Home / POEZI / QEJFI HA KUMBULLA TE THARTA
loading...

QEJFI HA KUMBULLA TE THARTA

QEJFI HA KUMBULLA TE THARTA…
..populli

Horizonte ,dete ne mes te planetit
larg në oqeane ,në zemër të koninentit,
si dikur telegrafët,mesazhet prisni me vonesë ,
ndjekem rrugën e stërgjysheve tanë të detit….

Shekuj më parë,prisnin të frynin erërat,
çanin detet anije çarçafe me vela
sot pallate luksoze,Titanik ,vaporë gjigand,
kazino, disko,qytet me kate,dhe me pishina.

Jo si pirat të frikshëm me maska,
detar me lopatka dikur si Ilirët,
sot qytetar modern, me santallëk ,
me republike ,me papion,s’më pelqen.

Sytë u verbuan ,ishull paradajs,s’ishte ëndërr,
grataçela ngritura ovale ,shkrepse mbi gurë,
pishina e palma,restorante me kembët në ujë,
ca plazhe lakuriq,për turp,. me njerës ” modernë”.

Presnim,,si dikur Kolombi zbuloi ” botën “,
gjemuan sirenat, sihariq, furishëm duartrokitjet,
thirrëm brohoritëm ,më shumë gëzuan fëmijët,
kur anija leshoi spirancën,si aeroplani që prek tokën.

Hedhim çapat në gjurmët e lashta të rërës,
nuk ishim të pirë a të dehur,por aventurirerë,
me sy hapur të shihnim t’parët,njerëzit e egër,
me harqe,hushta prej guri,me lesh e me mjekër.

Këmbët pa dashur na futën në xhungël,
kureshtarë lamë krusin ,njerëzit e detin,
hymë të pataksur të shohim mrekullitë,
humbëm,si Robinsoi në ishull,mbetëm..

Gjethet mbylleshin e hapeshin si cadra mbi kokë ,
lule ,flutura ,kafshë ,shpende a zogj margaritarë,
hidheshim perpjetë kur preknim zvaranikët
majmunët nga gezimi ulerinin e hidheshin ne degët..

Nata me xixëllonjë ,pllakosi mbuloi si re e zezë,
qeshnim nga frika ,zëri dridhej bëhej jehonë,
këputnin shakara të trembur, të hiqnim memndjen ,
“u kthemë ne origjinë,..te lashtë,.. me bisht e mjeker,..”

Befas të shtena si krismë, buçima pa pushim
lëmsh mes gjetheve e degëve ,frika na hyri në palcë,
në qiellin shpëtimtar shpërthenin fishekzjarret,
miks ndjenjash ankth e tmer,kush i pershkruan,
na ngrinë kokolkat,…ç’të ishin,… piratë,… apo tanët ?!

Viti i Ri,.për natë..në anije buciste kënga e valle,
…..S’kish si ai gezim,u puthëm u përqafuam,
me shpendet e kafshet si vellezer,te frikur a gëzuar
per Vitin e Ri a nga xhungla që u befasuam…

Kolombi për Indine zbuloi pa dashur Tokë,
ca fluturojne sipër reve , per qejfe në planetet,..
-Po Tokën , planetin ” Earth “-ën kush e zbuloi ..?!
të Tjerët ,Alien ,Ufot, nejse.. gjallesa pa emër,…

Si krushqit takuam të Parët,mbretërit e tokës,
hanin e pinin pa lekë,paçka se ishin ca lakuriq,
tymosur pas zjarrit natën ,ritet këndonin e vallzonin,
ne krus,ballo vals vienez me shampanjë,
servirnin kamarjeret steka e skallopë pa pushim ,.

Ne tundeshim e shkundeshim në zjarrin bubulak,
me kostumet reckosur, vellezërit me brinjë e bisht,
britma me melodi, të irrituar therrisnim a kënduam,
ne zjarr vertitej helli, skundërmonte herë mishi në prush,
kafshët e njerezit te mrekulluar, bota e jona .

Haruam atë natë, s’kish si ne më të lumtur ,
jetuam ca çaste si të lashtet,mall e kënaqesi,
pa luftra,pa brenga, vuajtje,billa ,karta e strese,
shkonin per gjueti por s’vrisnin njerez,shpende e peshk
rreth zjarit vallzonin e hanin mish te pjekur.

Po Ne ç’na u desh të futemi si firaunë në perrallë ,
kur kishim krusin qytezë paradajsë si në endërr,?!
Suprjajzë, dolli me të Parët tanë, ne xhungël ,
koncert sifonik ne natyre i paparë si i Vivaldit ,
mbi supet kalikiçë si femije na perqafonin majmunët.

Thyenim e pinim leng, si me gota me arat e kokosit,
putheshim ne faqet ,në buzët me jargë si vellezer,
si dikur me gjethe lakuriq , kembekryq e në degët ,
takim i paharuar, në ishull ,simbolik ky Vit i Ri,
banorë të Tokës pa dallim,të Parët, me Modernët…

LUAN KALANA
Bahamas ,Karaibet

loading...

Komento!

loading...