Home / REPORTAZH / Reportazh nga Devolli (Sokol Shameti)
loading...

Reportazh nga Devolli (Sokol Shameti)

Reportazh nga Devolli (Sokol Shameti)

Duke shoqëruar H.T. Episkopin Evlogji nëpër katundet e Devollit

“Duam ndihmën e Shtypit Kombëtar” – më tha H. T. Epishkopi Evlogji, kurmë Ftoj t’a shoqëronja në vizitën që do t’i bënte qarkut të Devollit. Në këtë kohëkrize, morale dhe materiale, – shtoi Hirësija e tij – detyra e jonë, si Barinj shpirt-norë të popullit, bëhet më e vështirë. Përveç detyrës njerëzore që kemi, për t’angritur këtë popull moralisht, duhet, tërthorazi, t’a ndihmojmë edhe QeverinëMbretnore në veprën e saj për të siguruar lumtërinë e këtij vendi.I premtova se do t’a shoqëronj me kënaqësi. Ora më 3 do të niseshim.

Në Udhëtim

Pikërisht, në orën e caktuar, një veturë na priste para pallatit të Mitropolisë.Hirësinë e shoqëronin Ikonomi At Sotiri dhe simpathiku Teodhullo Dhia-koni, i cili ndonëse nuk ka më shumë se dy muaj në Shqipëri, flet me aq fana-tizmë mbi bukuritë dhe përparimet e këtij vendi, sa hyn në konflikt me cilin doqoftë që, me shaka ose për t’a ngacmuar, i kundërshton hovin e kësaj admirate.Nisemi nga Korça. Pas disa minuta lemë mprapa njerin pas tjetrin katun-det e bukura që ngrihen në rezet e maleve të Moravës: Dishnicën, Popçishtin,Kuçin, Belortan, Plasën e Zëmblakun. Ja dhe Cagonja. Këtu fillon kufri i qarkut të Devollit.Episkopi pasi shtiri një vështrim përqark fushës së bleruar që shtriheshe sinjë qilim veluzi, filloj të na flasë mi historinë e lashtë të këtyre viseve.- Në këtë ngushticë të Cangonjës ka lëftuar Leka i Math me illirianët. Këtu kaqenë çelsi midis Evropës dhe Bizantit, asi kohe. Ptolemeu, gjeografi math, nathotë se, afër kësaj gryke, ndodhej një qytet me emërin “Dhevolion”, që mbas verbit grek do të thote ‘dhiavallo’, d.m.th. kapërxej një grykë. S’ka faqe të histo-risë Bizantine – vazhdon Hirësia e Tij – që të mos fasë mbi Devollë. Katër trak-tate me rëndësi janë nënëshkruar në këtë fushë, midis mbretërve Bizan tinëdhe Ilirianë.Me këto fjalë i jemi avitur Bilishtit. Një kthim, dhe automobili mer rrugëne Hoçishtit. Në fund të fushës, mi disa bregore të veshura në blerim, ngrihenndërtesat e bukura të Hoçishtit. Ajo që të tërheq vërejtjen më tepër, është njëndërtesë e madhe që ka pamjen e një sqeleti të neveritur, jashtë grumbullittë ndërtesave që formojnë katundin ‘e bukur dhe klimaterik të Hoçishtit. Më thonë se quhet “Internat”. Do t’a vizitojmë dhe do t’a përshkruajmë.

Në Hoçisht

Hoçishti është katundi – në se duhet të quhet katund – më i madh i Shq-ipërisë. Ka afro 2500 frymë. Klimë të ëmbël, ujë të ftohtë dhe një panoramë tëmrekullueshme. Jemi në hyrje të katundit. Këtu autoritetet kler, populli dhe fëmijë pa dallim feje, kanë dalë për t’i thënë mirseardhjen hirësisë së tij.Ngjatjetimi i parë i-u dha hiearkut prej një vajze, e cila duke i dhuruar njëtufë lulesh i drejtoi një fjalë të bukur dhe mallëngjyese.Masandaj turma me Episkopin në krye u drejtua për në kishë ku u këndua një Tedeum.Me këtë rast Arhimandriti, At Sofroni, në emër të katundit i drejtoi Hirësisë tij mirseardhjen në katundin ku, para 50 vjeç, mori mësimet e para.U-përgjegj Imzot Evllogji, i cili midis të tjerave tha:- Bashkimi i elementave fetarë që është kaqë i ngushtë në Devoll, le të bëhetshembëll për gjithë shqipëtarët.Në Hoçisht qëndruam si mysafrë për dy ditë, në shtëpin e At Dhionisit.Me këtë rast munda t’a shëkoj fare se afërmi Hoçishtin. Përpos bukurisënatyrale të këtij katundi, nuk ka munguar dhe përkujdesja plot gjallëri e popul-lit me bashkëpunimin e Kryetarit të Komunës dhe të personelit arësimit. Këta,në një kohë të shkurtër, përveç rrugëve kanë bërë dhe zbukurime të tjera si p.sh. kopshtin shkollor, në të cilin janë mbjellë afro 300 rënjë pemësh që, pjesër-isht, kanë flluar të japin fryta.Kurioziteti nuk më la të qetë; isha padurimtar t’a shihnja atë ndërtesën kaqtë madhe që m’a rekomanduan “Internat”. Në realitet kjo godinë nuk përfaqë-son sot, veçse 60.000 fr. ari që Hoçishtarët i bë në mure dhe të cilat sot s’kanëas një vleftë.Më thanë se disa vjet më parë qeveria e aherëshme ka dashur të kriojë njëshkollë të mesme në De voll.Hoçishtaret premtuan t’a ngrehin ndërtesën me spenzimet e tyre, dhe i upërveshën punës.Mirë po Qeveria e tërhoqi fjalën dhe hoçishtarët i ndaluan punimet.Sot kjo ndërtesë qëndron si një kukuvajë që vlen për fole shtërgesh.Në anën e poshtme të katundit, Komuna me ndihmën e Zyrës së BujqësisëKorçës, ka krijuar një fidanishte, ku janë mbjellë përmbi 25.000 fidanë, të cilatpasi të shartohen do t’u shpërndahen devollinjve. Kjo, pa dyshim, është një vepër dobiprurëse dhe plotëson një nevojë të domosdoshme të këtij qarku.

