Home / INTERVISTA / Refimi i letrave
loading...

Refimi i letrave

Karta e Poetit

“Një mik imi,Azem Shkreli,thoshte :
“-nuk është poet ai nëse s’vdes për një varr”

këtë varg po e perifrazoj :
-nuk është shqiptar,ai që në fatkeqësinë e një populli,
kërkon përfitimin e vet..”
Ali Podrimja

Rëfimi i Letrave

Njeriu krijesa gjeniale e planetit.
Njeriu qënia më e përsosur e gjallesave.
Njeriu enigma më fshehtë dhe e pazbuluar e Tokës.
Njeriu ka shpikur pasqyrën për të parë fytyrën,ka shpikur makina elektronike të lexojë trurin,bën refimet biblike,të pastrojë veten..
Ngacmimi për këtë rëfim publik,më erdhi nga dhimbja,hidhërimin i thellë për humbjen e madhe kombëtare,të patriotit,
liderit te letrave e të lirisë,poetit Ali Podrimja,i cili na la një thesar trashëgimie, nje pasuri te madhe letrare monomentale,
si thënijet e mençura lapidare esse për letërsine dhe lirinë, të shkrura me gjak…
Një jetë e tërë,si bilbili që këndon korrijeve,e lëndinave pa pushim e “free”,ashtu shkrimtari e poeti shkruan letra e poezi,pa lekë nuk e pagon njeri,e perse ?!..
T’i japë dritë diturije dhe ushim për shpirtin,brezave e qytetërimit.
A nuk nevojitet një freski,koha ecën para,pse jo një përsosmëri e penës dhe e portretit.
…Kur do të shpiket ajo gjëja që Njeriu ,të shohim çdo mengjes portretin.,mbase si ” piss mekër ” aparat ,që futet brenda në trup,
për të ngacmuar, ritmuar zemrën?….
… Kur do bëhet shprehi -Kush jam Unë..?!
Mbase është në gene,duhen mijëvjecare të tretet, qe siç lajmë fytyrën ,të pastrojmë sjelljen ,bakteriet,siç thonë mjekët , profilaksi..
Kur do të përsosemi si njerës?!,,,,
E sa do vuajmë nga virusi i egos,sëmundje kanceri,kur do të gjendet vaksina,të luftojë virusin “Unin “,si të sëmurin..plagë e regresit, panik per jetën, shoqerinë, ?!
Thelbi i bisedave,pa le i thashethemeve,rrotullohet pas strumbullarit si kali në lemë,mblidhet e lëshohet gjer sa e shin vrahun,ngatërojmë njerëzit,i marrim të gjithë me radhë,si delet në vathë,mos na mungojë asnjë si çobani,si oroskop,i shikojne vetëm nga guna,shpirt s’ka efekt,le të jetë engjell a ibret,vetëm e vetëm që t’i gjejmë një kleçkë ,qoftë e një të paqënë e të pabërë,t’i vemë epitetin ,t’i themi ” s’eshte “i mirë”,harojmë,s’na shkon në mendje ,as mua e as shokut,të kujtohemi,të reflektojmë :
-Kush jam “Unë”?…,,,
Na mbytën opinionet,shohin gunën,historia po përseritet,,kapen pas ofiqeve,mbizotërojne politizimet “-istët “,shteti dominon median e shoqërinë,rëmojnë,trazojnë retë në qiell,S’guxon njeri ,i vjetër a i ri,te shkruajë në letër vjershë a poezi ,”shpatën” e kanë gati,gishtin në këmbëz me pyetje rrufe :
-Dale,kush ke qenë, nga jeni JU,nga vjen..?
Pa le ca mediokër të lënë mbrapa nga koha,tani pas nje çerek shekulli ,në demokraci,sikur janë apostujt vetë,të gjykojnë nga guna me rrënje e me degë,harrojne si bastardë,se na qenkan idhujt vetë,nuk gjykojnë per krijimin letrar,shikojne vetem si bufi,natën në errësirë,si i verbon drita,i kanë zenë sytë cipë.

Sa më lart të njgjiten
aq më shumë mbyllen shtigjet,
Një fjala jotja,bëhet ligj si mbret ,
harron, nuk je profet !

