Home / SOCIALE / Sami Dangëllia, 43 vjet burg Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi
loading...

Sami Dangëllia, 43 vjet burg Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi

Sami Dangëllia, 43 vjet burg Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi

Refen Deston Dangëllia, si e ka perjetuar familja dhe të afërmit, burgun 43 vjecar të Sami Dangëllisë
Dangëllit, vijnë më origjinë nga Përmeti, por 300 vjet më parë ata u shpërngulën dhe shkuan në fshatin Menkulas të Devollit. Një derë e madhe që do të bëhej pre e komunizmt për gjatë gjithë viteve të diktaturës. Që në fillimet e regjimit komunist e pikërish më 1944, do të prangosej Sami Dangëllia me pas kemi, arratinë e të vëllajt të Smiut, Enever Dangëllia dhe që u ekzekutua nga sigurimi më 1956 në kufirin Greko-Maqedonës. Në vitin 1951, arrestohet babai im Demir Dangëllia,rrefen Destan me një sër akuzash duke e dënuar me 15 vjet burg.

Motra e babajt tim, pra halla Pakize Hyska, që burri i vdiq në burg, ngeli e vetmja nga njerëzit e gjakut te Samiut, që e shihte në burg bashkë me babajn tim, sepse familja e Enverit u interrnua në Lushnje. Për të gjithë vitet e jetës së Samiut në burg, sigurimi na e vinte ata në krye të akuzave, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe ç’farë do të kërkonim ata i kishim në biografi dhe për llogjikë nuk morëm asgjë, që na takonte përveç persekutimit.

Sami Dangëllia u burgos më 1944 dhe vdiq në burg më 1987-të plotë 43 vite burg edhe një herë, që u lirua u arrestua pa mbrritur në shtëpi.
Ajo çfarë vlen për t’u shqetsuar është fakti se si ky njeri që ka vujtur më shumë nga diktatura se askushë tjetër në Botë të mos ketë një vend ku të prehet i qetë, që brezat të kujtoinë regjimin komunist, si gjëja më e tmershme që ka kaluar një popll si i yni.
Çdo qytet, do ta kishte për nder të kishte bustin e heroit të rezistencës së komunizmit, Sami Dangëllin, plotë 43 vite burgu. Ky njeri simbol i qëndresës dhe stërmundimit nga qelitë, torturat për afro gjysëm sheklli është rast unkal në të gjithë botën. Askush nuk ka vuajtur nga regjimi komunist në të gjithë rruzyllin, sa Dangëllia dhe do të meritonte vëmendje për një obelisk shembull për të gjithë ata që vuajtën nën regjimet totalitare. Janë plotë 108 miljonë vikima nga regjimi komunist në të gjthë Botën, por askush nga të burgosurit nuk ka bërë aq burg.

Edhe Mandela, që eshtë simbol i qëndresës ka vetëm 28 vite burg dhe me aq në Shqipëri janë me dhjetra, por simboli i mandelës vlenë për t’u vlersuar.
A duhet që shqiptarët jo vetëm të krenohen, por të gjejnë ngushëllimin tek obelisku i njeriut të rezistencës së komunizmit për t’ju bërë homazhe të gjithë atyre që u ekzekutuan nga komunizmi dhe i të gjithë atyre të tjerve që vuajtën në qelit e burgjeve, apo kampeve të interrnimi?.

I afërmi i Sami Dangëllisë, Destani me lot në sy tregon sesi sigurimi ishtetit na përndoq për gjatë gjithë viteve të regjimi komunist. Ka mallë për Samiun të atin e tij për hallën që shkonte në burg të takonte Samiun, për Enverin xhaxhajn e ekzekutuar, për të afërmit që nuk panë një ditë të mirë. Madje është modes dhe nuk donë të përmendet dhe këto fjalë, po ia botoijm pa lejen e tij dhe reaksia e gazetës “Lajmëtari” i kërkon të falur.

Një njeri që studioj për pikture në liceun e Korcës dhe mbarojë shkëlqyeshëm, por bigrafia e njerëzve të tij të afërt e zbriti nga makina dhe nuk e la të shkonte më tej. Mbanë me vete punën e tijë që ka arritur të ketë një foto,punën e diplomimi dhe e qanë me lotë. Tani është goxha moshë dhe djali i tij i ka kaluartë 40 tat, por në shpirtin e tij ka ende trishtim nga regjimi komunis, por ama shpreson se institucionet do të arrinë të përjetësojnë Sami Dangëllinë.
Destan Dangëllia me të gjithë të afërmi është në përpjekjë të vazhdueshme në bashkëpunim me shoqatat e të përndjekurve dhe të një grupi intelektualësh,që ti propozojnë institucioneve të kulturës, Presidenti të Republikës që dangëllia të këtë një burt në qytetun e tijë apo në qendër të kryeqytetit.
Familjarët në mënyrë privatë ka nisur kërkimet për figurën e Sami Dangëllisë, në arkivat e shteti, nga dëshmit e bashkëvuatsit e Samiut, në arkivin e ministris së rendit dhe gardianve të burgjeve.

