Home / SOCIALE / PROJEKT PËR ROMËT
loading...
Pamje nga takimi
Pamje nga takimi

PROJEKT PËR ROMËT

PROJEKT PËR ROMËT

Bilisht, 26 shkurt 2015. U organizua takimi i dytë në kuadrin e projektit “Nxitja e përfshirjes sociale të komuniteteve rome në Shqipëri përmes ndërhyrjeve të veçanta për fëmijët vulnerabël”. Ishte të pranishëm edhe presidenti i shoqatës Amaro-Drom, Z. Skënder Veliu, përgjegjësi i Zyrës së Punës, Z.Shpëtim Hoxha dhe sekretari i këshillit bashkiak Z. Kosta Nake. Këtë herë tryeza e rrumbullakët kishte mbledhur anëtarë të komunitetit rom dhe drejtorja e projektit ofroi një aksion konkret për tërheqjen e 15 grave rome në kursin e rrobaqepsisë me objektivin e kontraktuar që gjysma e tyre të punësohen pas certifikimit. Kurse juristja e shoqatës ofroi ndihmë falas për problemet e regjistrit civil.

Në fjalën hyrëse presidenti i shoqatës, ndër të tjera, theksoi se komuniteti i romëve në Bilisht është i mjaftuesëhm dhe i aftë për t’u organizuar si degë më vete dhe të mos mashtrohet nga përfaqësues të dyshimtë që vijnë nga Korça. Edhe pjesëmarrësit, pavarësisht nga tematika e takimit, ngritën disa probleme.

Luan Shano: Deskriminimi ynë fillon që nga brenda komunitetit, sepse jemi ndarë në dy shoqata që nuk e pranojnë bashkëpunimin. Të njoftohen të gjithë romët dhe të bëjmë zgjedhje të reja për t’u bashkuar, po të jetë nevoja, të krijojmë edhe parti. Nga komuniteti rom ka elektricistë dhe hidraulikë të certifikuar dhe nuk u ofrohen vende pune. Me gratë rome u bë edhe më parë një kurs për rrobaqepëse, por edhe atyre nuk iu ofruan vende pune. Ilir Xhambazit, shurdh-memec, baba i pesë fëmijëve, ka pesë muaj që ia kanë prerë ndihmën e invaliditetit. Bashkia nuk duhet t’u kërkojë qira katër familjeve që ka strehuar në një banesë sociale. Kemi fëmijë të paregjistruar, sepse ka raste kur vajzat martohen para se të mbushin moshën e njohur me ligj për t’u celebruar. Mua më pushuan nga puna dhe nuk më rikthyhen në vendin e punës edhe pasi e fitova gjyqin.
Agron Troka: U hoqën dy gra rome që punonin si pastruese në shkollë dhe në spital. Zyra e punës nuk ka njohje për zanatet dhe kualifikimin e romëve. Duhet të ngrihemi në grevë për të drejat tona, po kemi frikë, se nuk kemi mbështetje.
Mersin Shoshari: Na u mbush zemra që erdhi një njeri këtu në Bilisht për t’i dëgjuar hallet tona, po ne duhet ta gjejmë vetë mendjen. Asnjë nga këta të rinjtë që janë sot këtu, nuk ka shtëpi. Unë bëhem 15 vetë në shtëpi me një rrogë. 15 vjet ka kërkuar djali për një dhomë, po kush të jep. Djemtë tanë kanë ikur në emigracion deri në Gjermani nga fukarallëku, ne e kemi dorën e shkurtër dhe asnjë nga dora e bardhë nuk na i qan hallet, nuk na pyet njeri vdesim apo rrojmë. Me sa di unë, asnjë rom nuk është në punë, nga 130 familje që jetojnë në Bilisht. Ne jemi me duar të arta, jemi artistë. Po të më mbështesin, unë punësoj 50 romë, ashtu siç kam bërë në Durrës nga 7-8 vjet.

Remzi Xhambazi: Ma zunë çupën në Greqi për ta shitur. Pagova 13 mijë euro në Greqi për gjyqin dhe dokumentacionin që kërkohej. Nuk më ndihmoi asnjë.

Fatos Xhambazi: Ne na hedhin e na presin nëpër parti, për të na pushuar nga puna. Kur janë të djathtët në pushtet, na thonë se jemi socialsitë. Kur vijnë të majtët, na thonë se jemi demokratë.

Muhamet Xhambazi: Këtë herë më 8 prill, festën e romëve do ta organizojmë ndryshe, jo thjesht me të ngrënë e të pirë, po për të përcjellë një mesazh për komunitetin tonë dhe për të tjerët.

KOSTA NAKE

FOTO GALERI

loading...

Komento!

loading...