Home / REPORTAZH / DEVOLLI vendi plot vlera dhe bukuri te paeksploruara. NGA (RAHIM SPAHI)
loading...

DEVOLLI vendi plot vlera dhe bukuri te paeksploruara. NGA (RAHIM SPAHI)

REPORTAZH DEVOLLI NGA (RAHIM SPAHI)

DEVOLLI vendi plot vlera dhe bukuri te paeksploruara.

DEVOLLI , nje vend i begate,dhunti e mrekullise se natyres por edhe e dores se njeriut, me pasuri te cmuara natyrore e shoqerore. Ky emer eshte simboli i fushes se saj pjellore, lumi me te njejtin emer si bir I saj qe buron e lodron ne mes te lugines,te rrethuar nga malet perrenj ,mencuria intelektuale i bijeve e bijave te saj, mjeshtra te medhenj bujq e ndertues,me shpirt artisti,qe simbolizohen me emrin e te madhit, poet te Devollit, Dritero Agolli,homeri i gjalle i Ballkanit . Sapo le mbrapa qytetin e bukur te Korces,Parisin e vogel te Shqiperise, nepermjet nje autostrade te drejte, hapet porta e nje thesari te pazbuluar, Devolli e Bilishti nje thesar i ri , ku veç natyrës, qe ka punuar disi si mantel duke e bere kete fushe me tre kate ,nje dukuri e ralle e natyres.

Edhe truri i njeriut te mencur e duar arte e punetor te madh e kane uruar, e kane gdhendur si një skulptor, e kane stolisur si nuse. Të magjepsin e të bëjnë për vete, të duket vetja si në përrallë kur udheton me makine gjate saj,pa le ta shohesh nga majat e maleve te Moraves apo te kodrave te Bilishtit .Veç vlerave të rralla e të njohura historike, si shpella e Trenit dhe kalaja e Trojanit, një nga vendbanimet më të hershme të parardhësve të shqiptarëve, ilirët, qe i ndesh ne hapjen e Muzeut Kombetar ne Tirane . Fari Spaho, deshmon per kete vertetesi ne librin”Per vendlindjen” spikatin ,vlerat piktoreske të luginës me lumin e gjelber te Devollit i mbuluar nga te dy brigjet me shelgje e me plepa te larte,i e ujevareve nga malet e Gramozit nje nga malet me te larta te Shqiperis qe me gurgullimen e tij,qe i njgjan nje melodie muzikore ,pastaj zbret ne lugine si nje lloj hardhuce e madhe qe duket sikur e perkedhel fushen derisa del ne gryken e Cangonjit ,ne fushen e Korces . Me malet përreth ,Moraven ne perendim ,Malin e Thate ,me Majen e Ivanit te Madh qendron si nje kulle aeropori ku kontrollon ne veri liqenin e Prespes se Madhe me fshatrat perreth, ,ne perendim fushen e madhe e pjellore te Korces, e ne jugelindje fushen e begate te Devollit duke shndruar këtë vend begatë, por edhe magjepsës për bukuritë që i shijon syri i njeriut . Nje treve e lashte ilire ,etnike dhe tradita te rralla patriotike e atdhetare per tere shqiperine ne jugelindje te saj.

Porta e kesaj e kesaj keshtjelle te rrethuar me mure gjigande, nga te dy anet,male ta larte nga veriu e nga jugu ,fillon Rezervati Cangonjit. Ku zbulon qe ne hyrje te saj, bukurite magjepse me ato vilat e restorante lluksoze, me ahishten e malit te Moraves ,me pyllin e geshtenjave te Vranishti te Bickes, me fazanet e shumte tipike nje specie e rralle, me derra te eger,me lepuj te egert e te shumte, ne malin e Moraves, i cili ngrihet si nje mur dekori i nje amfiteatri te vjeter, piktoresk qe ndan si nje perde teatri dy trevat me te medhe e me te bukura e jugelindjes te Shqiperise,Korcen e Devollin, shume te degjuar per Cardhakun e Gurin e Cjapit,dy pika turistike qe terheqin cdo dite banoret e Korces e te Devollit per kampingje e per eskursione.

