thoshte se “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.12 Epiriotët dhe dardhanët, fise iliro-pellazge, luftonin me njëra tjetrën, të ndarë në të dy anët kundërluftuese. Nuk është e saktë se ka pasur “luftë greke”, dhe nuk ka ekzistuar “kombi grek”.

“Helenët” kanë qenë një pakicë dhe nuk ka pasur gjasa të quhet “komb”. Ata, vazhdojnë të quajnë vetveten dhe nuk janë një etnitet etnik dhe as identitet i “kombit”, por ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë e tjera në “grekë”. Njërëzit që u mobilizuan nëpër shekuj e mileniume nën idelogjinë “heleniste” u quajtën “helenë”, ndërsa filozofia e tyre u quajt “filozofia heleniste”. Thënë më qartë, nën ideologjinë “helene” u futën të gjitha etnitë e tjera, e për t`a bërë këtë lidhje një “lidhje antike” e njëkohësisht “lidhje moderne” u ngrit një komb dhe një shtet artificial prej shqiptarëve të asimiluar, e quajtur me emrin “Greqi”.

Ne po i kthehemi lutjes së Akilit që ia drejton Zeusit: “Zeus, mbret dodonas, perëndi e kaherëshme Pellazge, që mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe! Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti dërrmosh Akenët për të më nderuar”.13 Kjo tekstualisht thotë se Zeusi, Cojsi, Zoti, Mbreti Dodonas, është përëndia e kahershme e pellazgëve-të cilët janë shqiptarë, i fisit të Sellëve-prej të cilëve të ashtuquajturit “grekë” prej Akenëve i kanë formuar fjalët kryesore: “hellët”, “helloi”, “helenas” dhe “helenizmi”- si ideologji kryesore, që i ka paraprirë të gjitha të ligat mbi shqiptarët; dhe se Akili, që është aikas prej SHQIPERISË, që quhej atëherë IPERI (EPIR), në kujtesën dhe këngët e shumta popullore, dhe ka luftuar dhe ngadhënjyer mbi Akenët. Por, ne duhet t`a shqyrtojmë mirë kush ishin aikasit dhe kush ishin akejt, sepse përzihen.

Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar “grekët” nga Homeri dhe është një emër i përgjithshëm që tregon tërë Greqinë, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare veriore e Peloponezit. Nonjëherë quhej Akaja. Kështu që akej e argej tregonin popullsinë e krahinave të përcaktuara me Greqinë, ndërkohë që përcaktueshmërisht quheshin “Helladë” dhe “helenë” në vend se të quheshin “Greqi” dhe “grekë”. Kështu përmenden e përsëriten nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera. Në kohën e krijimit të “Iliadës” nuk është i njohur ende emri “grekë”. Me emrin “akej” quheshin banorët e Peloponezit, që nënkuptonte grekët. Ndërsa aikasit ishin pellazgë të Thesalisë, që quheshin edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, “bubrrecat”, ushtarakë të denjë: njëmijë sa një e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret të tyre dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, pellazgët që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin “grekë”.14

Tani është e qartë pse Akili, që tregohet nëpër mija libra e filma të bërë me të holla të gatshme në tërë botën nuk është pra “grek”, por pellazg e shqiptar, që i besonte SHQIPES dhe fliste SHQIP; se Zeusi, Zoti, ishte mbret i Dodonës së tretë të Thesalisë, dhe Dodona e dytë është Dodona në Epir. Numrimi është i joni. Është hera e parë që e dëgjoni prej meje. Ata të cilët nuk e kanë njohur domethënien e fjalëve shqipe, i kanë thënë “Dodona e parë” Dodonës së Epirit dhe shpeshherë “Dodona e vetme”, por, ndonjëri, si psh. Niko Stylo e të tjerë, i numrojnë “të para” të tjerat “Dodona”, sipas librave greke. Nga “grekët” dhe të huajt janë bërë HARTAT dhe ata nuk kanë shkruar për IPERINË, SHQIPERINË, sepse as nuk e njihnin GJUHËN SHQIPE, dhe as aq mirë SHQIPËRINË. Kur hartohen HARTAT nisen prej të “parave”, që i kanë bërë ata që janë në gjendje t`i bëjnë dhe janë më të pasur se SHQIPËTARËT.

