Home / SOCIALE / Promovohet libri studimor i dr.Sinan Agollit “Shëndetësia në Devoll”
loading...

Promovohet libri studimor i dr.Sinan Agollit “Shëndetësia në Devoll”

Promovohet libri studimor i dr.Sinan Agollit “Shëndetësia në Devoll”.

Te bar “King”, në një mjedis shumë karakteristik për qytetin e Bilishtit, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, u organizua promovimi i librit “Shëndetësia në Devoll” i dr.Sinan Agollit. Ishte një akumulim shumëvjeçar i një mjeku që mbeti i përkushtuar para zgjedhjes së jetës, ishte shprehje e një guximi qytetar për të dhënë një pasqyrë shekullore të zhvillimeve në trevën e Devollit duke bërë një shqyrtim analitik, por edhe duke zgjedhur një shtrat të natyrshëm për të vendosur materialin e vjelë.

Devolli është i njohur për njerëzit e vet punëtorë, për krijuesit e shumtë, për profesionistë që kanë marrë në dorë fatet e atdheut dhe ky mjedis ka krijuar edhe historinë e vet të shërbimit shëndetësor.
Diskutantë e shumtë e përgëzuan autorin për këtë botim me vlerë.

Me këtë libër, autori u ka dhënë studiuesve kolanën e parë të gatshme për një botim enciklopedik që kjo trevë e meriton ta ketë, sepse ka specialistët e duhur për ta bërë këtë gjë.

 Devolli.net

loading...

Komento!

loading...