Nga ana tjeter varg malet e Malit te Thate e ne mes duke e ndare fushen e Devollit si me thike autostrada e re drejt e ne Bilishtit per ne Greqi,e cila nga te dy anet esht e mbushur me restorante-hotele e me vila nga me te bukurat qe i ndesh syri i njeriut te rrethuara me plantacione frutore e me fushen e parceluar si nje qilim i gjelbert,duke lene anash lumin e devollit njehere nga e majta e nje here nga e djathta ,me ura te medhaja. Me tutje pllaja e Dëmbravës me akasjet e shumte e piashat e mbjelle nga dora e njeriut, ,si nje kat i dyte i lugines, ne perendim te fshes,me ujëmbledhësit e saj, plot plantacione me ahishta e me mollë, lajthishtja e Moravës plot kokrra të shijshme, Guri i Capit,si perkrenarja e Skendebeut,heroit tone kombetar, ,nje shkemb gjigand natyror sikur e ka sklupturuar dore e njeriut e qe duket si nje obeisk ne lidje te fushes te Devollit, me Shën Kostandinin piktoresk me ate burimin me uje te ftohte brisk e ne mes te beharit. Dardha piktoreske e me një turizëm të vjeter e te ri , rinovuar e të transformuar me pisten natyrore te skijeve ne malin e Gramozit,ku organizohen kampionatet lokal e kombetar te skijeve, ku vizitori I panjohur kur e pa u magjeps gjate vizites se tij ,ku qe te gjitha te ndertuara me pune artisike prej mjeshtrash vendas,me gure e drure te zgedhendur. Dardha eshte me shume interes per turizmin ,sportistet e per te investuar nga biznesmenet edhe ne berjen e teleferikeve qe te gjitha me pune artistike,me gur e dre te zgedhendur.

Kodrat e Trestenikut me pllajën e Llabanicës nje fushe pjellore,me lumin e saj me te njejtin emer, ne kufi me Greqine e me pas fusha vogel e Rakickes e cila ngrihet majave te Malit te Thate si kati i trete i lugines ku mbillen e kultivohen te gjitha kulturat bujqesore e me dhite malore karakteristike te saj .Vishotica , me fushen e saj sportive e te blerte te rrethuar me drure futore e nga plepa te larte qe gati mbulojne qilimn e blerte me degete tyre , S’ka me te bukur pershkrim ne poezi se sa ai i poetit te madh te vendlindjes,bilbilit jo vetem te Vishocices por i tere Shqiperise i talentuari Skender Rusi , cili ka kenduar jo vetem ne plepat e Vishocices e ne lendinat e Korces, por ne tere viset e vendit. Me tutje hapet si nje qilim i madh e gjithe fusha qe vendesit e theresin me mburje si fusha me vete si fusha e Progerit e Vranishtit, fusha e Babanit, e Bitinckes dhe Trenit,fusha e Hocishtit dhe e Perparimajt vazhduar pastaj nga fusha e Sulit me kodrat e Koshnices .Duke u mbyllur ne fund me fushen e Mirasit e te Cetes ,deri ne kodrat e Arezes e me lart ne Dardhe e qe njgjiten lart deri ne malin e Gramozit nje nga malet me te larta te Shiperise qe gjithnje pothuajse eshte i mbuluar me debore edhe ne vere. Nga andej nga buron lumi Devoll ku vec lumit gjarperush ,si nje binjake i tij eshte kanali i madh Ventrokut,i hapur me pune vullnetaret nga devollinjte. Kush e kush me pjellorja , me e begata, me e degjura,per rekordet ne prodhimin bujqesor ,te rendimeteve te larta te krahasuar me ato boterore.

