Aktualisht: 28 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 54%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Balade Shamitë e Nënës ,flamur

    Nga Devolli.net - Sht Jan 21, 4:21 pm

    BALADE
    Shamitë e Nënës , flamur

    ….nënave burnesha shqiptare

    Nënat  tërë jetën dy shami mbanin,
    shaminë e fisme te zezë  ne kokë,
    te vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,
    shamiçkat e bardha te dites i mbanin  në gji.

    Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,
    natën në jastekun qumësht të bardhë,
    në gjoks  të mbeshtjelle shamickat e bardha ,
    nje copë mendafshi lidhur fjonçkçë,
    për ne kolopuçët, ishin  një alibi .

    Në ikjet  e para nga vatrat në shkolla,
    nënes iu hapej si pus  nje plagë,
    vec lotët e  fjalëzemre me mall,
    shkulnin  nga gjokset nje gur strall,
    shamiçkat e bardha  si një gurmargaritar.

    Brenda në të si  në kasafortë,
    vinin  lekë me nga  një letrushkë,
    “-Kur të sosen lekat në xhepat,
    blini me shokët, lapsa e fletore,
    qëndisni per nënat zemrat në letrat.”

    Lundronin bijtë, marinar në dete,
    vinin rallë e për mall larg syve te saj,
    shamitë e nënes e lidhnin në ballë,
    sekret,ishte ilaci melem i nënes
    që koka kurrë të mos iu  dhembte.

    Shamiçkat i ndoqën si kalvar jete,
    ca guriçka  lajthi nga zalli e vakëfi ,
    mbështjelle per mall ca arra e  të Atit ,
    i fliste portreti, imazhi  i tretur në vaj:
    -Mos qani  biro, te forte,vini një gur  zemrës .!
    fshinin lotët e ngrohtë me shamiçkat e Nënes..

    Që motrat kureshtera të mos i hapnin,
    nëna  për besë kish lidhur me ta, nje fjalë,
    natën ëmbel si perralle nina -nana e tregonte,
    “Po te hapej shamiçka,fëmija  saj e pësonte.! “

    Vinte me mall mësues nga rrethet në shtepi,
    në hyrje te fashatit ne varet per karshi ,
    në plepat ombrellë të fushes së sportit,
    një ogur,  nje re e zezë,i  kishin zëne pusi ..

    Motrat kërthinjka iu sulen si zoçkat papendë,
    nga grumbulli  mbi varet, grave  shamizeza,
    -” Mosni ,mosni..”-bertiten ato  me force,
    si plluske do pëlcase djali,mos hapni gojen …

    ” E shenjte fatbardhe,s’ishte per ne,
    hapi pa pyetur shamiçken e nenes,
    zoti na i mori per flutur ne qiell…”
    qanin me britma lebetiteshin me kuje.

    Nuk  dinte ai sa qau me ngërçe si fëmijë,
    kur u permend,mintani ishte qull,
    nga pusi sikur e nxoren, nga lotet,
    nga humbja legjende e motrës.

    Shamiçkat e nenes,zemer e magji,
    i ndoqen  burrat e djemte si rabecke jetes,
    i mernin  si protofol  udhëve  pa mbarim.
    si zemren, per kthimin ,pagezimin e nenes ,..

    Kur morën  qorazi me familje  rrugët e kurbetit,
    në vend te shamise,qëndisen ato  pasuritë,
    testament, amanatin ,shqipen në një  flamur.
    -Nënat,atdheun,kombin ta kini për zemër..

    Ranë nje here në  humnerë te errët pa jetë,
    vetëm shamite e nënave  kishin në xhepat,,
    fshin djerset e ftohta te ferit , te vdekjes,
    flisnin me vete me nënat,ato i shpëtuan…. jetën,..!

    As mund te pershkruhen shamite qe u treten,
    te bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,
    nga mynxyrat makabre te botes pa skrupull,
    sot hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.

    Se si  më njgjajnë shamitë magjike të nënave,
    s’janë qilima fluturuse te vellezërve Grim,
    as  llambë e Aladinit,rrefime me përralla
    Jetë,mesazhe të gjalla të Nënave shqiptare.

    Natën bijeve i del gjumi ,si një sonabul,
    sillen vërdalle tornedo  në ënderr e në jetë,
    me mendje të kthjellet ,si  e Shenjta Terezë ,
    nënat perëndesha, shamitë pishtar e flamur..

    Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin  gjallë,
    ushqim per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,
    djeresën,gjakun,trupin ia hëngren kurbetet,
    zemrat  shkëmb e mall, nga lotët nuk u tretën…

    Luan Kalana

    Devolli.net 21-01-2012

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet