Radhë të gjata në Ambasadë për pasaportat,data 1 Mars do “burgosi” emigrantët shqiptarë!
Nga Devolli.net - Mar Jan 17, 8:08 pm
Gjendja është tepër e rënduar dhe emigrantët pyesin veten nëse qeveria shqiptare është në dijeni se jashtë territorit të Shqipërisë jetojnë emigrantë apo jo.
Data 1 Mars duket si një datë tmerri për mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi,pasi ata nuk arrijnë të pajisen me pasaportën biometrike.
Gjatë ditës së sotme,Newsit ka parë nga afër gjendjen në ambasadë dhe pamjet flasin vetë.Radhët e gjata dhe dëshpërimi i madh.
Edhe pse personeli i Ambasadës Shqiptare në Athinë punon në mënyrë të shkëlqyer,kjo nuk mjafton pasi personat e interesuar për pasaportë biometrike janë shumë.
Pasaporta biometrike dhe karta e identitetit po u kushton emigrantëve më shumë se 200 euro dhe kjo ndodh pasi atyre u duhet të lenë punën 3 ditë për të pritur në radhë.
Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Arkiva
Forum
Sport Live
Lojra
Na ndiqni në
Na ndiqni Googel+
Qellimi
Info+
Reklama
Numra Telefonik
Moti ne Devoll
Horoskopi
Kontakto
(No Ratings Yet)
