Home / POEZI / RECETA KORCARE
loading...

RECETA KORCARE

RECETA KORCARE

Sa kam Korçën,s’dua ilaçe
në Zagaraj,i këput një paçe
temperaturë,kur të më hipë……
marr dy kërnacka ,me qep’ e kripë

kur jam sëmurë,s’dua ilaç
dua lakror , pjekur në saç
me gjizë ,qepka e domate……
iku sëmundja’ e vate

kur kam Korçën,s’dua ilaç
dal shoh gratë, me jastragaç
mblidhen tufë, pes’ a gjashtë
tërhollin petë,e i ndejnë jashtë

kur më dhemb, kokë dhe qafë
shoh bromkat nderë, në çarçafë
dhe mësheret,rrathë- rrathë
piperkat, mbushur me djathë

sa kam Korçën,s’dua ilaç
dua me qiqra,një kulaç
të më vejë, shija në palcë
marr domate ,mbushur me salcë

ilaç për mesin, e për kurizë
kam piperkat,mbushur me gjizë
kam pastërmanë, me fasule
dhe roshnickat, me lëng pule

të rregulloj, tension’ e gjakut
shkoj pi ujë , n’burim’t Çardhakut
në s’e ndiej. veten aq mirë
shkoj në Panda,pi një birrë

kur s’më bindet poezia
dal lart nga Mitropolia
shoh ,kur tymosin oxhakët
kur dalin vajzat, e fshijn’ sokakët

kur kam stres e më pëlcet xhani
marr faqorkën, me raki mani
pasi e zbut grykën e thatë
s’ma del kush,për serenatë
thell’ nga shpirti më del zëri
kur kam Korçën, jam i tëri

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...