Home / LAJME / REPUBLIKA E SHQIPERISE KËSHILLI I BASHKISË BILISHT
loading...
Bashki Bilisht
Bashki Bilisht

REPUBLIKA E SHQIPERISE KËSHILLI I BASHKISË BILISHT

REPUBLIKA E SHQIPERISE KËSHILLI I BASHKISË BILISHT/DEVOLL
SEKRETARI

Tel: 069 301 8375 Bilisht, më 22.07.2015

Lënda: Njoftim për mbledhjen e konstituimit të këshillit të Bashkisë Bilisht/Devoll

Kryetarit të ri të Bashkisë Bilisht/Devoll:

BLEDJON NALLBATI

Këshilltarëve:
ALBERT LILO,
ALDO SHPUZA,
ARBEN BEGOLLI,
ARBEN MIZA,
ARTAN ZAIMI,
ENVER MANOKU,
ERINDA NASTO,
ERLIN AGOLLI,
ERMIRA RUSI,
FESTIM KASO,
IMELDA CANI,
LORETA PASHO,
MERITA CANE,
MIMOZA AGOLLI,
MUHAMET GJYLI,
OLIANA ÇOMKA,
PERLAT XHAÇI,
PËLLUMB AGOLLI,
RIGERTI GJYLI,
SERI SERIANI,
TRIFON MERAKU

Njoftoheni se ditën e shtunë, në datën 25.07.2015, ora 18:00.
në sallën e mbledhjeve të Bashkisë Bilisht, do të zhvillohet mbledhja konstitutive me këtë rend dite:

1. Fjala e hapjes nga sekretari i këshillit dhe përshëndetjet e rastit.
2. Konstituimi i këshillit
a. Zgjedhja e komisionit të vërtetimit të mandateve,
b. Shqyrtimi dhe miratimi i projektkomisionit të komisionit të mandateve,
c. Betimi i këshilltarëve dhe nënshkrimi i aktit të betimit.
3. Zgjedhja e kryetarit të këshillit të bashkisë,
a. Propozimi i kandidatëve nga grupet e këshilltarëve,
b. Zgjedhja e komisionit të votimit,
c. Përgatitja e fletëve të votimit, realizimi i votimit të fshehtë, shpallja e rezultatit.
4. Zgjedhja e zëvendëskryetarëve të këshillit të bashkisë.
a. Miratimi me votim të hapur i numrit të nënkryetarëve,
b. Propozimi i kandidatëve,
c. Përgatitja e fletëve të votimit, realizimi i votimit të fshehtë, shpallja e rezultatit.
5. Deklarimi i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë,
a. Leximi i vendimit të gjykatës për vlefshmërinë e mandatit
b. Betimi i kryetarit dhe nënshkrimi i aktit të betimit
c. Fjala përshëndetëse e kryetarit të bashkisë
6. Zgjedhja e këshilltarëve që do të përfaqësojnë këshillin e bashkisë në Këshillin e Qarkut,
a. Leximi i shkresës së Prefektit për numrin e përfaqësuesve,
b. Paraqitja e propozimeve nga grupet e këshilltarëve,
c. Përgatitja e fletëve të votimit, realizimi i votimit të fshehtë, shpallja e rezultatit.
7. Mbyllja e mbledhjes.

Shënim: Merrni me vete kartën e identitetit ose pasaportën biometrike.

SEKRETARI I KËSHILLIT

KOSTA NAKE

loading...

Komento!

loading...