Gjithashtu familja e Destan Dangëllis gjen rastin të falenderojë grupin e punës pranë muzeut si Agim Mustën dhe Luan malltezin që arritën të vendosin Samiun në kryetë stendës së gjenocidit për rezistenc ndaj komunizmit.

Sami Dangëllia, 43 vjet burg

*********************************************************************

Historia e njeriut që vuajti më shumë nga komunizmi
Paradokset; Të gjithë duan medalje

Sikur në eposin e një vendi, të mungonin heronjtë dhe legjendat, historia do të ishte e paplotë dhe do të qëndronte pezull. Ashtu, si në të vërtetë historisë tonë i mungojnë të vërtetat e mëdha për t’i dhënë rrugë fillit të një historie të plotë me të gjithë konturet dhe kontrastet, që vetë historia e popollit tonë për nga rrjedhoja është e trishtë, por e larmishme.

Aktualisht, historia jonë qëndron pezull dhe më e keqja është se gjatë viteve të tranzicionit janë mbushur faqe gazetash dhe libra të shumtë, që paqyrojnë histori personale, fisnore, kanunore dhe qytetare, sipas oreksit të të interesuarve. Madie rëndomt, disa nga të majmit, kanë shkruar libra individual për pronarët, dukë i shëndërruar ato në patriot, bamirës..etj. Ka ende më keq, ku bashkëpuntorët e fashizmit janë dekoruar si patriot, ka edhe nga ata që baballarët e tyre i kanë radhitur në luftë me nacionalistët për të përfituar statuse fals. Gjithashtu ka nga ata që të atit i kanë veshur kostumin e Muharrem Bajraktarit, apo uniformën e oficerit të Zogut, e cfarë nuk kanë sajuar.

Edhe politika është ngatërruar në këtë mesele, duke dekoruar njerëz, që nuk kanë asnjë lidhje me kontributin qytetarë, apo atë kombëtarë, madie Moisiu iu vuri dekorata dhe hajdutve të floririt në 97, duke i cilësuar pishtarë, këtë gafë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot politikanët aktual, ku figura të njëllosura nga e kaluara, u vënë medaljen e shqiponjës. Në këtë vorbull paradoksesh, vlenë të përmendet se njerëz me kontribut real për çeshtjet kombëtare, janë lënë në harresë, gjithashtu janë lënë në harres edhe njërëzit, që u përballën me komunizmin, duke e konsideruar këtë të fundit, si gjë të huaj e pushtuese per vendin tonë. Në këtë kuadër po permendim rastin unikal të vrasjes së poetit Havzi Nela në Gushtë të 1988, që shënojë dhe krimi e fundit komunist në vendin tonë dhe për çudi, ish- Presidenti Moisiu dhe Presidenti aktual Topi nuk kanë marrë në shqyrtim dekorimin e tij, propozuar nga 17 shoqata të ndryshme të të përndjekurve.

Harresa e qëllimshme, apo..!?

Në kuadri e harresës kanë rënë dhe shumë intelektual, klerik dhe madje dhe ata që vuajtën më shumë burg dhe interrnim nga regjimi komunist.
Gjatë gjithë këtyre viteve, janë ngritur e dekuruar, sajdisur e trajtuar veçant nga shteti të burgosur, duke i titulluar, si mandela dhe rasti i mandelës shqiptare Pjeter Arbnori ishe i gjetur në krahasim me vetë mandelën, sepse Arbnori kishte vuajtur pak më shumë se vetë mandela.
Por krahasuar me vuajtjen e të burgosurve shqiptare në burgjet komuniste janë shumë e shumë të tjerë, që kanë bërë burgë më shumë se “mandelat” madje ka nga ata që i kalojnë 35 vjet burg.
Por ne do të prezamtojmë “mandelën” e kontinentit dhe të gjithë vendeve ish-komuniste me 43 vjet burg nga regjimi komunistë dhe ky është Sami Dangëllia, që për shumë arsye është shkruar shumë pak dhe ka patur pak të dhëna për të. Vetëm me dëshmitë e bashkëvuajtsve është bërë e mundur një monografi e shkurtër dhe disa rradhë janë botuar në gazetën “Liria” dhe gazetën “Lajmëtari”, si dhe ka folur për Dangëllin dhe shkrimtari Agim Musta, ishë bashkëvujtës i Dangëllisë.

