Home / OPINION / POLIÇAN ’92 NJE NGJARJE QE NUK HARROHET
loading...

POLIÇAN ’92 NJE NGJARJE QE NUK HARROHET

POLIÇAN ’92 NJE NGJARJE QE NUK HARROHET

23 vjet nga greva e parë sindikaliste në Shqipëri!

Një qytet mundet të ketë në historikun e tij shumë ngjarje dhe data të shënuara, qoftë ky edhe qytet i ri. Por ka disa ngjarje dhe data, të cilat ai nuk mundet që t’i harrojë. Poliçani është një qytet relativisht i ri dhe ngjarja për të cilën do të flasim i përket një kohe jo fortë të largët. Koha në të cilën u zhvillua Greva e sindikalisteve të Kombinatit Mekanik në vitin 1992. Kjo greve pasoi nga disa demonstrata antiqeveritare te cilat kulmuan me ate te 25 Gushtit 1992 por qe vazhduan dhe me 26 dhe 27 Gusht. Poliçani u krijua rreth viteve ’60 me një urdhër nga “kupola” moniste si një qytet shume sekret . Ne fillim u ndertua Uzina Ushtarake, pastaj u ngriten pallatet e para. Qyteti mori formë aty nga fundi i viteve ’70. Ai u popullua shumë shpejtë me banor jo vetëm nga rrethinat e Skraparit dhe Beratit, por dhe nga Saranda, Gjirokastra, Korça, Fieri, Vlora, Tirana, Durrësi, bile dhe nga Veriu i Shqipërisë si Dibra dhe Shkodra. Intelektualët dhe specialistët më të mirë erdhën në Poliçan për shkak të të cilëve ai shpesh herë thirrej me epitetin “Parisi i Vogël”. Natyrën e tij rebele qyteti e ka kultivuar që herët. Të gjithëve ju kujtohet një ngjarje aty nga Shtatori i vitit 1989, kur gjatë ndeshjes së futbollit midis ekipeve “22 Tetori” i Poliçanit dhe “Traktori” i Lushnjës, pas një goli spektakolar të futbollistit legjendar poliçanas, Besnik Sherri pati një përplasje fizike midis tifozëve poliçanas dhe lojtarëve të ekipit Lushnjarë. Por kjo nuk mbarojë këtu, incidentet vazhduan në qytet ku grupe qytetaresh u ndaluan nga policia sekrete e asaj kohe, disa dhe pa të drejtë. Shumë nga ne iu kujtohet mirë se si në qendër të qytetit pati disa përplasje verbale midis qytetarëve dhe disa ish-burokratëve të regjimit komunist në atë kohë duke i akuzuar ata për gjendjen e vështirë ekonomike, për regjimin e tollonave dhe radhët e gjata. Mjaft qytetare policanas u rrahën dhe torturuan, disa u përjashtuan nga puna, pati dhe të tjerë që u mbajtën të arrestuar për gati 3 muaj. Pas viteve 1990 poliçanasit ashtu si gjithë skraparllinjtë mbështetën fuqishëm partitë e majta kryesisht Partinë Socialiste, kjo për shkak të lidhjeve të vjetra tradicionale që kishte kjo trevë qysh prej kryengritjeve antizogiste të vitit 1935 dhe deri me Luftën Nacional Çlirimtare. Kjo u reflektua me zgjedhjet e 31 Marsit 1991 dhe 22 Marsit 1992 kur të gjithë deputetët i fitojë Partia Socialiste. Për këtë shkak pas ardhjes në pushtet të Sali Berishës, Skrapari dhe Poliçani fillojë të shihej me një sy tjetër nga regjimi i vetëquajtur “demokratik” i asaj kohe. Kjo gjë agravoi deri në atë pikë sa kulmi arriti me demonstratat e atij Gushti të “nxehtë” të vitit 1992.

Si nisi greva e Poliçanit!

