Home / POEZI / Rëfenja lëndinave
loading...

Rëfenja lëndinave

Rëfenja lëndinave

Siç prisnim dallëndyshet në pranverë
prisnim 7 gushtin,festën e Devollit,
packa se piqeshim në diell e për ujë
kercenim si shqerkat kur dalin nga vatha.,
të shkonim per lajthi në Moravë.

Kishim ca miq në Vërlen e Cipan,
të paharruar,bujare, melem per plage ,
përherë na ftonin të vininim,
si per gosti ,kur hapej sezoni i ri,
te mblidhnim lajthi në Moravë.

Sa bukur ishte, kur mblidheshim të gjithë,
kushurnjtë e miqtë,më shumë ne çiliminjtë.
nga Tirana vinte hallua me femijtë,
nuk kish si kjo kënaqesi ,si në përrallë,
të rendnim pas lajthive në Moravë ..

Hapeshim në kodrat rrëzë malit,
sic kullosin kopetë në lajthishte,
zgjateshim shkureve në degët si dhitë,
qeshnim,gajaseshim kur trembnin çupkat ,
ashtu mbidhnim në Moravë lajthite.

Në mbrëmje mbidheshim në konakët,
gdhinim natën duke ngrënë lajthi,
këndonim,bënim qyfyre e valle,
Sa mall, të shkojme ne Devoll,
kur mblidhen lajthitë ne Morave .
*********************************
Intimitet….[ pjesa e dytë ]
*********************************
Zgjateshim pas lajthive me xhufka
sikur do na i merrte njeri,
kush të kishte më shumë,
i mbushnim rreckë torbat,
të varura në qafë si kuajt me tagji.

Qilim i gjelbert mbuluar pejsazh,
shikoja devollin si në pëllëmbë,
si arxheshka fatin në duar,
vështroja gjithcka nga Guri i Cjapit,
të kundërtën nga pamja e fshtatit.

Drekën e hanin në Shën Kostadin,
burimi brisk ujë mes lendinave ahishte,
futeshim ne kalive , mes lajthishteve,
rendnim symbylla te gjeni kerpudhat
ne gdhendnim bira e kendonim me kitare .

Nenojat me iso, burrat shtruar devollice,
ne Gurin Capit,buçiste hareja , dasëm,
Sefka i Cipanit qante kaba me klarinete,
grate fryeshin me dhalle, burrat dendeshin me raki,
sikur ishte piknik, feste, mbledhja e lajthive.

* 7 Gushti, festa popullore e krahines te Devollit.*

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...