Home / RREGULLORIA
loading...

RREGULLORIA

RREGULLORE E FAQES

Përshëndetje të dashur Fansa,

Lexo me kujdes!

NDALOHEN NE MËNYRE KATEGORITE TË GJITHË ANTARËT QË TË POSTOJNË NË FAQE PROGRAME TË PALICENSUARA ME CRACK, FILMA DHE MUZIKE TE HUAJ (TE ÇDO SHTETI). ATA QË SHKELIN KËTË RREGULL DO TE VIHEN NË BAN PA PARALAJMERIM,NDALOHEN GJITHASHTU REKLAMIME TË FAQEVE TE TJERA APO WEBSITE TË NDRYSHME PA LEJEN E ADMINISTRATORIT KJO VLEN EDHE PËR ADMINISTRATORET E FAQES.

Pika 1: Gjuha kryesore e faqes  është shqipja. Gjuhët e tjera do të lejohen vetëm në rastet kur shprehin:

  • a) thënie apo batuta
  • b.) terma apo fjalë që nuk kanë përkthime në gjuhën shqipe
  • c) artikuj ose shkrime me referencat përkatëse.
  • Në rast shkelje të kësaj pike postimi do të ndryshohet ose fshihet.

Pika 2: Ndalohet rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt një antar të faqes. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në faqe (BAN).

Pika 3: Ndalohen postimet me përmbajtje pronografike (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë paralajmërim për heqjen e së drejtës së postimit në faqe dhe (BAN).

Pika 4: Komentet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin faqe për të cilën ajo është krijuar. Në rast të kundërt postimi do ndryshohet ose fshihet.

Pika 5: Ndalohet rreptësisht përmbytja (flood) me mesazhe në FAQE. Si e tillë konsiderohen, postimi i të njëjtit postim ose temë më shumë se dy herë. Gjithashtu temat e njëjta do të fshihen duke përdorur si kriter vjetërsinë e temës. Postimet e temës së re do ti ngjiten asaj së vjetër, sipas vendimit që do të marri stafi.

Pika 6: Çdo postim konsiderohet pronë e faqes dhe si e tillë i perket stafit:Devolli.net të vendos se çdo bëhet me to. Në rast se keni ndonjë koment personal për ndonjë postim, mund të kontaktoni Stafin:Devolli.net. KONTAKTO Ose Administratorin *(Devolli Net)*

Pika 7: Stafi administrativ dhe moderues nuk mban asnjë përgjegjësi për temat e hapura nga anëtarë të ndryshëm rreth opinioneve të tyre, por merr masa kur temat e hapura apo postimet e bëra janë KUNDËR rregullores së Faqes.

Pika 8: Postimet me permbajtje raciste, ofendime krahinore ose fetare janë rreptesisht të ndaluara. Shkrime të tilla mund të çojnë në përjashtimin tuaj pa paralajmerim.

Pika 9: Reklamimi i websiteve të tjera, me qëllim komercial është i ndaluar.

Për çdo pyetje ose sugjerim që mund të keni në lidhje me Faqen gjithashtu edhe ankesat ndaj MODERUESVE dhe ADMINISTRATORËVE mund të Kontaktoni me administratorin *(Devolli Net)*ose nëpërmjet E-mailit  *(devolli.net@gmail.com)*

Shënim: Rregullorja e Devolli Net përbën një nga shtyllat bazë mbi të cilin kjo Faqe vepron. Shkelja e kësaj rregulloreje me qëllim konsiderohet si sulm kundrejt Faqes Devolli  Net, dhe si i tillë do marri dhe përgjigjen. Por edhe pse kjo rregullore është udhëzuesi për të bashkëjetuar në këtë komunitet, Devolli Net bazohet në baza morale dhe moderimi i tij gjithashtu.

Stafi i Devolli Net ju këshillon dhe uron që kjo rregullore do zbatohet me rigorozitet nga Fansat e tij në menyrë që të kemi një klimë sa më konstruktive në Faqe.

Argëtim të këndëshëm
Me Respekt nga Stafi:Devolli.net

E-mail:
devolli.net@gmail.com

Contact:
KONTAKTO

loading...
loading...