Home / SOCIALE / PREZENTOJMË KRIJUES NGA MËRGATA SHQIPTARE
loading...

PREZENTOJMË KRIJUES NGA MËRGATA SHQIPTARE

NJË VËSHTRIM I SHKURTËR I LIBRIT”RRUGA PËR NË VLORË”

RRUGA PËR NË VLORË

IMRI TRENA(POEZI PËR FËMIJË)

Redaktor:Berat Luzha
Redaktor gjuhësor:Sabit Abdyli
Redaktura artistike:Driton Jashari
Ballina”Piktura e Ismail Lulanit”Drejt Vlorës”
IlustrimetDemush Haziri,Demush .R.Avdimetaj
Zero Print
Prishtinë,2013

Imri Trena është i njohur si shkrimtar,poet ,gazetar e publicist,qysh si i ri njomak diku në vitet e shtatëdhjeta,të cilin kishim rast të e lexonim nëpër gazetat e revistat tona shqiptare në Kosovë e ato që botoheshin shqip në Shkup.Një djalosh i ri,i vogël me përmasa trupore,por i paepur dhe fuqiplotë në aftësitë mendore.I përkushtuar në krijimtari dhe gazetari,krijimtaria kombëtare ishte e rrënjosur në gjakun e tij,ku kishim rast të e lexonim nëpër gazetat dhe revistat tona,por shpesh edhe në korospodencat që jipte në radio,si Radio Shkupi,Radio Prishtina,Radio Gjilani,etj….Një njeri i rrjedhshëm e i sinqertë në letërsi,mjetet elektronike dhe në bisedat me miqët.Imri Trena është shkrimtar dhe poet,i cili shkruan në prozë dhe poezi,për të vegjël dhe për të rritur,e deri më tani ka botuar dhjetëra libra.Të fillosh rrugën e krijimtarisë është një sfidë,sfidë nga se duhesh të jeshë i sinqertë,të mbetesh vetvetja,të i qëndrosh kohërave,kurse kur të i hysh punës në art,nuk dihet se ç´mund të sjell e ardhmja.Mirëpo krijuesi ynë Imri Trena është njeriu i cili më së shumëti është stërvitur të u përballej sfidave,ai nga fëmijëria diti të zgjedh elementet të cilat iu përshtaten ndjenjave dhe motivet,idetë dhe përceptimet,si i tillë ai u përcaktua në pastërtinë shpirtërore,e cila ishte dhe mbetet faktori kyq për ndërtimin e personalitetit krijues,diti të kapë vizionin e gjërë,ruajti pavarësinë krijuese,në të cilën gjithmonë fitoj arti i mirëfilltë,fitoj lexuesi dhe puna e tij krijuese,e cila do të ruaj përjetsinë.Imri Trena,kohën kur filloj me krijimtarinë e kishte të vështirë,kohë kur gjithçka në vendin tonë ishte e okupuar,e ndaluar,vetëm bota shpirtërore e tij nuk mund të okupohej.Kaloj një veprimtari plot sfida,por duke iu ruajtur me mjeshtri vlerave kombëtare,pa e njollosur letërsinë tonë kombëtare me viruse politike,nga se ishte i vetëdijshëm se nëse letërsia duhet të i shërbej dikuj,ajo duhet të i shërbej atdheut dhe kombit.Para se të bëjmë një vështrim të shkurtër të librit”Rruga për në Vlorë”,të njohim pak lexuesin me biografinë e autorit.

IMRI TRENA

IMRI TRENA

Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore “Fitofarma” në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.

Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.

Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional “Zërin e Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.

Deri me tani ka botuar këto vepra:

“Buzëqeshja e tretur” (1996)
“Andej është Kosova” (2004)
“Plagë në zemër” ( 1998)
“Rruga e hidhur” (2007)
“Shtegtimi i shqipeve” (1999)
“Dhembje e lot” (2007)
“Prapa grilave” (2001)
“Në Kampin Bjornebek” (2008)
“Kosova ime e madhe” (2002)
“Aromë manushaqeje” (2008)
“Netët e bardha” (2012)
“Migrimet e para të shqiptarëve në Norvegji” (2012)
“Rruga për në Vlorë” (2013)

Libri i fundit i Imri Trenës”Rruga për në Vlorë”,është libër poetik i cili u dedikohet kryesisht fëmijëve,ku në hyrje të tij,poeti Trena shkruan:Këtë libër ua kushtoj ardhmërisë së kombit,fëmijëve shqiptarë në të gjitha trojet stërgjyshore si dhe në mërgatë.

