Home / REPORTAZH / Qyteza dhe Banoret e saj
loading...

Qyteza dhe Banoret e saj

Qyteza dhe Banoret e saj

Vend lindja e stergjyshit tem dhe deri tek une eshte fshati Qyteze i Devollit (Shqiperi). Qyteza nje fshat i vogel malor eshte ndertuar ne luginen e njeres nga deget qe formojne lumin devoll. Fshati i ndertuar rreth 250 vjet me pare shtrihet ne te dy anet e lumit duke krijuare dy lagje te vogla, njera rreze pyllit me haje dhe tjetra per kundrejt saj. Ato komunikojne me njera tjeteren neremjet dy urave, njera prej druri dhe tjetra e gurte. Lagja e trete eshte ndertuar siper kesaj te fundit ne rreze te kodrines me lajthi dhe qe ne vitet 65-75 u kthye ne nje pemishte te bukur me arra, kumblla dhe qershi. Kjo lagje qe nuk ka patur me shume se dhjete shtepi eshte quajtur lagjia e ‘”Padishtit ” dhe banoret e saj shpesh therriteshin “padishtare”. Fjala padisht eshte sllavisht do te thote vend i larter. Padishti qendron si ballkon ne ndertesen e madhe (po ta quajme keshtu) te kodres se lajthive.

Qyteza rethohet nga kodrina te pyllezuara te cilat i japin asaj nje bukurite rralle si ne prandvere ashtu dhe ne dimer. Celjet e gjetheve te ahut ne korrijen ne juge te fshatit ne fillim te muajit MAJ PASUARE ME lulet e kumbullave dhe qershive qe nuk mungonin neper oboret e shtepive, cicerimat e zoqve dhe kenget e bilbilave krijojne nje ansambel te bukur e clodhes dhe nje klime me vere jo shume te nxehte e dimer jo shume te ftohte;ku mungojne, stuhite ererat e forta dhe acaret. Ne lindje te fshatit ngrihet nje kodrine me nje shesh ne krye te saj ku eshte ndertuare kisha e Shen-Thanasit. Kjo kodrine nga mund te soditet jo vetem gjithe fshati por edhe fusha e devollit e deri ne shpat malet e greqise dikur e pyllezuar reth e per qark me drure lisi shekullore kishte nje bukuri te vecante.

Nje kineast i kino-studios “Shqiperija e Re” eshte shprehur: ‘Kjo kodrine e bukur qe duket si nje vapor i math qe reshqet drejt fushes se devollit eshte nje vend ideal shume i bukur dhe i pershtateshem per te xhiruar filma me tema te ndryshme. Fatkeqesisht atje sot mungojne lisat shekullore qe e zbukuronin ate kodrine. Nje pjese e tyre u prene nga ushtrija Italiane qe kishte perqendrime artilerije ne ate vend ne kohen e luftes Italo-Greke (1940) dhe te tjeret nga elemente keq-beres per dru zjarri.

Ne Qyteze flladi i mengjezit vecanerisht te mbush mushkerite me ajer te paster e oksigjen, largon lodhjen dhe perterin forcat. Gjumin e lehte dhe te rehatshemta heqin ne mengjez cicerimat melodioze te zoqve dhe kenga e qyqes qe fillon qe heret ne mengjes vecanerisht ne muajt Maj-Qershor. Edhe pas nje pune te lodheshme, mjaftojne tre kater ore gjume ne ajrin i fresket dhe plot oksigjente Qytezes dhe te ndihesh i perterire, i shlodhur dhe i afte per te rifilluare prape punen.

Emigranti Anastas Mihali (Tasi i Notit) larguare nga Qyteza qe ne fillim ne shekullit 19 te ne moshe shume te re. Ne letrat qe i dergonte familjes nder te tjera shkruante:

“Me ka mare malli per Qytezen e bukur, me luadhet e mbushur me lule shume ngjyreshe, gurgullimen e ujit te perrenjve, cicerimen e zoqeve dhe kenget e pa zevendesueshme te bilbilave.”

Duke mos qene i afte te jap nje tabllo me te plote te bukurive te natyres se Qytezes mendoj te shtoj vendet e banuara me te cilat kufizohet Qytezate cilat jane: Nga veriu, Koshnica dhe Bradvica, nga jugu, Vidohova, Pilkati dhe Slimnica, nga lindja Mirasi dhe Ceta, nga perendimi. Arreza, Sinica dhe me siper Dardha dhe Nikolica.

Fjala “qyteze” do te thote keshtjelle (kalla) por do te thote edhe qytet e vogel. A i pershtatet kuptimi i pare fshatit tone? Pozicioni gjeografik i vendosjes se fshatit ndermjet kodrinave te shumta te le te kuptosh se emeri Qyteze i eshte vene fshatit ne kuptimin keshtjelle. Varianti i dyte gjithashtu i shkon per shtat fshatit, per shkak se ai eshte tamam si nje qytet i vogel qe dallohej nga shume fshatera te tjera te ndertuara reth tij.

Lumi i armuar ne shumicen e gjatesise se tij brenda fshatit me mure guri, rruget brenda fshatit te gjitha te shtruara me kalldrem, ujrat e zeza te kanalizuara dhe te gjitha derdhen ne lume, shtepite prej guri dy dhe tre kateshe, ndertuar me llac gelqereje i japin fshatit me te vertete pamjen e nje qyteti te vogel. Ndertimi i ujesjellesit te ri ne vitin 1936 nga shoqerija ” Qytezare Perparimi ” me qender ne Chikago qe u krijua nga djemte qytezare te emigruar ne kete vend qe ne vitin 1923 dhe qe kishte per qellim te ndihmonte per te shkuar fshati drejt peparimit, elektrifikimi nga centrali qe u ndertua per bri mullirit ne vitin 1946 e afruane kete fshat akoma me shume me qytetin dhe i dhane ati pamjen e nje qyteti te vogel.

Bindes eshte fakti se fqinjet e jugut fshatera te Greqise te populluara me njeres te kombesise maqedhonase si Slimnica, Pilkati, Janoveni, Kalevishti etj. e therisnin qytezen “Gradishca” qe perkthyer ne shqip do te thote qytet i vogel ose qyteteze. Qytezaret qe heret per shkak te kushteve natyrore me toke buke te kufizuar dhe prodhimtari te ulet kane freguentuare kurbetin, ne fillim Anadollin e Greqine dhe me vone Ameriken. Me sa di une qytezaret kane shkelur token e Amerikes qe ne fillim te shekullit 19-te. Ata (kurbetllinjte) kane dhene nje ndihme te madhe jo vetem ekonomike si ndertimi i ujesjellesit te ri me tubo xingato qe solli ujin e pishem nga mali dh e shperndau ne te gjithe fshatin, ndertuan shkollen e re ne vitin 1936 shtruane rruge me kalldrem etj, por ata ndihmuane edhe ne drejtim te zhvillimit dhe civilizimit te fshatareve.

Uje sjellesi i pare i ndertuar nga banoret e fshatit (pervec puseve) duhet te kete qene ai i bunarit, qe mereshe uja nga njeburim ne korrijen me ahe ne juge te fshatit dhe silleshe deri afer lumit me tubo prej balte. Ky ishte burimi kryesor qe plotesonte nevojat me uje te pijshem per tere banoret e fshatit. Fjala “bunar ” eshte sllavisht, ka mbetur nga qendrimi gjate e sllaveve ne keto treva dhe dote thote “burim” Me qe permendem kete e quaj te nevojeshme te theksoj se te gjitha emrat e vendeve te fshatit jane emertuare sllavisht, si bie fjala pylli ne veri te fshatit quhet “Meckojat “qe do te thote vend i arinjve, Cerkven, Cernok, Bujacke, Lenxovice, Medovice etj. ashtu dhe shume nga lidhjet fisnoresi p. sh. vujce (dajo), vunjke (nuse e dajos), teto (motra e babajt ose nenes), tetko (buri i tetos etj.

Pas ujesjellesit te bunarit eshte ndertuare nje ujesjelles tjeter nganje burim po ne kete ahishte nga fshatari Dini Doce familja e te cilit ishte ne gjendje ekonomike me te mire ne fshat, me shume toka dhe bageti. Kete ujesjelles ai e ndertoi me tuba hekuri dhe e shpuri deri ne oborin e shtepise te rethuar me mure guri por la edhe nje cezme perjashta ne rruge, qe mund te perdorej nga te gjithe fshataret.

kisha-qytezeBanoret e pare te fshatit Qyteze mendoj se kane qene ata qe kishin strehimet e tyre ne vendin e quajtur “Kolepadine ” ku gjenden edhe sot mbeturinat e shtepive te rezuara. Pleqte kete vend e quanin “fshati i prishur”. Me sa shtepi ka qene ky vend banim qe u shvendos ne luginen e pershkruar me siper dhe cfare emerimbante nuk e di. Nje vend burim tjeter eshte nga vend banimi i “Cerkvenit ” ne perendim te fshatit te sotem dhe qe ne kohen kur une kam qene i vogel *(reth viteve 38-42) gjendeshin mbeturinat e nje kishe te rrenuar.

Pervec ketyre dy vend burimeve, kane ardhur edhe banore te tjere nga fshaterat per reth si nga Vidohova, Nevoleni, Nikolica etj. Keta ishin te pa bindurit (sic i quanin turqit) te cilet me gjithe presionin dhe masat e tjera shternguese (si pagim haraci, marja e djemve ushtare ne perandorine osmane) deri ne debim nga vend banimet e tyre, nuk pranuane te nderonin fene e krishtere dhe te beheshin muslimane. Keshtu p. sh. padishtaret thone se kane ardhur nga Vidohova e Nevoleni (Nevoleni eshte nje fshat i vogel ndermjet Mirasit -Bozhigradit e Vidohoves dhe qe nuk egzisston sot).

Padishtaret kane ardhur nga keto vende te tjere kane ardhur nga Nikolica. Keshtu nga njeres te ardhur nga drejtimet qe permendem me siper u formua fshati Qyteze qe ne vitet 38-42 kishte reth *85 familje te strehuara ne 75 ndertesa (shtepi) shif listen ne fund te librit) Pervjetersine e ndertimit te fshatit (pa vjetersine ne vend banimet) nisem nga vjetersi e ndertimit te kishes e cila mbi dere mban vitin 1823 me bindjen se me ndertimin e shtepive te tyre shpejt kane ndertuare dhevendine faljes (kishen)

Sotir Ilo

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...