Home / POEZI / QEPA BOZHGRADARE
loading...

QEPA BOZHGRADARE

QEPA BOZHGRADARE

Dikur dë Miras zbrita
që nga Nikolica
mbledhur qëpet arave
kapica-kapica

të gjeta dë bashtët
qep’ thurnje kurorë
të kish hipur nuri
qëndisur me dorë

selvi kishe shtatin
dhe belin e hollë
qepk’ e Bozhigradit
që hahesh si mollë

shkarazi më puthe
me buzën e vakët
nuk na pan’ Kaçanët
s’na pan’ Kollçinakët

nuk na pa, as goxhja
s’na pa, as nëneja
dhe dielli u turpërua
u fsheh, e zuri reja

u përkund Devolli
u drodh, dë shelgjishtat
në gërshetën tënde
kur mu mpleksën gishtat

kordhelka e kuqkë
dë dorët me mbeti
leshkat tu shpalosnë
tu zhdërdhit gërsheti

çupkë bozhgradare
mos më rri mërzitur
ti lidh un’ gërshetë
flokt’ e shkalafitur

qepka e Bozhgradit
balli i mezesë
ta thurr un’gërshetin
më mir’ pe nënesë

nëpër tufa flokësh
si më humbi dora
shih, moj devolleshkë
ç’gërshet që të nxorra

mban mend, ç’moshë kishmë
rrotull, të njezetat
pa thurrur, lam’ qëpet
dhe thurrëm gërshetat

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...