Të shkruash libër për fëmijë është më e vështirë se të shkruash për të rritur,nga se duhet mjeshtri e mençuri për të kapur tema e motive,për të formuluar vargje me kuptimësi,me kujdes që të mund të i kapë drejt maturia e tyre.Megjithatë poeti ynë Imri Trena ka gjetur shkathësinë të i trajtoj ato tema me kuptimësi dhe origjinalitet.Është shumë interesante nisma e këtij libri,ku poeti e nisë me poezinë”Shtëpia Ime”,e cila është poezia e parë e tij,që na e kujton kohën kur poeti së pari e ndezi yllin e tij poetik,kohë kjo shumë moti diku në prill të 1978,që ishte botuar në gazetën”Flaka” të Shkupit.Libri i Imri Trenës”Rruga për në Vlorë”është i ndarë në tre kapituj”Lulet e Para”;”Plagë Kurbeti” dhe”Dëshmorët e Kombit”ku secili kapitull në vete ka vlerën e vargut dhe fuqinë e mesazhit.Kapitulli i parë mund të quhet një kapitull edukativ,ku përmes origjinalitetit, imazheve të gjalla,kultivon vargje me frymë të re,me petk të shprehjes simbolike dhe me kuptim të gjallë dashurie e ngrohtësie në shumë aspekte,të cilat dalin si vargje frymëzuese dhe edukative që janë shumë të rëndësishme për fëmijët tanë kudo,veças atyre në mërgatë.Po marrim si shembuj disa tituj të këtij kapitulli,si:Të gjitha rrugët çojnë në Vlorë,Ju falemnderit arsimtar,Majlinda në Qytet,Gëzimi i fëmijëve e shumë tjera,janë vargje ku poeti me kujdes e mjeshtri,zgjedh tema edukuese,që nxisin të rinjët të i lexojnë,të i analizojnë,e në vargje gjejnë dashurinë dhe edukatën.Në motivin “Plagë Kurbeti”hasim motivin e dhembjes,pavarësisht sa i dhimbshëm është motivi i kurbetit,poeti për kundër dhimbjes vargut të tij i jep brumin e realitetit kombëtar,të shqiptarëve që bartën dhe ende bartin këtë plagë.Kapitulli i kësaj plage fillon me poezinë”Betimi i vashës Kurbetçare”,Për ju na djeg zemra,Porosia e Kurbetçarit,Kur Do të Kthehet Babai,Kur fëmijët ishin të Lumtur,Fëmijët në Kurbet,Lotët,Malli,e shumë të tjera,mbase këto tema do të mund të jenë trajtuar padyshim edhe nga autorë tjerë kjo në asnjë mënyrë nuk e zvoglon rëndësinë,nga se autori kapë vlerat dhe mesazhet të cilat përcillen tek lexuesi,me preokupimin,mallin,dhimbjen,por që poeti Trena me mjeshtri dhe largpamësi,sërish bënë lexuesin të ruaj identitetin,qëndresën dhe krenarinë.Asnjëherë

në poezinë e tij nuk hasim plogështinë,zmbrapsjen dhe pesimizmin.Tek kapitulli i fundit”Dëshmorët e kombit”,me të cilin kapitull poeti përmbyllë këtë libër,shkëlqen motivi i atdhedashurisë.Këtu poeti ka ndezur shpirtërat e lexuesëve në mbarë hapësirën kombëtare.Këtu më mirë dhe më fuqishëm se kudo,poeti Trena shtegëton me shpirtin e tij të ndezur,por edhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës të cilat iu bënë hapësirës kombëtare,duke u bërë këmbanë e lirisë çdo varg i tij në këtë kapitull,ku bukur tingullojnë vargjet kushtrim,thirrëje për liri,heroizëm,trimëri,dhimbje,por duke ruajtur gjithnjë me kujdes krenarinë kombëtare.Në këtë kapitull hasim përkushtime filluar nga kryelegjendari Skënderbeu,Adem Jashari,,Ymer Elshani,Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka,Tahir Sinanit,Isa Boletinit,e shumë të tjerë…..Ku gjindet vargërues më i mirë se poeti Trena,të i këndoj,frymës kombëtare,rrjedhave të historisë së kombit,edhe pse aq të dhimbshme?!Poeti din me aq mjeshtri të bënë dialog me të rënët,të ruaj krenarinë e guximin e tyre të pashoq,mes vargjeve.

Ja si ringjallë mes varguut,trimin nga Tropoja ,Tahir Sinanin:

Në djepin mitik të Mic Sokolit
U rrite Tahir trimi edhe ti,
Bashkë me shokë të idealit
Rrëzuat kufirin Kosovë- Shqipëri.

Flijimi për diçka të madhe,diçka të shenjët,të ëndërruar me shekuj,shton krenarinë kombëtare,mëson drejt historinë tonë kombëtare,të rinjëve të cilëve u dedikohet kjo libër,ringjallë ata që bënë shenjëtërinë.Vet libri”Rruga për në Vlorë”,është në tërësi libër dinjitoz,që i jep autorit Trena vulën e një poeti të vlefshëm kombëtar.Vargjet e librit “Rruga për në Vlorë”,janë vargje që frymëzojnë edukim,atdhedashuri,e krenari njerëzore.ku gjindet edhe zëri drithërues i mërgimtarit,me dhimbjen e thellësisë së shpirtit,duke ruajtur shpresë e krenari në çdo varg.Vargu është kudo histori në vete,i këndon atdheut,Adem Jasharit dhe gjithë idealistëve,i këndon nderit kombëtar,rrjedhave të historisë sonë kombëtare të dhimbshme e të lavdishme,pa u njollosur asnjë varg me virusin politik,gjithnjë në shërbimin kombëtarë.Përmbledhja poetike “Rruga për në Vlorë” e autorit Imri Trena,është simbolike dhe me kuptim të gjallë,e cila meriton të e lexojnë jo vetëm fëmijët,por edhe të rriturit.Ne e përgëzojmë mikun për këtë libër të vlerave dhe i dëshirojmë edhe shumë libra tjerë.

Shkruan: Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...