Greva filloi më datën 20 prill 1992, në atë periudhë Kryeministër ishte Aleksandër Meksi, ministër i Mbrojtjes Safet Zhulali (i ndjerë) dhe Drejtor i Kombinatit Mekanik Gëzim Cane. Sindikata fillimisht i parashtrojë disa kërkesa administratës së Drejtorisë në Kombinatin Mekanik, si ruajtjen e fuqisë punëtore, përmirësimin e kushteve të punës dhe nëse do të bëhej reformë, kriteret që duheshin ndjekur. Në 14 maj 1992 është bërë protesta e parë konform rregullave para Drejtorisë së Kombinatit Mekanik Ushtarak. Kjo për arsyen se nuk i ishte kthyer përgjigje kërkesave të lartpërmendura. Ndërkohë, me kërkesat e sindikalisteve u njohën dhe, ish- Presidenti Sali Berisha, ish-ministrit i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish- Kryeministrit Aleksandër Meksi dhe gjithë forcat politike. Para se të niste greva një përfaqësi e sindikatës, mori takim me ish- Presidentin Sali Berisha, si rezultat u shkarkua si Drejtor Gëzim Cane, dhe në fund të muajit Maj u emërua Drejtor Njazi Spahiu. Ndërkohë greva ishte duke vazhduar. Drejtori i ri pranojë zgjidhjen e kërkesave brenda 10 ditëve, por më vonë ai fillojë të luante me grevistët. Ai arriti deri aty sa mos të njihte as Komisionin e Grevës, ndaj grevistët rritën kërkesat e grevës duke shtuar edhe shkarkimin e tij si Drejtor i Kombinatit Mekanik të Poliçanit. Acarimi dhe konflikti midis sindikalistëve dhe Drejtorit të Kombinatit Mekanik arriti deri në atë pikë sa detyroi ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali bashkë me Kryetarin e Kontrollit te Larte të Shtetit zotin Blerim Çela të vinin vetë në Poliçan me helikoptere ne menyre urgjente. Sapo ata erdhen ne Polican, Safet Zhulali dhe Blerim Cela organizuan një takim me Komisionin e Greves dhe me Keshillin e Sindikates në ambientet e Kombinatit Mekanik. Ky takim u zhvillua në një gjendje të tensionuar nga të dyja palët. Gjate ketij takimi nuk u ra dakort per piken e cila bente fjale se: “Puntoret te cilet do te ishin ne gadishmeri ose ne pune do te transferonin librezat e punes ne Zyren e Perkrahjes Sociale ne qytetin e Policanit si dhe pagat do ti mernin po ne kete zyre”. Pra keshtu do te shkeputeshin nga Kombinati Mekanik. Kete pike sindikata e refuzoje ne menyre unanime. Si rezultat i ketyre mosmarveshjeve greva u fuqizua me teper duke patur dhe perkrahjen e popullit te Policanit. Ne kete kohe administrata e Drejtorise se Kombinatit Mekanik, ne kundershtim me Ligjin e Greves, organizonte kombinacione nga me te ndryshmet me qellim qe greva te deshtonte. Kjo Drejtori mori masa ekstreme deri aty sa nxori punëtorët jashtë uzinës, nxori lista me punëtorë të rinj kryesisht militant të krahut të djathtë, nuk lejonte grevistet ne sheshin e greves duke ndermare disa masa, si vendosjen e rojes me arme zjarri me qellimin e moslejimit te grevisteve per tubimin e tyre ne sheshin ku ishte mare leja per zhvillimin e saj.

