Home / LAJME / PERSONALITETE / Raimonda Moisiu (Profil)
loading...

Raimonda Moisiu (Profil)

Kush është Raimonda Moisiu?

Profil

Ka lindur më 20 shkurt 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet ’60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e hershëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj.

[dropcap1]N[/dropcap1]ë vitin ’99, humbi njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e lotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si “Gruaja e vitit në komunitet”, nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespondentes ne Albanian Mail-Londër, “Fjala e Lirë” – Londër, dhe “Illyria” – SHBA. etj Jam e lumtur që eci në rrugën që më drejtoi daja im, i cili vdiq në një moshë relativisht të re, 52-vjeçare, por me vjen keq që nuk mundi të lexonte të paktën një krijim timin. – shprehet Raimonda..Fizikisht jam në Hartford, shpirtërisht jam në Korcën time, në erën e blirëve, në tingullin e serenatave, pranë varreve të të parëve të mi – shprehet Raimonda, gjithmonë me lot në sy, lotë që shprehin sa i mungon Korça dhe Atdheu

Veprimtaria letrare

-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, SHBA, anëtare e Klubit të shkrimtarëve e artistëve korçar “Bota e Re”, anëtare e Klubit të Shkrimtareve e Artistëve vlonjat “Petro Marko”, Vlorë, anëtare e Shkrimtareve dhe Artisteve të Botës me qendër në Ohio, SHBA, anëtare e Shoqatës së Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi. Anëtare e Shoqatës “Ne dobi të gruas shqiptare”, Moderatore www.panalbanianwomennetwork.org -Anetare e “Familja & Media” Tiranë.

Botimet letrare

  1. Jeta mes dy dashurive”, – një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
  2. “Dashuria nuk ka emër”.- Vëllimi i parë me poezi, lirika dashurie.
  3. “Sikur s’ më ke puthur kurrë”-Vëllimi i dytë me poezi Lirika dashurie.
  4. Lulëkuqja e Eger-Vëllimi i tretë me poezi-Lirika dashurie-ne katër gjuhe:Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht
  5. “Duke kërkuar Ardianen…”- libër me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje të jetuara) dhe Esse!
  6. “Gërhitja e gjeneralëve”- Libër me publicistikë
  7. “Pafajësia e Evës” – Roman
  8. “Gjëmimi i moshave”-Tregime,
  9. Maska e intelektit”-Esse & Publicistikë
  10. Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut- intervista -lbër voluminoz me 600 faqe
  11. Pesë poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshës korçare Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë 2009-e, e quajtur Netët Poetike te Strugës,(Struga Poetry Evenings) si një nder më të arrirat dhe e kohës, duke hyrë në antologjinë botërore :Who’s Who, me titull :’Poetry from five continents”,(Poezi nga pese kontinentet).
  12. Është bashkautore në vëllimin me poezi;”Olimpi Shqiptar”
  13. Eshte bashkautor ne antologjinë në gjuhen rumune:-”Tempulli i fjales”
  14. Është bashkautore në antologjinë e botuar nga Fotjonart:- “Itaka e Fjalës”
  15. Është bashkautor në antologjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.
  16. Është bashkautor në antologjitë me proze:”Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.
  17. “Tregime”, nga Shtepia Botuese ADA, Tirane

Vlerësimi me çmime:

Është fituese e Çmimit të parë, për Rubrikën Reportazh nga Fotjonart
Fituese e çmimit të dytë-për tregimin më të mirë-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e çmimit të tretë -Kadmus -Për rubrikën Intervista-nga Pelegrini –Athinë, Greqi.
Fituese e “Çmimit të Pare Ballkanik”, ne Netët Korçare të Poezisë.
Fituese e Çmimit të Parë nga Redaksia e Gazetës “Nositi”, Pogradec
Fituese e Çmimit “Petro Marko” në gjininë e tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur ne Ditën e Letërsisë Shqipe në Michigan
Poezia e Raimonda Moisiu përzgjidhet çdo vit në Takimin e Poeteshave në Vushtrri, Kosovë, dhe këtë vit poezia e saj, “Nuk munden më.”, u vlerësua si poezia më e mirë në:
“Takimet e At’ Gjeçvit 2009″-ne Zym të Hasit, Kosovë.
Është fituese e çmimit “Petro Marko”, ne gjininë e prozës

Ka në proces botimi romanin “S’i them askujt” dhe një libër të dytë me publicistikë.

Është kryeredaktore dhe redaktore e romanit “Klithma e Shekullit”, librit me tregime “Ishulli i pulëbardhës”, i vëllimeve me poezi “Lule që rriten në gur’…”, “E nëse jeta jo”, dhe librit me publicistike “Maje pene”, të poetit e prozatorit Mehill Velaj. Asistent redaktor i vëllimit me poezi në gjuhën angleze:Our Walk in time-të poetit Mehill Velaj.
Raimonda Moisiu-Writer & Independent Journalist”

Devolli.net 20-01-2012

loading...

Komento!

loading...