02:26 am - Thursday 23 February 2012
Aktualisht: 13 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 34%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Punonjësi i policisë kufitare,Kapshticë,kaloi vrasësin në Greqi!

    Nga Devolli.net - Mër Jan 04, 3:49 pm

    Vrau në Elbasan një ditë përpara Vitit të Ri dhe me ndihmën e një polici kaloi kufirin nëpërmjet doganës së Kapshticës me ndihmën e një polici.

    Vrasja ndodhi më datë  30.12.2011, ku mbeti i vrarë me armë zjarri tip pistolete, brenda automjetit të tij, me targa TR 8931 P, shtetasi Ilir Ruzhdi Rexhepi, 41 vjeç, banues ne lagjen ”Vullnetari”, Elbasan.
    Nga ana e strukturave te policise se Elbasan, lidhur me kete ngjarje kriminale,  u punua intensivisht per zbardhjen e plotë të autoresise se kesaj ngjarje, ku pas punes se kryer, u bë i mundur identifikimi i autorit si të dyshuar i kësaj ngjarje, ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij dhe  nga ana jonë është shpallur në kërkim.

    Nga ana e Sherbimi te Kontrollit të Brendshem Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardian Sami Çekiçi, 45 vjeç, banues në Pogradec , punonjes i policisë  së pikës së Kalimit Kufitar Kapshtice.

    Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qene i planizuar në detyrën e Kontrollorit në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka ndihmuar dhe ka lejuar të kalojë në territorin Grek, të dyshuarin si autor të vrasjes se shtetasit Ilir Rexhepi, i cili është person i shpallur në kërkim

    Po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

    Ndaj shtetasit Ardian Cekici, u mor masa e arrestit në flagrancë, pasi ka ndihmuar autorin e krimit të largohet për ne tërritorin Grek.

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Jep një Përgjigje

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet