Home / OPINION / Pse e haruhat kaq shpejt Vendlindjen te nderuar Deputete?
loading...
Bilishti
Bilishti

Pse e haruhat kaq shpejt Vendlindjen te nderuar Deputete?

Pse e haruhat kaq shpejt Vendlindjen te nderuar Deputete?

Mora shkas te shkruaj kete shkrim nga vleresimi qe Kryeministri dhe Qeveria I bene 17-Nendorit dites perkujtimore te clirimit te Tiranes.Shoqata Kombetare Atdhetare Kulturore “Devolli” me rastin e 70-vjetorit te clirimit te Atdheut organizoi nje takim perkujtimor ne nje nga sallat e Muzeut Historik ketu ne Tirane ne date 16 Nendor ora 11.00 me pjesemarjen e shume devollinjeve me banim ne Tirane, nga familjet e Deshmoreve devollinj, me pjesemarjen e Shoqatave simotra Laberia,Peza,Opari,Dibra si dhe miq dhe dashamires te Devollit.

Ne kete aktivitet ishin te ftuar dhe 5 Deputete te Kuvendit me origjine nga Devolli si: Ridavan Bode,Edmond Spaho, Ylli Zicishti,Olta Xhacka dhe Blerina Gjylameti te cileve ju kane vajtur ftesat ne dore secilit por jo vetem qe nuk moren pjese por dhe nuk denjuan te telefononin per te uruar kete eveniment.

E bej kete shkrim jo per te qortuar te nderuarit Deputete por ne cilesine e Drejtuesit te nje Shoqate Vullnetare e cila me shume sakrifica mbron vlerat e Krahines se Devollit nepermjet ketyre evenimenteve per tja lene brezave te ardheshme per te mos haruar kure, por per ti cuar me lart se Devolli e meriton.

1-Duke mare shkas nga porosite e Kryeministrit z.Rama qe cdo Deputet apo Minister duhet te jete prezent ne aktivitet qe do behen me rastin e 70-vjetorit, prandaj ju beme dhe ftese duke menduar qe dhe ju te nderuar Deputete, jeni nga Devolli. Ju ju pergjigjet me heshtjen tuaj.

2-Ju duhet te hishit inisiatore te ketyre aktiviteteve se populli dhe votuesit devollinj ju kane vleresuar duke ju zgjedhur ne organin me te larte legjislativ ne Kuvendin e Shqiperise. Duhet te dini qe kjo Shoqate perfaqeson te gjithe devollinjte kudo qe ndodhen pa dallim bindjesh Politike por mos haroni se ata kane edhur voten e tyre te cilen e kane edhur pro jush, si gjene me te shtrenjte per ti sherbyer Atdheut, prandaj dhe kane te drejten morale qe dhe tju kritikojne per gabimet qe beni se neser eshte vone. Per sa I perket inisiatives tuaj ajo ka munguar gjithmone se inisiativen ne te gjitha rastet e ka mare Shoqata Devolli ne bashkepunim me Institucionet e rrethi Devoll ose te rretheve te tjera ku kjo Shoqate ka Dege.

Po permend aktivitetet e ketij viti jubilar te 70-vjetorit te clirimit te Atdheut, a-Eshte perkujtuar 65-vjetori I Provokacioneve te 2-Gushtit ne fshatin Vidohove, b- Ne si Shoqate ne bashkepunim me Komitetin e Veteraneve ne Bilisht dhe me Keshillin Bashkiak te ketij Qyteti kujtuam ngjarjen e 23-Shtatorit te vitit 1943 te djegjes per se gjalli te tre partizaneve ne spitalin partizan ne Bradevice, ku me kete rast ju vu dhe emri nje rruge ne Bilisht “Nevruz Gjoza”,Deshmor I Atdheut djegur nga Gjermanet ne kete ngjarje, c- Eshte festuar ne tre aktivitete 83-vjetori I Nderit te Kombit, Shkrimtarit te Madh birit devolli Z.Dritero Agolli ne fshatin e Lindjes Menkulas,ne Korce dhe ne Bilisht ku dhe me propozimin e Shoqates Devolli, Keshilli Bashkiak I vuri emrin Shkolles 9-vjecare “Dritero Agolli” ku vete ai ka studjuar , d-Aktiviteti I dates 16-Nendor ne Muzeu Historik kushtuar 70-vjetorit te clirimit te Atdheut.

Ne te gjitha keto aktivitete qe kane inisiativen e Shoqates Devolli ne asnje prej tyre nuk keni mare pjese pavarsisht njoftimit qe keni pasur nga hana jone, megjithate pavarsisht mungeses tuaj keto aktivitete kane dale me sukses fale perkushtimit te Shoqates, Institucioneve drejtuese te Qarkut Korce dhe devollinjeve te cilet e kane ne gjak Atdhedashurine dhe respektin per vlerat e Devollit te cdo kohe qofshin ato se dhe ky eshte misioni I Shoqates tone.
Te dashur miq devollinj ku sot jeni me te vleresuarit nga voto e popullit dua tju them se: Ai qe haron te shkuaren eshte I destinuar te mos kete te ardhme, ju kujtoj kete thenje se duam vertet tju respektojme dhe tju nderojme duke qene Devollinj dhe duam qe ne te ardhmen te beji pjese e vlerave pozitive te Krahines se Devollit se per kete ju kemi vleresuar me voten tone, kete reflektim nga hana juaj e kerkojme me sinqeritetin me te madh se ne te kundert dhe ne do jua shperblejme me indiferentizmin tone.

Keto reshta Isha I detyruar tju a thosha per te plotesuar nje shqetesim te te gjithe devollinjeve anetare te Shoqates si dhe drejtueseve te kesaj Shoqate ne Deget dhe ne qender. Le te sherbeje ky shkrim si nje reflektim qe jo vetem te jeni pjese e aktiviteteve port e jeni dhe anetare te Shoqates “Devolli”.

Per Shoqaten A.K.”Devolli”
Kryetari: Guri SEFERI

loading...

Komento!

loading...