Home / POEZI / Shaban Cakolli – Je Bere Drite Rrugeton Me Ne
loading...

Shaban Cakolli – Je Bere Drite Rrugeton Me Ne

Shaban Cakolli – Je Bere Drite Rrugeton Me Ne

Adem Berisha-Gjurgjeviku

Adem Berisha-Gjurgjeviku

(ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU)

Lindjen e pate me gëzime
e krisma pushke
jetën të vështirë e pate
por kurrë,nuk u kërruse.

Ec,e ec,nëpër furtunë
në fëmijëri,u bëre burrë
kur dritën donin të na e shuanin
regjimi pushtues
u bëre mësues.

Çdo ind e shkrive
me mund,përë këtë vend
u përballe,para hordhive
me shpiert e me penë.

Vuajtëjet,shqiptarisht
vendimet,mençurisht
i shquar për kuvend
i zdërvjellur në letër
e penë

BACA ADEM

I dashur
ia kaloje çdo miku
i kalitur
O burrë Gjurgjeviku.

Kombin,shumë e doje
sa bukur i vargëroje
“Krenari e Pikëllimin”
Sikur të e vargëroje me Naimin
“Lulja la Lulishtën”
Sikur të e vargëroje me Fishtën.

Për kujtim,së fundi na e fale
përmbledhëjen “Përballje”
Një mbishkrim në te,na mbeti brengë
“Kujtojeni Bacën Adem,kur më nuk do të jenë”!

E me atë brengë,errëm e ngrysem
në vegim i shoh:Ademin e Fishtën
nën një fryt ulliri
i shoqëron Naimi
me një dritë qiriri.

Shkruajnë,ligjërojnë
i bëjnë lutje Zotit
për të mirat
e Atdheut dhe kombit.

I dashur vëlla
i çmuar mik
u shëndrove në dritë
ndriqove rrugën
të rrugëtojnë breznitë.

Të jetojnë veprat
të jetojnë fjalët
Baca përtrihet
Baca ringjallet
te çdo shqiptarë
me zemër miku
jeton i gjallë

ADEM GJURGJEVIKU.

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Ali Podrimja

Ali Podrimja

POET ME IDENTITET

Ec,e ec me dhembjen
në gji
nëpër poezi
se ndalën vapë,furtunë as dimra
rrugëtoi Podrimja.
Me plot atdhedashuri
me zjarrin në gji
nëpër diplomaci plehërash
Kosovës i dha identitet
e sistem vlerash.
Me dashuri në shpirt
penë e letër në dorë
i tha kohës së ligë
ja ku jam”Unë Biri yt Kosovë”
Kohës së ligë i tha me zë
Qençe nuk jetohet më
Vitet kalonin
Podrimja gjëthnjë i ri
gjëthnjë në shërbim
për Kosovë e Shqipëri
fe dhe parti,i shkriu në poezi.
Tha:Krejt çka duhej thënë
shkrou:çka duhej të shkruhej
vdekjes nuk i druhej
Tokë me nda nuk kam
është e Kosovë nënës
hasmi në rrotë të samës
Biri i poezisë
në shërbim të shqiptarisë
e shkriu nga zemra
mjeshtërisht ia dha brumin
ndërtoj kryeveprën”Lum-Lumin”
Penën e pate
jetë edhe pallë
gjëthmonë mbetesh gjallë
veq se më pushtoi
ky malli sot
po të përbejë në të madhin Zot
mos ta bëjë rëndë
po derdha ndonjë lot?
Në krye të detyrës
or miku i vjetër
shtatin në Mal Ladove
Lumin kryevepër
na dhe identitet.vlera e kulturë
vdekjen kurrë se njohe
as nuk do të vdesish kurrë…..

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...