–Mësuesit sikur kanë lindur të bejnë vetëm vërejtje,i prekin nxënësit ne sedër e në ndjenjë nuk janë të perkryer vetë,harojnë që nxënesit sa të hapin gojën,i kanë xjerrë ne gazetë,ka venë tellall me letër,S’më vjen mirë po e kam provuar një jetë është sëmundje profesionale,më vjen turp nga vetja…
Kur do të dalë nje teori në psikologji,pedgogji e në didaktike,të shpikë të renë,edukatë jo sëpatë,traktat si Karta e Paqes…?!
Pse s’i thotë Ai ,mësuesi,” i rëni nga qielli “,njomëzakeve, pëllumbave:
– Si jam unë jam Jezuesi… ?..
-Cili jam Unë …në sjellje,në punë,ne jetë ?!
Nuk po cënojmë shpirtin,nuk po hyjmë në tru e në zemër,atë s’e di njeri,le t’ia lemë mentalisteve të tjerëve…
Le të shohim atë që është në dukje,…
Jeta ,puna e tregon, koha reflekton…
C’qenie jam unë?!..
Nje parantese ,desha te sqaroj ,kush jam unë,ne sensin e mire pozitiv te fjales,jo ne ate negativ e të keq,ne konfidencë
nuk dua të lëndoj njeri,as ti prekë ne sedër,nuk dua që asnjerit ti hyj gjemb në thembër..
Andej nga anët tona,nga Devolli,perdoret nje shprehje popullore e vjetër,”- Na shpëtofte e mira, mirë qe ujku s’e di kusht është,se po ta njihte veten,do të çante tërë tufën ( kopenë ),si për shaka..
Ta nisim nga vetja,në krijimtari,në rrethin e letrave,jo me kunje e me zili,por me mirëkuptim e me vëllazëri,në sofren e krijuesve,në oden e poeteve,…
-Jam i vetë deklaruar,
nuk kam grada apo tituj, shkrimtar apo poet,një njeri modest i letrave,nuk e kam per turp e quaj per nder, te them “Kushin “, të vëretetën,paçka se tillë me thërasin në komentet…
Jam nje prozator i thjeshte,heret kam nisur te shkruaj,mund te them kam qene e “filozof “,nuk i duhet njeri,shiko çfarë po gatuaj e po servis..
Sic thonë amerikanët nje shprehje inkurajuse ,e kulturuar e shoqerisë te qytetëruar,……..     “I’m try..”…
-Tërë jetes, provoj të shkruaj,…për pasion ,për qejf,paçka se s’paguhem,kohën e vras vetë,ashtu siç lexoj, dua dhe të shkruaj,ështe ushqim i shpirtit,këtë rruge kam zgjedhur….
“I think so,… ” ,ashtu e mendoj,një shprehje e moderuar në anglisht,thelbi i debatit, që ne na mungon,më falni, flas per veten,që lejon hapësire e kohë per të kuvenduar,debatuar e që nuk nuk prek njeri……
E di që vjershat e mija nuk janë poezi klasike, as moderne dhe eurodike,ato janë proza poetike tregimtare,rëfime poetike..
Me pelqen vjersherimi popullore,kombinoj vargun e lire me atë metrik me rimë,por nuk kam talent për bejte..
Dua që vargjet të këndojnë,më pëlqen rima e brendshme,paçka dhe ndonjeherë s’e gjej viranen,më fshihet pas letrës,preferoj strofat pesëvargeshe,..e doni më troç,me katër vargjet e para shprehem,me vargun e pestë s’e rimoj,dua të nxjerr dufe e derte…
Por kjo nuk do të thotë që unë nuk jam me ndjenjë,të mos dalë në rrugë…
E di që nuk i arrij të hyj në kullën e fildishtë të poezisë,Ndonje mik e koleg, me shikon vëngër,-ç’ështe ky qe na ndjek,nga doli tani talent,ku ka qenë më parë,..
Po t’i shkosh afer,..( te bien me pyrtekë ),
-Ri urtë babaxhan,se nuk ta marr vranë,famën…,me lejohet e ndonje shaka.
Andaj të gjitha i quaj vjersha,apo vjershëtore për fëmijë,një shkronjës i thjeshtë e modest.
.”E di që të gjithë në sy më lavdërojnë,por brenda saj ,ka dhe një butësi, çiltërsi,qe s’ta thonë,për kortezi,..s’të vjen mirë,…por ti, “Unë “duhet ta kuptosh,,,,
Nuk shkruaj per famë e lavdi,as të thyej rekorde në botimin e librave,nuk jam ziliqar ,jam admirrues,jam krenar ku një koleg boton, më bëhet qejfi mal,…
Shkruaj të ushqej trurin e zemren,të mbaj gjallë shpirtin,të prek ndjenjat njerëzore,t’i dua më shumë njerëzit se më duan,e ndjej veten të privilegjuar,që jam në mes Jush Botarë, kolegë të nderuar,,,,
Si mos ndjehesh kënaqësi dhe krenar,kur poetja jonë e nderuar,ambasadorja e letrave shqip,z.Raimonda Moisiu,shpallet nga fondacionet ndërkombetare,” Gruaja shqiptare e vitit”,duke hyrë në listën e grave dhe personaliteve të shquara botërore.
Dua ti tregoj fëmiijve e mbesave,në breza,kush jemi Ne,pa mburje e nostalgji,me modesti, nga vijme ne, (ndonjehere e teprojmë nga malli i kurbetliut,shkruajmë si të përvëluar,ç’na del pëpara,ç’na vjen në duar.
Të refej burimin ku kemi pire uje,nga rjedh gjaku ynë,ku i kemi rrënjët,ku kemi lere..
Në qoftë se më lejohet,përfitoj nga rasti,një herë vjen në jetë,do te desha të falenderoj përzemersisht të gjithe ata që me inkurajojnë, më sugjerojnë që unë i shoh si kritika,paçka se këtë fjale se zenë në gojë shokët, kolegët,miqtë e nderuar ne BOTARE,dhe për komentet e sinqerta,ashtu si të poeteve ,pedagogeve,profesorevete mij,të gardës së vjetër,të nderuarit Dritero Agolli,Agim Shehu,Vangjush Ziko,Ligor Prifti,Vullnet Mato,Petraq Zoto, e të tjere pambarim,të moshatareve kolegë poetët Kostaq Duka,Agim Bacelli ,Luan Xhuli,Skender Rusi,Thani Naqo, Hyqmet Hasko,Fuat Memeli,Skender Kodra, Koco Sterjo, Fation Pajo,Hysen Cifligu,Josif Gegeprifti,Alfred Malaholli,James Ww Pandeli,Xhorxha Albanesse, Islir Leskoviku,Kujtim Agalli,e shumë të tjerë,të më falin që nuk janë të gjithë në ketë në listë ,janë të nderuar në sofër, u kërkoj ndjesë…
..si dhe te zonjave e zonjushave të nderuara,Raimonda Moisiu, Merita Bajraktari, Aida Bode,Jorgjeta Gjanci,Alili Dase,Bardha Mance,Eleonora,Lida Lazaj ,Luljeta Proko,Elvira Fero, Flora Kopella, Katerin Morumandue,Teuta Tabaku, Nancy Kerr, Bukurije Bushati ,Bela Metolli,Bersava Ymeri,Tatajana Hamzallari,Briliana Shaova, Deshira Haxhi,Enkejleda Kondi- Massboeut,Ph.Dr. Ermira Babamusta,,e shume te tjera shkrimtare , poete,studjuese, artiste te talentuara,e dashamires te shkrimeve si Kadri Haxhi, Sinan Agolli, Kastriot Kambo,Ilir Asbi,Iriat Myteberi,Ilir Kadia,Zija Zaraçi,Lefter Babi,Dhimiter Dritero Dandglli, Arti Spaho,Ardian Kraja,Ylli Pollogati, Nikos Zupanios,Pirro Pine,
..si dhe me te rinjte te talentuar e brilante, shkencëtarin ish nxënësin tim, Pr.Dr Leonard Barolli,si dhe Oltjon Neibaj, Bledar Agastra , Miri Metolli,Brunilda Hoxha Xhemo,Met Fidani, Gezim Manelli, e shumë te tjere…..në vecanti kolegët shkrimtare,poetë studjusë t tëalentuar ,vëllezerit e dashur kosovarë,qe nga Jusuf Buxhovi,e deri më i riu ,studenti Valmir Gashi,e te tjerë..