Deri sa erdhi në atë që u quajt provokimi i 24 Gushtit kur një ushtarë gjuajti me armë zjarri mbi punëtorët e pa armatosur grevistë, disa prej të cilëve të irrituar u futën ne zyrat e drejtorisë duke u konfrontuar me administratën e cila në kundërshtim me ligjet e punës kishte shkarkuar 3500 punëtorë dhe kishte gati një javë duke mos dhënë rrogën në kundërshtim me “Ligjin e Grevës” gjë që kishte bërë të mundur rëndimin e gjendjes ekonomike të poliçanasve. Keqësimin e situatës ekonomike do ta përmendte në Parlament deputeti i PS, Shkëlqim Cani (ekonomist), i cili në seancën e datës 22 tetor 1992 për heqjen e Imunitetit të deputetit Ilir Meta midis të tjerave do jepte disa fakte: “…Kërkoj të tërheq vëmendjen e deputetëve dhe të Qeverisë ndaj një gjendjeje të vështirë ekonomike në Poliçan, ku janë pa punë rreth 45 për qind e të aftëve për punë, ndërsa të papunë e në asistencë mbi 76 për qind e tyre. Shprehur më ndryshe, çdo të punësuari i duhet të mbajë 6.6 persona. Ose e punësuar është vetëm rreth 15 për qind e popullsisë, ndërkohë që ndihmat për Poliçanin janë 700 gram për person…” Në kundërpërgjigje të situatës, në orën 03:00 të natës, me 25 gusht 1992 nga pushteti i asaj kohe u ndërmorën disa arrestime, shume nga te cilet ishin eksponente te sindikates te cilet benin pjese ne Keshillin e Sindikates, Komisionin e Greves dhe Komisionin e Pajtimit. Ky akte u ndermore me qellim per te paralizuar greven.

U arrestuan 11 sindikalist emrat e të cilëve ishin: Bashkim Kuçi, Fatos Mançe, Njazi Dervishi, Namik Ahmeti, Njazi Bakiasi, Hetem Seiti, Barjam Qafa, Hetem Kushova, Bashkim Vila, Sami Sefa, Njazi Shkëmbi dhe Ing. Thoma Cilingili.
Arrestimi i tyre qe gati i frikshëm sa të kujtonte sekuenca nga filmi kilian “Ne Santiago bie shi” i cili i kushtohet terrorit shtetëror ndaj kundërshtarëve politike nga regjimit profashist të Augusto Pinoçetit. Sindikalistet u rrëmbyen gati përdhunshëm natën nga police special me maska dhe u dërguan në të dal të qytetit ku prisnin shumë mjete policie për t’u nisur më vonë në drejtim të burgut të Beratit. Kjo bëri që me 25 Gusht situata në qytet u agravua së tepërmi. Në orën 09:00 të 25 gushtit pati një përplasje verbale midis qytetarëve të Poliçanit dhe dy punonjësve të Rendit një prej të cilëve ishte Shef i Komisariatit të Skraparit. Të cilët pas këtij konflikti verbal u futën në Bashkinë e qytetit në një dhomë duke u strehuar atje, nga frika e punëtorëve, të cilët ishin të shumtë në sheshe. Ndërkohë, në qendër të qytetit kishte filluar demonstrata dhe aty nga ora 10:00 filluan të fluturonin dy helikopterë mbi kokat e demonstruesve. U fol se, në një helikopter ishte Ministri i Mbrojtje Safet Zhulali, ndërsa në tjetrin ai i Rendit, Bashkim Kopliku. Prania e dy mjeteve fluturuese gati mbi kokat e qytetareve te pambrojtur shkaktoje panik ne popull por edhe indinjate tek shume banore te Policanit. Gjatë kësaj kohe, në Berat erdhi me shpejtësi ish- Kryeprokurori i Pergjitheshem zoti Maksim Haxhia, i cili kërkoi takim me një përfaqësi të sindikalisteve. Një grup qytetarësh u takuan me Kryeprokurorin në Berat. Haxhia çuditërisht e konsideroi grevën të ligjshme dhe ishte kundër arrestimit të sindikalisteve të Poliçanit. Nga ky takim u vu re se arrestimi ishte politik dhe i organizuar nga segmente, të cilat mbështesnin krahun e djathtë brenda Prokurorisë. Kjo mbështetje ndaj Poliçanit, i kushtoi karrierën Kryeprokurorit, të cilin e shkarkuan pas disa muajsh.

