Home / POEZI / Puthja e Reve
loading...

Puthja e Reve

Puthja e reve nga Luan Kalana

Kini parë kur puthen retë,
lepijnë buzët qumësht te bardhë,
mes mjegullës,akullit e shiut lart,
llangosen sikur pinë dhallë.

Kam parë retë nga lart e nga poshtë,
kur nxihen,egërsohen,stuhi që përlan,,
tornedot, retë kur puqen me tokën,
ballonin që humbet ne rretë.

Te puthen retë,cudi e rrallë,
fantazi imagjinare e poetit,
njëlloj si te puthen meteorët,
thellë ne fund të detit..?!

Po.Kam parë puthje njomëzake,
puthje fëmijesh,puthje foshnjore,
puthjen e Romeos me Zhuljetën,
te rinj të dashuruar puthen si të marrë.

Kam parë puthjet tragjiket, të kobshmet,
puthjen e djemve,burrave të vrarë,
kur nënat,motrat shkulin flokët,
Mos pafshim puthjen helm me lotët.!

Ndjej perditë, puthjen e ëmbël të jetës,
s’harroj të puth fëmijet,mbesat në mëngjes,
s’ka si puthja e madhërishme në ballë
puthja e Nënes,qumësht e mjaltë,
Bekim ,uratë e shenjtë e jetes !.]

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...