Home / LAJME / PTT – COPËZA HISTORIE
loading...

PTT – COPËZA HISTORIE

PTT – COPËZA HISTORIE

Më 13 janar 1945 u hap zyra e PTT Bilisht me një central 20 numrash dhe me një lidhje telegrafike ku kryente të gjitha shërbimet. Me krijimin e lokaliteteve u hapën edhe dy agjenci të PTT në vitin 1954, në Progër dhe në Miras me linja të rregullta. Në to ishte vendosur nga një central me 10 numra. Në tetor 1968 u çel agjencia e PTT në Fitore dhe në qershor 1969 u çel agjencia e PTT në Hoçisht.
Rrjeti u përmirësua duke zëvendësuar të gjitha linjat ajrore me kabllo ajrorë 50 polësh dhe 30 polësh, u vendosën dy centralë manualë me nga 100 numra, u vendos aparati teleshkrues.
Më 1981 u vendosën kabllot nëntokësore të linjave telefonike Progër-Maçurisht, Hoçisht-Vërlen, Vërlen-Çipan 12 km.
(Sipas informacionit të datës 28 maj1981 dërguar këshillit popullor të qytetit të Bilishtit)

Në foto: Zyra e sotme e shërbimit postar në Bilisht.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...