Në Poliçan situata u tensionua më shumë me mbërritjen e 300 forcave speciale si dhe qindra forcave të ushtrisë te ardhura nga Berati te cilat u dislokuan ne kodrat rreth qytetit. Aty rreth orës 13:00 pati përplasje të dhunshme midis qytetarëve të pambrojtur dhe qindra forcave policore. Si rezultat, pati 34 të plagosur nga të dyja palët, një vajzë 10 vjeçe u plagos në këmbë me armë zjarri, u dogjën disa makina policie dhe specialet lanë qytetin duke u shpërndarë në kodrat rreth e qark. Per kete arsye eksponente te sindikates komunikuan me radio, me ish Ministrin e Mbrojtjes zotin Safet Zhulali dhe ish Ministrin e Rendit zotin Bashkim Kopliku, me qellim qe te ndaleshin sulmet ndaj popullit te pambrojtur. Ne radio u pergjigje ish Ministri i Rendit Bashkim Kopliku i cili refuzoi te largoi specialet duke u shprehur midis te tjerave se : Do te ju thyejme kokat.
Populli vazhdonte demonstratën ndërkohë që, gjithë kodrat e qytetit ishin rrethuar me forca ushtarake. U mbajtën shumë fjalime të zjarrta nga shumë qytetarë, por fjalimi që kujtohet me shumë ishte i Meriba Kondit, e cila me zërin e saj ju drejtua qytetarëve për qetësi dhe maturi duke ju shmangur provokimeve. Parullat që dëgjoheshin ishin “Poliçani nuk është Kosovë”, “Lironi shokët tanë”, “Duam Bukë”, “Duam Punë”. Në këtë situatë në Poliçan befas u shfaqën deputetet e së Majtës Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Ilir Meta, Namik Dokle dhe të tjerë, të cilët dënuan terrorin policor dhe u pozicionuan në favor të qytetarëve të Poliçanit. Kjo gjë bëri të mundur uljen e tensioneve dhe në këtë kohë dolën dhe dy drejtuesit e rendit, të cilët deri në atë kohë ishin strehuar në një zyrë në Bashkinë e Poliçanit. Edhe ditët e mëvonshme pati demonstrata dhe shumë arrestime. U arrestuan sindikalistë të tjerë si Meriba Kondi, Izet Bregu, Bashkim Kuçi, Antoneta Fisko, Bashkim Jankishta dhe të tjerë. Shumë kanale televizive dhe gazeta të huaja i bënë jehonë kësaj greve si RAI, ZDF MEGA, STAR, pati dhe gazeta në SHBA, të cilat shkruan për këtë ngjarje. Ja si shkruante njëra prej tyre, gazeta “Deseret News” USA 30 gusht1992 “. Zyrtarë të qeverisë fajësuan një ligjvënës socialiste të shtunën për një trazirë në një fabrikë municioni, ku punëtorët, të zemëruar për mosmarrjen e pagave, u përleshën me policinë, si rezultat pati 17 të punëtorë dhe gjashtë oficerë policie të plagosur. ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe ministri i Rendit Publik Bashkim Kopliku, të dy të Partisë Demokratike, akuzuan Ilir Metën, një deputet i Partisë Socialiste për rajonin e Poliçanit, si organizator të grevës. Ministrat propozuan që hetimet të zhvillohen dhe Meta, në qoftë se shpallet fajtor, të përjashtohet nga Parlamenti. Meta, i cili hodhi poshtë pretendimet, kërkoi një komision parlamentar . Sipas Servet Pëllumbit, një zyrtar i lartë dhe deputeti socialist, qeveria nuk arriti të paguajë 70 për qind të pagave të punëtorëve gjatë 15 ditëve e para të gushtit. Kjo arriti në shkelje të një marrëveshjeje”