Në Manastirin e Shën-llisë

Të nesërmet para dreke, ngjitemi në Manastir. Kisha dëgjuar për bukuritënatyrore të këtij manastiri por nuk besonja kurrë të më paraqitej një tabllo kaqmadhështore dhe magjike.Manastiri ngrihet në majën e një bregoreje të rrethuarë me drurë të mëd-henj dhe kopshte me pemë.Që nga ballkoni, vështrimi i parë do të bjerë mbi një tabllo shumë ngjyr-shme që Formon fusha e madhe e Devollit. Në këtë fushë syri nuk shëkon asnjë pëllëmbë vendi të pa lëruar. Provë që tregon se devolliu është punëtor dhe,bile, shembëll pune.Nga Perëndimi dominon Mali i Çardhakut. Gramozi madhështor i mbuluarakoma me gunën e bardhë të dimrit plotëson këtë tabllo natyre magjike.Manastiri i shekullit të XVIII mbahet akoma mjaft mirë me gji thë freskat emureve. Në kohën që kemi dalë në oborin e manastirit, larg mjaft larg, dëgjo-hen jehonë këngësh. Nxënësit të udhëhequr nga mësuesit e tyre kishin dalëpër shëtitje në pyllin e bukur.Dhjakoja, që nuk le gjë pa i tërhequr vërejtjen dhe këtë radhë nuk i durohet;do t’i shohë dhe t’i shijojë më afër këta bilbila shqipëtarë, që gjëmon pylli ngazërat e ty re. Ju avitemi. Nuk na shkoj mundimi kot. Një dëfrim i pa pritur. Për një kohëtë gjatë shijuam këngët dhe vallet Kombëtare të kënduara dhe të lojtura përbukuri prej nxënësvet.Ishte me të vërtet i prekshëm qëndrimi i hirësis tij.Me një vështrim të shojtur dhe të mbërthyer mi fëmijën, që të jipte për-shtypjen e një njeriu të zhytur në mendime, ndoshta, mendimi i tij ish kthyer 50 e ca vjet më parë dhe si në një film sillte përpara kujtimet e rinisë së tij. Jetëne shkollës. Dhe ç’ndryshim në atë kohë: fëmijë me fytyrë të vrarë dhe që këngëte tyre në një gjuhë të huaj kalonin të pa kuptueshme dhe zëri i tyre humbistenëpër shkretëtirë.Dhe sot: Fëmijë me fytyra të çelura, plot kurajo, ligjërojnë të lira në këtë ceptë Mbretërisë së Zogut të I, që dikur e mbulonte hija e zezë e robërisë.Imzot Evlogji nuk e mban dot enthusiazmin që i mbush shpirtin.— Kisha përfytyruar një përparim në Shqipërinë e Zogut të I, por jo kaqë.Kthehemi prapë në manastir. Një plak i krusur, me pamje bujare, po na af-ërohet, dukej që mbante mi kurizin e tij 80 pranverat. Kristaq Vaja – m’a reko-mandojnë. Po po Kristaq Vaja, nipi i Tanas Vajës, kryekëshillltar dhe dor’ edjathtë e Ali Pashës. Kam dëgjuar shpesh herë të bëhet fjalë mi Kristaq Va- jën në katundin t’im. Bile dhe diçka më tepër: e thirshin Vaja Shqiptari. Po tëktheheshim 40 vjet prapa do t’a gjenim Kristaq Vajën në shërbimin e mësuesit njëkohësisht dhe përkrahës të idesë kombëtare.Passi na përshendeti ndenji midis nesh. Orë të tëra kaluan pa i kupëtuar fare duke na treguar lëvizjet dhe përpjekjet të veteranëve t’anë për lirinë e këtij vendi. Më dukej se kisha përpara një histori të gjallë.Por mjerisht ky veteran sot po zvaros ditët e fundit në një gjendje të keqe jetese. Vaja s’ka pasuri as donjë të ardhur, ç’do spenzim i tij kufzohet me 10 fr.ari në muaj që i jep Bashkia e Bilishtit si shpërblim patriotik.

 

Marë nga libri Udhërrëfyes i reportazhit shqiptar 1912-2011 i Sokol Shameti

Gazeta “Drita”20 qershor 1937Nënshkruar: P.K

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...