SHQIPJA kishte rrënjë të thella në vetëdijen e shqiptarëve, e jo të popujve të tjerë, që kishin ndërruar gjuhë e kulturë të tjera të botës; dhe Dodona e parë dhe e vetme ishte në malet e larta të SHQIPERISË, në Tomor. Këte nuk e njeh bota. Ata që shkruajnë duke i numëruar, e bëjnë numrimin sipas numrimeve të tilla nëpër librat e shumta greke. Grekët kanë falsifikuar njëqind të tilla nëpër territorin e vet dhe nuk duan të shkruajnë për truallin shqiptar.
Nuk nevojitet argument tjetër më i qartë se ky argument i joni, të cilit do t`i kthehemi më vonë në këtë shkrim, për t`a shpeguar me librat që janë nisur nga librat greke, nga terminologjia e koklavitur dhe e qëllimtë. Libra të tillë janë shkruar për ta dobësuar e për ta vënë në gjumë vetëdijen e shqiptarëve, saqë janë në gjendje të mbyllin sytë dhe asgjë të mos shohin. I pëshpërisin vetëm ato që i dëgjojnë si në gjumë të pëshpëritura nga kundërshtarët se “grekët janë më të vjetër se shqiptarët”, se “janë themeluesit e botës”, se “ata janë dijetarë të vetëm të kësaj bote”, etj., etj. dhe përralla të tjera.

Tani, po ndalemi pak e po e shohim si e shpjegojnë emrin e Zotit, Hyut, Hyjniut, Zeusit, që shtjellohet përmes Kronit, birit të Uranit, apo Jehovës së hebrejve. Po e marrim një fakt nga Shqipe Hoxha rreth Ilirisë (Illyrisë). Ajo niset nga gojëdhënat e legjendat e moçme të Shtjefën Gjeçovit, i cili shpjegonte se shumë hyjnive të lashta nuk u është shkulur ende “rraja nanë prej tokës Shqypëtare, bie fjala Emni i të Madhit Perëndi Jehova i Hebrenjve gjithnduer emnash bajti, … veç: Hy, Zojëz, Ejt, Gjues prej Shqyptarësh, sidomos nder malcijnat t’ona…”. Edhe lindja e Hyut, Hyjnit, Zotit të Madh, shtjellohet përmes Kronit, i biri i Uranit. Emri i Kronit e ka rrënjën tek gjuha shqipe “e don me thane Mbret a Kryekunoruem”, saktëson Gjeçovi. Për të qënë më bindës thërret sërishmi në ndihmë legjendat e stërlashta, ku falë përkimeve të pacënueshme toponimike, na thuret natyrshëm rrëfenja mitologjike: “Për nderë të Kronit shqypëtarët ngrêhen nji Kështiel në majë të Gurit të Kuq, i cilli gjindet në fushë të Finikut, ku u gjête edhe gjyteti i Kronit. Sot n’at vend asht fshati qi quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës së Pellazgjve. Zoti (Zeusi) pra, mbas gojëdhanet Epirote nuk u lind në Dodonë, në pallat të Kronit, por në Palavli kû ishin të banat (stanet) e Kronit e prej këndej u dërgue nëpër Butrint me lundër e në Kretë.”15 Këto janë shpjegime të mjaftueshme për ta percjellur lëvizjen e tij në tokat tona të vjetra shqiptare. Kreta ka qenë pellazo-shqipe, e jo greke. Ajo është themeli i Evropës. Herodoti, një shkencëtar i vjetër grekë, thoshte tektualisht se “Kreta, dikur ka qenë e populluar nga babarbarët”16. Ajo është vetë Mikena, nuk është Kreta, që është quajtur kështu kur e kanë kolonizuar pasi të kenë marrë tërë Pelloponezin të ashtuquajturit “grekë” nga “shfaqja” e “helenëve”, për të mos pohuar një klikë udhëheqëse në krye të dorianëve, kolonizues të Mikenës. Një popull i vetëm i trungut thrako-ilir, pra pellazg, që përmendet aty, para Kretës, me pallatin e Minos, kanë qenë karianët, prej të cilëve, siç duket, është mbajtur Mikena.17 Dorianët nuk janë dorët, që ishin shqiptaro-pellezgë, por ata që e vunë në krye të vendit Danaosin, egjyptasin, dhe Kadmin e Fenikisë, prej ku rrjedhe Evropa.

