Home / POEZI / SA GERHASIM
loading...

SA GERHASIM

SA GERHASIM

Boboo,sa gërhasim,mesele e gjatë
të dy burr’ e grua,një avaz për natë
flemë të përqafuar,sa shum’dashni që kemi
bëjmë ç’bëjnë bota,s’është turp ta themi

gjer këtu mirë,por nga mesi i natës
ja fillon gruaja,si klithmat e patës
nis një të gërrhitur, gërr..si një zetor
ç’më gjeti të ziun,më ka bërë zbor

pastaj fërshëllen,ja merr shtruar,shtruar
ndonjëherë trembet,ngrihet e tmeruar
-Pse mu trembe shpirt,sikur të kafshoj qeni
ja, unë jam me ty,nuk ësht’ Bill Landeni

pasi lodhet mirë,gërrhet e gërrhet
i fut një pushim,pak publicitet
por dhe un’ i shkreti,mos jam më i mirë
kam një të gërrhitur,traktor me zinxhirë

si xhip në malore,i jap vetëm gaz
herë si violinë,herë, muzik’ xhas
0ra tre e natës,kur zgjohem papritur
shoh gruan kukudh, me sy cakaritur

-Ç,bën kështu më thotë-..edhe na hyn sherri
tërë bota flenë,ne, Tomi dhe Xheri
e ka fajin jastëku,po e ka dysheku
e lagu s’e lagu,na lot tepeleku

shtrihemi prap’ të flemë,më thot’ një-Më fal
filloj prap’ i pari ,si derri në mocal
ajo nga inati,si traktor kinez
shtyjmë njëri-tjetrin,gjer zbardhet mëngjes

kur zënë makinat, zhurmojnë xhadenë
gruaja në krevat, ma ka sjell’ kafenë
tër’ natën gërrhasim,o sa pak që flemë
s’thuhet me një vjershëz,u dashka, poemë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...