Home / POEZI / SHENJTORI UDHETAR
loading...

SHENJTORI UDHETAR

SHENJTORI UDHETAR

Ditë të tëra nga muzgu në agim i menduar,
rrotullojej pas strumbullarit si kali në lëmë ,
mbante sytë lart në qiell të shihte një re,
të largonte mërzinë,të shporte vetminë,
vetmia e mundonte,për një shok udhëtar.

I gjalli me të gjalin te shkembente nje fjalë,
por sytë ju lodhen,i ranë ne uje ne liqen,
një botë e tërë me të gjallë me alga e peshq,
ngjasonte me qytet me Metro në tokë,nën uje,
një breshkë nxirte kokën te dilte ne shesh..

Ca peshq të vënë në varg si patat ne qiell,
vraponin pas tij manarë si femijet pas nënës,
ndalonin per nje cast,ata frenonin notin,
“Mos u merr me retë,na ke Ne shokë!”
lëshonin zëra,gjuhë pa fjalë,belbëzonin.

Mendja larg i rinte në vitet kur udhëtonte,
kur hëna mungonte,kërkonte yje ne qiell,
ditën e natën,hjet e ndiqnin si fantazmë,
gjurmët linte pas,ecte udhetar kërkonte,
t’i kapte me sy,shok për dore të bisedonte…

Mos vuante aq sa hoqi,në botën e përtejme ,
të takonte në parajajse një ëngjëll udhëtar,
atë që vojti në botën e gjalllë i vetmuar,
kur ecte i raskapitur ne vapë,borë baltë
tërë jetën me këmbë Tokën kish pershkruar.

Një jetë Odise udhëve refugjat gjurmonte,
në tokë,oqeaneve në qiell,njeri shtegëtar,
për bukën e gojes,viktimat rrugëve harruar,
qanin nënat për bijte,gratë mbetën kallugre,
fëmijet i lanë jetim pa prindër,lypës rrugëtar.

Përvoja e jetës,shkollë e kish mësuar,,
-“Bëj zë,gjej në jetë një shok të besuar,
vetë je një iç,dy-tre bën ballë një ushtri,
harroje vetminë,të tjerët e kanë pësuar,
-Mos merr rrugën pa gjallesë, i vetmuar!”…

Dikush pëshpëriti, amnetin vathë në vesh,
“ç’të ishin ato fjalë,apo shpirti i shenjtë?”
-“Merr rrugën pa frikë or çun,më ke Mua,
tërë jetën je munduar,shenjtori që ti ke besuar,
engjëlli udhëtar të bëhet shok,ti më kerkuar..!”

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...