Falenderoj nxënesit e studentët e mij për komentet e tyre,disa poete të talentuar.
Uroj si gjithnjë t’ia kalojnë mësuesit e profesorit të arrijnë kulmet letrare..
Kënaqësnë me të madhe ndjej ,pa më hyrë vetja në qejf,se është me zarar në këtë moshë,kur shkrimet lexohen e ndiqen me interesim ,krijimet e mija modeste,nga shume postime e botime në websitet letrare,në grupet letrare e në facebook,në gazeta e tjera.
Për këtë dua t’i dergoj nje falenderim të përzemert,kordinatoreve dhe menaxhereve te tyre, që shumicën nuk i kam takuar e nuk i njoh personalisht,të stafit të tyre si të Brilan.net, Albapoem, Zemër shqiptare, Prishtina .press,Libri shqip, Gjuha shqipe, Krijime letrare ,Njerezit e ajrit,e te tjera …
Kryredaktoret e talentuar e te perkushtuar, të gazetave shqiptare,”Devolli ” z.Ervehe Baruti , të gazetës Bilishti “Eorde “, publicistin e talentuar Kosta Nake .
E pas te gjithave këtyre, dua ta përseris,
-Kush jam Unë,
Duke përfunduar,mendoj se me shume se kurrë ,Rëfimi i krijuesit është nje gjest i natyrshëm,i mençur,qytetar i kulturuar,ndoshta jo në publik,por në mëvetësi :
-Kush jam Unë,.
Për kë shkrujaj , kujt shërbejnë,sa lexohen krijimet e mij e kush i lexon,,,e të tjera..
Nuk është shenjë dobësie,kështu e mendoj, përkundrazi një obligim kurajoz dhe intelektual,një ringjallje për nje startim të risi,si e atletëve në gara,në krijmtarinë letrare.
Mbase disa e bëjnë ,të më falni nuk e kam recete,e kam bashkebisedim në sofer,,,,
Shpresoj se do të më kuptoni me sinqeritet,mos u shkojë mëndja nuk e kam me qëllim të keq.
Nuk dua të shes moral të bëj teori, të tjerët e kanë bërë atë para nesh,por vetëm një mendim vëllazeror,një brumb pa raki si në dolli,si një kafe mes shokësh mes vëllezerve,dua t’ju fal një pjesë të pasurisë shpitërore, me pyetjen e progresit e ambcioze ,njerëzore të mirësisë , për nesër..
-Kush do të jem Unë,?!
Nuk pretendoj se kam bërë ndonje zbulim apo kam thënë nje gjë të re,janë të parathëna e tejet të përsëritura,mund të duken e si sllogane,
Dëshiroj ti përmend këto fjalë si urim nga zemra,nuk shpreh modesti të tepruar,dua t’ju dërgoj një mesazh kujtese e falenderim,
Ashtu siç lajmë fytyrën në mengjes,të zbukurojmë imazhin e portretit,…dhe aq më keq, as t’u shkoj në mendje që të ul veten,që të lyp komente kortezie, të më vlerësojnë të tjerët ,….
Uroj kapjen majave më të larta ne krijimtari,por gjithmonë të mbetemi Njerës…,
Edhe kur nuk bëj komente për krijimet tuaja ,apo dhe një ” like”,diheni se ato i kam lexuar me interes,por mendoj që komnenti im është nivel më i ulet se krijimi juaj ,keni besim mos dyshoni ,nuk i “delete “,nuk i fshij.
Dëshiroj së fundi t’i uroj kolegeve botimin e librave te reja si Kostaq Dukës ,Skënder Rusit, ne veçanti pedagogut tim të letërsisë,në shkollën e lartë, artistit të metrikës,profesor Vangjush Zikos.
Mbarësi dhe prodhimtari të begatë në botimin e librave të reja letrare.
Me nderime dhe respekt për të gjithë ju Botare brilantë,

S’jam askush,asnjëhrë “Unë “…

Respekt pa kufi për Njeriun,me tru e zemër dhembshurie,idhul i dashurisë njerëzore,… Vetëm gjendem me shkrimet në mes Jush, Me ndjesi se jam zgjatur… Sinqerisht…

Luan Kalana
BOTARE,New York
*Intervistë me Ali Podrimja,
Koha Jonë ,korrik 2003

loading...

Komento!

loading...