Home / POEZI / PUSHTETARË RROFSHI E QOFSHI, MALLKIMIN E POPULLIT PËSOFSHI
loading...
Kadri Kadiu
Kadri Kadiu

PUSHTETARË RROFSHI E QOFSHI, MALLKIMIN E POPULLIT PËSOFSHI

PUSHTETARË RROFSHI E QOFSHI, MALLKIMIN E POPULLIT PËSOFSHI

Ndjenjat që nënat mëkojnë me gji
Janë dhimbje, mirësi, dashuri
Ndaj dhe njeriu është njeri
Në këtë botë në harmoni

Një rob i Zotit jam edhe unë
Ç’ka qielli e toka, i dua shumë
I dua drurët, më dhimbsen dhe gurët
Por pushtetarët, kurrën e kurrës

Me shpirt e them, s’e kam për hobi
Njoh shumë prej tyre, kam neveri
Për njëzet vjet, dhjetë qeveri
Vendit i sollën shumë ligësi

S’ka rëndësi në ç’parti janë
As din, as iman nuk kanë
Për Perëndi njohin paranë
Për pasuri shesin Vatanë

Gjysma e tyre s’kanë librezë
U bënë “të mëdhenj” që në vezë
S’iu ka thënë kush puna mbarë
As në studio as në arë

Për ca thonë ishin magistër
Për ca thonë ishin kopistër
Një gram tru në kokë s’kishin
Kukulla të Saliut ishin

Ca të tjerëve hakun mos u hamë
Pangot e Preçat pa mend nuk janë
Por për pushtet i ndrrojnë partitë
Njësoj si brekët, përditë

Kish dhe më zi, xhuvelëria
Këpusha e rodhje pas qeverisë
Sa në të majtë aq në të djathtë
Shqipërisë iu bënë baltë

Çdo ditë takoj njerëz të mirë
Të ndershëm, të zot e bujarë
Ç’është kjo punë e pështirë
Pushtat u bënë pushtetarë?

Dhe na fryheshin porsi gjela
U trasheshin qafat, si dema
Bëheshin pelivanë mbi tela
Me bodigarda e sejmena

E na betoheshin me përgjërime
E na prallosnin me premtime
Por sa hypnin në pushtet
Shihnin veç bythën e vet

Dreka, darka e ahengje
Me nga tre sekretare pengje
Dy milionshe rrogat me ligj
Njëzet të tjera me Maliq

Në aviona hypnin, zbrisnin
Lumë, paret e shtetit prishnin
Ne prisnim të na drejtonin
Qejfet e veta ata shikonin

Ca të pangopur, ca zullumqarë
Shpresën e popullit kanë vrarë
Me ta, s’kish hajër Shqipëria
I vraftë vetë Perëndia

Mirë që doli një Edi Ramë
Që rregulloi një Tiranë
Ndaj Populli i dha mandanë
Të rregullojë gjithë Vatanë

Por kanë dalë dhe shumë çakallë
Që e pengojnë, i vijnë vërdallë
Janë gojëvrer e të çakërdisur
Se Pushteti ju ka bitisur

Po më dhimbsesh Shqipëri
Të janë ngjitur tetëdhjet parti
Të drobitën këto parazitë
Që kanë hall veç për pozitë

O moj Shqipëri e mjerë
Mbaj në krye njerëz me vlerë
Të të duan e të të kenë
Të punojnë për Atdhenë

Kadri . K
Denver, Gusht 2014

loading...

Komento!

loading...