Tek dy mendimtarë po lidhemi këtu: Aref Mathieu (Arif Mati) dhe vepra e tij “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”; Besnik Imeri dhe vepra e tij, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”. I pari shpjegon krahas shpjegimeve të tjera, se Kadmosi trajtohej si ligjvënës hyjnor, shpikës i derdhjes së metaleve dhe ai që solli alfabetin e vet në Helladë (d.m.th. në Greqi). Thotë: “ajo që duhet mbajtur parasysh për këtë hero të hyjnizuar është se ai ka qenë fenikas”, dhe jo helenë. “Kadmosi rrjedhë nga rrënja semitike “kadem” (âþ aþ Žþ -xþ), “duke mbërritur” apo “duke ardhur prej diku”. Emri “Europa” do të thotë “fytyrë e madhe”, sinonim “i hënës së plotë”, pra si e Sellenës, zonteshës së Hënës.18

Sipas tij, Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Pellazgët e lashtë e kishin kreqytet Argosin, ku mbretëronte Pelazgosi. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. Kadmosi, i biri i Agenorit, mbret i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën. Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikas në Helladë (jo në Greqi). Nga Kadmosi rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi19.

Dorianët, jo populli i vërtetë me zanafillë ilire (Illyre), e që janë dorët, kanë qenë pushtuesit e Mikenës dhe rrënimit e lënies së tyre të heshtur mileniume me radhë, dhe ndërtues të pallatit të Minos në Kretë, pushtues të mbarë peloponezit, të cilët janë “helenët”, nga të cilët rridhin Danaenët (Egjyptasit), Kadmenët (Fenikassit) dhe Pelopidët (Asirianët). Për këto arësye janë quajtur “semito-egjyptianët”. Danaosi, vëllai i Egjiptosit, pushtoi qytetin e Argosit, pasi e dëboi prej andej mbretin e Argosit, Pelasgosin, që ishte eponimi i Pellazgëve,20 pra SHQIPARËVE. Kadmos është themelues i qytetit të Tebës, që është homonimi i kryeqytetit të lashtë të Egjyptit dhe ai e futi në Helladë me dredhi shkrimin e parë, shkrimin fenikas, dhe na kanë lënë shekuj me radhë të notonim symsheltë nëpër llumin “grek”, me fjalët e marra prej SHQIPES dhe mbaresat greke. Kadmi e mori “os” në fund të emrit: Kadm-os. Pelopsi, asirian i ardhur nga Asiria, ia dha emrin Peloponezit.21

Nga kjo del në shesh se ky është një episod shekullor simtomatik i pushtimit të vendit tona nga të huajt, i cili, më parë është quajtur “PELLAZGJI” dhe të gjithë autorët antikë e të Greqisë, që do të bëhej më vonë, e pohojnë një gjë të tillë.22 Këtu e ka bërë dredhinë e parë Kadmosi me fëmijtë e tij, si p.sh. Feniksi, Dionisi, Europa dhe Edipi. Europa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri Ilir. Unë e kam thënë këtë gjë, edhe më parë23. Sigurisht se i është dhënë emri në bazë të ilirëve, sepse ka dashur t`i ketë nën vete. Por ne po e sjellim një mit të dytë të lindjes së ilirëve, që nuk është i vetmi: “Apiani (vitet 95-160 pas Krishtit) pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2) <>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë” mbretëritë dhe popujt.24

Ndërsa, tani po e sjellim edhe autorin e dytë Besnik Imeri, që sjellë të dhëna të tjera. Ai thotë kështu: “Nisur nga fakti se Kananët (?!) janë pellazgë, Kadmi që solli alfabetin pellazg (vërejtja e jonë: alfabetin fenikas, sepse pellazgët e kanë pasur një shkrim tjetër, do t`a themi më vonë!) në Beoti që u strehua në ILIRI, më tej që pati me Harmoninë, Ilirin, që ishte edhe ai pellazg. Po të mos ishin pellazg, si mund të strehohej në Kaoni dhe Iliri dhe të merrte edhe gruan pellazge, Harmoninë. Po kush kush është Harmonia? Hesiodi në “Teogoninë” tregon se nga lindja ilegale e Aresit, perëndisë së Luftës, me Afroditën, përëndesha e bukurisë dhe e dashurisë, lindi Harmonia… Harmonia, si çdo grua e vajzë pellazge, apo shqiptare, ka mishëruar në vetvete, bukurinë dhe trimërinë… Gruaja e Kadmit nuk është gjë tjetër veçse mirëkuptimi dhe marrëveshja e pellazgëve të Azisë së Vogël dhe atyre të Ballkanit (vërejtja e jonë: nuk është quajtur kështu gadishulli i atëhershëm, por Gadishulli Ilirik. Këtë do t`a sqarojmë më vonë)… Djali i xhaxhait të Kadmit, Danau, automatikisht ishte edhe ai pellazg (?!) dhe nuk ka si të jetë ndryshe…”25 “Pra KADMI rezulton PELLAZG. Si rrjedhojë, helenët e ardhshëm e morën shkrimin dhe alfabetin nga Pellazgët… Helenët nuk janë gjë tjetër veçse pellazgë të shndërruar, ose të konvertuar në saje të gjuhës në helenë. Kështu u krijuan helenët dhe Hellada”26… Nuk po e themi se cili kishte të drejtë.
Këto gjëra do të vazhdojmë t`i gjurmojmë në shkrimet tonë të mëvonshme…