Do te permendenim Sellcat e Bilishtit e ato të Kapshticës me ata parrenjte malore,me arat e qershite e degjuara te saj, plot e vila rizort me lokale nga më të bukurit në Europë ku njera lugine njgjitet ne fshatin minoritari te Vernikut aq te perfolur per njerezit intelektuale e mjeshtrate mdhenj te zgedhedjes se gurit e te drurit. Vetë Bilishti është një qendër e madhe tregtare e biznesi ku gjenden shtatë filiale bankash dhe dy fondacione, pa llogaritur zyrat e ndërrimit të valutës. Qyteti me me pazarin e vjeter e te ri,me ato sokake te ngushte e gurte me kalldrem,qe edhe sot ruajne konstukturimin e qytetit te vjeter,e me shëtitoren piktoreske, me lulishten aq të trëndafiltë e shumëngjyrëshe, me lokalet nga më të veçantit e më të bukurit, ia shtojnë hijeshinë kësaj qyteze te begate e përrallore. Me rrugët e kalldrëmta e të shtruara me asphalt me trotuare e me avlli mbuluar me lule dekorative, i bëjnë vilat e qytetit një mrekulli mbuluar me tjegulla të kuqerremta e me panele diellore. Pastërtia është tipar dallues që të bie në sy në këtë qytet me lagje të reja që kanë mbuluar kodrat rrëzë Malit të Thatë, në majë të tyre kisha dhe xhamija, të reja e moderne. Po përse është i dëgjuar ky vend?! Per njerezit e mencur ,intelektuale e punetore te medhenj ,per mesuesit e shumte qe ka nxjere kjo treve e qe ka sot qe kane mbushur tere Shqiperine nga veriu ne juge e ne tere boten pa la edhe ketu e Amerike,per agronomet specialiste e shkencetare,per mjeket e shumte me specialitetet nga me te ndryshmet,per kineastet e shqiperise ,regjizore e operatore ,qe kane bere filma artistike te kalibrit boteror,te Dardhes te Hocishtit, te Progerit e te tjere me pionierin Endri Keko qe bejne berthammen e kinostudios , per grate inteligjente e te bukura , punetore duararta te pashembullta , qe s’kane shoqe ne bote mjeshtre te ralla, qe gatuajne “arin e bardhe” ,buket e byreket aq te degjuar e te shijshem. Per shume dukuri te tjera qe do te duheshin libra te tere per t’i pershkruar , nje vend i pasur bujqesor e blegtoral por edhe me pasuri nentokesore, si me nikel,aty ku ngrihet sot miniera e Bitinckes dhe e Bilishtit,me qymyrguri ne kodrat e dembraves,me reren e pasur te qelqit, xhamore , etj..

Ky eshte DEVOLLI rrethi plot pasuri dhe vlera te paeksploruara ose ndoshta me qellim te pa vemendshem nga kreret dhe mediat … por krijimi I ketij Reportazhi nga une , duke me dhene mundesine kjo lloj detyre e shumepritur nga ana ime qe prej fillimit te studimeve ne qytetin e Elbasanit ne degen Gazetari ka beret e mundur qe une te kap fillin drejt endres dhe deshires time per tu bere Gazetar ne nje te ardhme dhe PSE ???!…… per ti dhene indetitet dhe per t njohur vlerat e ketij komuniteti sepse e meriton te vleresoet dhe pse jo te jete si gjith qytetet e tjera indetitet I vlerave dhe vazhdimesi e paraardhesve duke ruajtur me mjeshteri traditat dhe indetitetin e tyre . Tashme nuk eshte asgje e pamundur sepse e ardhmja e Devollit varet nga ne … jemi ne ata qe kemi ne dore vet te ardhmen tone ta bejm kete vend si gjithe te tjeret ku te lulezoje gjithcka ashtu si I ka hije .

Punoi: RAHIM SPAHI

loading...

Komento!

loading...