Home / SOCIALE / Promovim i librit: E mundshme është (Arjan Larashi)
loading...

Promovim i librit: E mundshme është (Arjan Larashi)

Promovim i librit: E mundshme është (Arjan Larashi)

Arjan Larashi

Arjan Larashi

Bilisht, 4 nëntor. Në sallën e kishës ungjillore të Bilishtit u organizua promovimi i vëllimit poetik “E mundshme është…” e pastorit poet Arjan Larashi.

Për vlerat e librit folën Bujar Braho, Arben Shaholli, Oliver Topçiu, Kosta Nake, Pëllumb Agolli, Endri Fifo, Arben Kambo. Është një vëllim poetik interesant, një ndihmesë për të formësuar një zhanër të veçantë të poezisë meditative filozofike. Këtë herë procesi krijues nuk karakterizohet nga zhytja e përjetimeve në alkalin letrar, por bluarje e ngadalshme dhe e kujdesshme në mokrën e meditimit. Pasionet shuhen, por pikërisht atëherë kur duket se ato do të vishen me cipëzën e hirtë për të fshehur prushin nën vete, befas ndizet flaka e refleksioneve. Drithi që bluhet është shoqëria e sotme moderniste që nuk arrin të fshehë plagët e veta, veçanërisht individualizmin dhe mungesën e dashurisë njerëzore.

Vëllimi shquhet për sinqeritetin e komunikimit me lexuesin, poeti dhe pastori ndajnë me mirëkuptim të njëjtën strehëz, prandaj gjerësia e tematikës së vëllimit është shprehje e një syri të vëmendshëm por edhe një përmbushje që lidhet me zgjedhjen qytetare që bën çdo individ i përgjegjshëm.

“E mundshme është…” përbën një ndalesë të shkurtër të një udhëtari në rrugën e gjatë sa për të shkëmbyer dy fjalë e me dikë që ndesh ndanë saj dhe për të mbledhur forcat për të ecur më tej.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...