Home / SOCIALE / Romani “Përtej qenies njerëzore” i Bujar Brahos
loading...
Romani "Përtej qenies njerëzore" i Bujar Brahos
Romani "Përtej qenies njerëzore" i Bujar Brahos

Romani “Përtej qenies njerëzore” i Bujar Brahos

Romani “Përtej qenies njerëzore” i Bujar Brahos

Përtej pacifizmit

(rreth romanit “Përtej qenies njerëzore” të shkrimtarit Bujar Braho)

Romani "Përtej qenies njerëzore" i Bujar Brahos

Romani “Përtej qenies njerëzore” i Bujar Brahos

Para se të lexoja romanin, pat një bisedë me autorin. Ai më foli për linjën kryesore të veprës dhe prandaj po fokusohem aty. Mentori, një ish-i burgosur lë pas të shkuarën dhe persekutorët e tij për t’iu përkushtuar së ardhmes duke u bërë njeri i suksesshëm. Rastësia sjell para tij vajzën e persekutorit tashmë në nevojë dhe ai i jep mundësi të ndjekë universitetin falas. Persekutori vdes dhe Mentori mbulon shpenzimet e drekës së fundit. Përurohet ndërtesa e re e universitetit dhe Dilisë, gruas së persekutorit, i ofrohet të punojë në bibliotekë. Kjo është një pjesë e subjektit që mbart linja kryesore.

Gjëja e parë që mendova, para se ta lexoja romanin, ishte se thelbin e veprës e përbën pacifizmi. Ai fillon me kristianizmin dhe materializohet në Bibël (Mateu 5) ku Jezusi deklaron se paqebërësit janë të bekuar. Po aty thuhet “Duajini armiqtë tuaj dhe lutuni për ata që ju persekutojnë”. Këtu e ka burimin edhe ajo frymë që e përshkoi Tolstoin dhe veprat e tij në dekadat e fundit të jetës së vet.
Qw nw shek. 18 kemi dy pikwpamje rreth paqes. Sw pari, pwr hir tw paqes nuk duhet pranuar skllavwria. Pra jo paqe me çdo kusht. Filozofi francez Zhan Zhak Ruso pati thënë “Nuk mund të quhet paqe për Odiseun dhe shokët e tij të burgosur në shpellën e ciklopit Polifem pritja e radhës për t’u shqyer e gëlltitur prej përbindëshit.” Kurse filozofi gjerman Emanuel Kant e shihte paqen si një lloj Modus Vivendi apo si “një konservim sekret i materialit për luftën e ardhshme.”

Përgjithësisht pacifizmi konceptohet si refuzim i luftës dhe vrasjeve dhe afirmim i paqes. Më 1910 psikologu amerikan William Xhejms e përdori termin pacifizëm si deklarim të kundërshtimit të tij ndaj militarizmit.

Ish-presidenti amerikan Bush doli me doktrinën e vet për politikën e jashtme sipas së cilës paqja botërore do të ndodhë me përhapjen e demokracisë edhe në ato vende ku ajo mungon, prandaj duhen ndihmuar popujt për ta realizuar këtë transformim.
Kurse Dalai Lama me doktrinën e vet budiste i jep një tjetër përmasë problemit kur thotë se “paqja më shumë se sa mungesa e luftës është edhe një gjendje mendore, një qetësi e mbjellë në thellësi të ndijimit që rritet nga mirëkuptimi reciprok dhe toleranca ndaj të tjerëve.”

Tani të kthehemi te romani “Përtej qenies njerëzore”. Pse shkrimtari ka zgjedhur të vërë në qendër të veprës një personazh si Mentori, njё njeri paqësor dhe me shpirt tolstoian që jo vetëm fal, por edhe jep nga pasuria e vet?

Së pari, mendoj se kjo vjen prej një qasjeje qytetare të shkrimtarit ndaj realitetit të sotëm ku duket se i fryhet me shumë zjarrit të urrejtjes se sa mëkimit të tolerancës, sepse egoizmi dhe individualizmi po shkatërron disa tipare tradicionale të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëjetesës në komunitet. Sot ka njerëz që banojnë në të njëjtin pallat dhe nuk e njohin njëri-tjetrin, banojnë në të njëtin kat dhe nuk shkojnë tek njëri-tjetri për të pirë një filxhan kafe e për të shkëmbyer një opinion. Në një vakuum të tillë, krimi jo vetëm që e ka të lehtë të veprojë por dhe është vështirë të identifikohet.

Së dyti, përkundër pasqyrës së mësipërme gri, jeta ofron edhe njerëz të tillë si Mentori edhe pse sot për sot ata përbëjnë përjashtim e jo trend. Me që autorit i pëlqejnë shumë shprehjet dhe sentencat popullore, do të thoja “Me një lule s’vjen behari.” E megjithatë na pëlqen të shohim një lule aty ku nuk nuk e prisnim dhe befasia është e bukur.

Së treti, autori në një moshë të pjekurisë së plotë, priret ndaj urtësisë dhe maturisë në zgjidhjen e konflikteve, çka është plotësisht e pranueshme në një shoqëri që mëton të jetë demokratike. Ai me veprën e tij bëhet shprehës i kësaj aspirate të madhe, sepse realisht demokracia do të thotë tolerancë, do të thotë transparencë, do të thotë bashkëpunim.

Shkrimtari Braho kalon përtej pacifizmit kur i referohet Eskilit dhe trilogjisë “Orestia” dhe nënvizon ndërgjegjën e vrarë që e ndjek dhe e mundon shpirtin e mëkatarit. (fq 147)

Mesazhi i veprës jo vetëm nënkuptohet, por edhe deklarohet: “Jo hakmarrje! Jo urrejtje! Kemi derdhur kaq shumë lot… Tani na duhen zemra të bardha për të qëndruar me këmbë në tokë dhe sytë drejt qiellit. (fq,167-168)

Kurse titulli i veprës zbërthehet në faqen e fundit: “Ekziston pavdekësia, pa jeton bota. Është shpirti i pavdeksësisë njerëzore. Është përtej njeriut. Përtej qenies njeri ka një shpirt që fal dhe jep dashuri, mirësi fal-fajësi. (fq 170)

Ky është diskutimi që u mbajt në promovimin e romanit.

Bujar Braho ka lindur në Baban tё Devollit në vitin 1952. Është mësues i letërsisë në gjimnazin “Fuat Babani” të Bilishtit.

Vepra të tjera të shkrimtarit Bujar BRAHO:

  • [check_list]
    • Kohë që flet – tregime, 1999
    • Të vrasësh vdekjen – roman, 1999
    • Jetë në aventurë – roman, 2000
    • Të përmbysësh një botë – roman, 2001
    • Kambana e shpirtit – roman, 2002
    • Fajtorë pa faj – roman, 2002
    • Gjurmë në vite – ese, 2003
    • Hija e frikës – roman, 2004
    • Sfida – drama, 2005
    • Fillimi i një fundi – roman, 2006
    • Brenda qenis së adoleshencës – ese, 2008
    • Në sytë e dhimbjes – roman, 2010
    [/check_list]

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...