Brahim Ibish AVDYLI:

1 Shiko vështrimin historik në veprën e Kristo Frashërit, “Etnogjeza e Shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013, faqet 49-56, por edhe faqet paraprake.
2 Shqipja është shpendi i rrebtë fluturues dhe vendoset në të gjitha përkujtimet tonë për Zotin e Madh-Zeusin, te këmbët e tij, e që shqiptarët e kanë simbol të vetëm dhe e vendosin në flamurin kuq e zi, shqipen dykrerëshe.
3 Shiko shkrimin e Qazim Rrushaj dhe Florie Lule Bajraktari, “Shqypja-gjuhë e gjithësisë” dhe faqet e tjera te http://www.ilirida-online.com.
4 Sami Bej Frashëri, “Shqiperia ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 43.
5 Shiko Alfabetin Fonetik Egjyptian, te Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqet 207-217.
6 Shiko veprën e Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011
7 I njëjti shkrim, të njëjtit autor, Qazim Rrushaj dhe Florie Lule Bajraktari, te http://www.ilirida-online.com.
8 Aristidh Kola, “Gjuha shqipe-Nanë e gjuhës greke”, te http/www.facebook.com/pellazgët-ilirët-shqiptarët.
9 Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqe 91.
10 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, popujt dhe gjuhët” Besa, Tiranë 2012, faqe 207.
11 Shiko polemikën e disa personave, në faqen, “Albanians are 100% Illyrians”, në http://www.facebook.com.
12 I njëti shkrim, në ballë të saj.
13 Lutja e Akilit para Zeusit të Dodonës, e nxjerruar nga Homeri, “Iliada”, Kënga XVI, vargjet 236 – 237.
14 Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 157-159.
15 Shqipe Hoxha, “Iliria”, në http://www.facebook.com.
16 Herodoti, Libri i I, faqe 173, cituar sipas Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 442.
17 Shiko më mirë pjesët “Egjeo-kretasit” dhe “Mikenët” në veprën e përmendur të Aref Mathieut, faqe 437-465.
18 Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 419.
19 Aref Mathieu, “Shqiptarët…- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.
20 Aref Mathieu (Arif Mati), vepër e cituar më parë, faqe 568.
21 Po aty, e njëjta faqe.
22 Po aty, faqe 569.
23 Shiko punimin tim “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, tani të korigjuar, të dhënë me emrin “Shpalime për Evropën-6”, në faqen time http://www.brahimavdyli.ch.
24 Aref Mathieu, e njëjta vepër, faqe 210.
25 Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqe 119.
26 Po aty, faqe 121.

FOTO GALERI

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (X) Pra, Arbania (gegërisht) dhe Arbëria (toskërisht) ka ekzistuar mijëra vite më parë dhe nuk ka pasur "grekë", "graikoi", "helenë" dhe "helloi" për tokat iliro-pellazge. Emrat "grekë" dhe "graikoi" u dhanë më vonë dhe janë shpallur nga ata që nuk ia duan të mirën kombit iliro-pellazg, pra shqiptarëve. Ata thonë se këto "emërtime" kanë "kanë ekzistuar që më parë" dhe "shprehin kombet" si "të qenë", edhe të ashtuquajturit "grekë", duke "i vendosur" që në antikitet, para iliro-pellazgo-shqiptarëve. Duhet të studiohet nga gjeneza historia dhe të dihet kush&hellip;

Review Overview

Mirë!

Summary : EVROPA E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT

User Rating: 4.7 ( 2 votes)
loading...

Komento!

loading...