Home / KULTURA / PROLOG FESTASH
loading...

PROLOG FESTASH

PROLOG FESTASH

Bilisht, 5 mars 2015. Me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit qendra kulturore e fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Devoll dhe shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” Bilisht paraqitën një program artistik. Merrnin pjesë mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të institucioneve vendore. Veprimtaria u parapri me një ekspozitë restrospektive për zhvillimin e arsimit në Devoll dhe vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar “Në udhën e diturisë” me skenar të Endri Fifos dhe montazh të Blendi Shurdhos. Pjesëmarrësit nderuan me një minutë heshtje mësuesit që u ndanë nga jeta në harkun e një viti.

Në fund mësuesit pensionistë u ngjitën në skenë për të bërë fotografinë e rastit.

Kosta Nake

FOTO GALERI

loading...

Komento!

loading...