Kush ishte Sami Dangëllia

Ka lindur në fshatin Menkalas të Devollit më 1920 –të, fëmijërin e kaloi në fshat, më vonë shkon ushtar dhe që andej bashkohet me Ballin Kombtarë dhe bëhet një nga aktivistët kryesorë të krahinës, por nuk zgjati dhe komunistët kthehen fitues dhe menjëherë fillojnë të ndjekin familjet nacionaliste, balliste dhe kundërshtaret politik.
Preh e kësaj gjuetie u bë edhe Sami Dangëllia. Kështu më 8 Tetorë 1944, arrestohet dhe burgoset në burgun e Korcës dhe vetëm një vitë më vonë e shpallin “armik të popullit” Sami Dangëlli u vendosë në burgun e Burrelit. Më pas fillojë interrnimi, por së shpejti do të ridënohej dhe 1960 dënohet me 25 vjetë burg dhe dërgohet përsëri në Burrel, ku do të mirrte dhe nofkën “Gjyshi”.
Më pas kalvarin e vuajtjeve do ta kolojë në Spac, ku Dangëllia punonte shumë për të nxjerrë bukën e gojës shtes, pasi nuk kishtë as një ndihmë nga të afërmit.
Punoi i skllaveruar, por i pamboshtur nga torturat dhe 21 Maj 1973, ishte një nga organizatorët e revoltës së Spacit. Megjithse nuk është lancuar si emër (sepse gjatë këtyre viteve revolta e Spacit është shkruajtur sic edhe e përmendëm më lart sipas orekseve të ca të burgosurve të vegjel) Një fakt të tillë e ncjerrë në pah redaktori i gazetës “Liria” Vesejl Kulla i cili në një takim të organizuer enkas për revolten e Spacit, oratori bëri prezent jo vetëm qëndresën e Dangëllisë në revoltën e Spacit, por dhe faktin se ky i fundit vuajti 43 vjet burg.
Pas revoltës së Spacit, Dangëllia ridel për të tretën herë në gjyq dhe dënohet me 25 vjet burg dhe 5 vjet humbjen e qytetarisë pas burgut. Sami Dangëllia vdiq në moshën 61 vjecare në burg, pra 43 vjetë burg gati dyfishi i Mandelës.
Lajmi i vdekjes
Ra çanga (kështu i nis rreshtat një bashkëvujtës) për t’u rreshtuar në punë. Pasi dolën të gjithë të burgosurit vumë re se mungontë Sami Dangëllia. Pak minuta më vonë verifukuan disa gardian dhe më pas hyri mjeku, ku doli me një minikë të ç’thurur, duke thënë, që ka ndërruar jetë. Kjo ngjarje e dhimbëshme përkon me datën 23 prill 1987, në orën 23. Varrimi u bë nga burgu, pa e parë askush dhe pa e ditur se ku u varros, Sami Dangëllia që vuajti plotë 43 vjetë burg.
Kjo pjesë e errët e historisë së vendit tonë, mbart në brendësi vuajtjet më të tmerrshme, që ka parë ndonjëherë njerëzimi. Tortura më cnjerzore, uri, makth e frikë, qëndresë, përballjë, gjymtime të të burgosurve në galeri dhe më e pamoralshmja qëndrontë mbi këtë skenë, homazhi i vdekjes.
Imagjinoni për një çastë gardianin e burgut duke rrahur e masakruar një të burgosur, që nuk dilte në punë, apo që shantë partinë dhe pushtetin. Imagjinoni sesi gardianët e vendosnin të burgosurin para sprovave të vështira, si uria, torturat.

Mendoni një të burgosur, që përplitej për mbijetes në të vjelltin e shokut nga të rrahurat, që dhe qënjet më primitive do t’i neverisnin. Por kjo është prova e jetës dhe qenja njerëzore është e distinuar të jetojë, por ajo që është më e pështirë është fakti sesi këta gardian mortonin në kortezh të burgosurit. Skena më rrënqethse tregohen edhe sot nga dëshmitarë okularë të asajë kohe. I burgosuri tërhiqej zvarrë në rrepirat e Spacit dhe fshiheshin natën sikur të burgosurin ta kishin gjahun e tyre. Varrosej fshehurazi, larg syrit të të burgorurve dhe vendi i varrimit nuk tregohej deri në vuajtjen e plotë të dënimit. Këtë fat mizorë pati edhe Dangëllia, që është simboli i qëndrushmërisë ndajë regjimeve, është sfid ndaj diktaturave. Në eposin tonë do të zërë vendi e personazhit të legjendave. Brezat që do të vijnë do ta ngrenë në art këtë, per t’u kundërven regjimeve despotike, si komunizmi, këtë njeri që deri më sotë e kanë përmendur pak. Asnjë regjim nuk mund të sundojë përjet dhe ne shqiptarët do ta kemi të vështirë të hyjmë në hallka të tilla, pasi vetë vuajtjet që hoqën mijëra e mijëra shqiptarë nën regjimin komunistë, janë mësimi më i mirë përgjat një fatkeqsie të madhe.

Ne na mbetet të dënojmë këto llojë regjimesh dhe persekutorët që morën pjesë në këtë masakë. Të ngrem në vendin e meritur vlerat më të mira të atyrë që qëndruan, për të gëzuar ne sot. Vuajtjet e Dangellisë për nga përmasat do ia kaloni cdo personazhi, që është vënë në botën e skenave, por të paktën në shqiptarët të kemi respektë për vuajtjet e tij.
Brezat do t’i ngrenë vlerat, ne ende jemi në mëdyshjet tona primitive të kryeneçsisë shqiptare, ku të gjithë duam nga një medalje.

Nga Ilir Vata

loading...

Komento!

loading...