Home / OPINION / Që rrota të mos rishpiket
loading...

Që rrota të mos rishpiket

Që rrota të mos rishpiket

Rotacioni politik i 23 qershorit po mban prej katër muajsh në ankth mijëra punonjës dhe familjet e tyre. Mëdyshja hamletiane “të jesh a të mos jesh” është tjetërsuar në “do të mbetem në punë apo do mos mbetem.” Dhe kjo ndodh sepse, edhe pas kapërcimit të një shekulli si shtet, pranojmë të mbetemi pre e kësaj mëdyshjeje. Dhe kjo ndodh sepse pjesëmarrjet në jetën politike trajtohen si asete punësimi.

Bota ka një përvojë njëmijepesëqindvjeçare për këtë problem. Perandori kinez Jan Cjan që në shekullin VI futi testimin për nëpunësit e lartë shtetërorë. Ligji aq i debatueshëm për nëpunësin civil po mëton ta zgjidhë më në fund këtë ngërç. Do të doja që të merret edhe diçka tjetër nga përvoja e këtij perandori – futja e ligjit të qarkullimit, sipas të cilit drejtuesit e provincave nuk kishin të drejtë të punonin në provincat e tyre për t’i prerë rrënjët nepotizmit dhe klaneve.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...