Ditët që pasuan ishin ditë të tensionuara në Poliçan, pati qindra ndalime policore aq sa qytetarët e Poliçanit flinin natën nëpër kodrat e qytetit, dhjetëra dhe qindra qytetarë u rrahën apo keqtrajtuar nga segmente të caktuara policore. Gjashtë sindikalist: Bashkim Kuçi, Hetem Seiti, Barjam Qafa, Njazi Dervishi, Meriba Kondi, Izet Bregu dhe Bashkim Jankishta u mbajtën në arrest me burg pa afat në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, duke mos u mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë nga gjykata, e cila ishte një shkelje e rëndë procedurale. 14 sindikalist u akuzuan me akuza nga më absurdet, por me qesharakja ishte se disa akuza ishin akoma me terma komunist sipas Kodit të vjetër Penal të RPSSH. Gjatë qëndrimit në birucat e Beratit ndaj tyre u përdor dhunë psikologjike dhe fizike, u përdor shantazh dhe presion. Gjyqi i sindikalisteve u zhvillua më datën 15-20 nëntor 1992 në Skrapar. Ishin 5 ditë gjyqe dhe një farsë e vërtetë. Një shkelje e të gjitha rregullave dhe ligjeve, aq sa seanca shpesh herë ishte komike. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dëshmitarë, por gjykata e gjendur para presioneve nga lart i dënoi sindikalistet minimalisht 3 muaj burg. Greva e Poliçanit tronditi dhe ekuilibrat Politike në Tiranë, Kuvendit Popullor u mblodh në shtator 1992, shkarkoi nga posti i Kryeprokurorit te Pergjitheshem zotin Maksim Haxhin, duke vendosur në vend të tij Alush Dragoshin. Kuvendi Popullor, me vendimin nr.231, datë 17.9.1992, shkarkoi nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm Maksim Haxhia, për dobësi të theksuara në punë, për mungesë objektiviteti dhe zvarritje në hetimin e disa çështjeve penale të rëndësishme. Më 22 tetor 1992 pas disa ditësh debate parlamentare të tensionuara i hiqet imuniteti deputetit Ilir Meta, i akuzuar si nxitës i demonstratave në Poliçan. Në muajin prill 1993 në Poliçan erdhi për vizitë Presidenti i Republikës, Sali Berisha në një përpjekje për uljen e tensioneve midis të tjerave ai deklaroi: “Ata që politizuan grevën e Poliçanit ishin mjeranë politikë”.

Ne fund duhet theksuar se faktoret te cilet detyruan Qeverine per neneshkrimin e Kontrates se Gadishmerise nuk ishin sic duan ta paraqesin disa “X” apo “Y” minister apo zyrtare i larte. Por ishte qendresa heroike e popullit te Policanit. Ishte vendosmeria e sindikalisteve te Policanit te cilet kane bere ndoshta greven me te gjate ne historine e Shqiperise (20 Prill 1992- 27 Gusht 1992) duke mos ju neneshtruar shantazheve apo presioneve. Ishte kurajua me te cilen 14 sindikalistet e arrestuar te Policanit perballuan dhunen fizike dhe psikologjike ne qelit e ftohta ne burgjet e Beratit dhe Corovodes. Ishte rinia e Policanit qe ato dite ishte me e bashkuar se kurre me pare. Ishin nenat dhe motrat e Policanit. Ishte Keshilli Sindikal ne perberje te te cilit ishin: Alfred Lulaj (Kryetari i Sindikates), Zaim Zaimi, Ajet Zylyftari, Agush Elezi ( i ndjere), Haki Hoxha, Nesim Ago, Njazi Dervishi, Bashkim Vila, Kasem Zaimi, Meriba Kondi, Nezir Doko, Aziz Veizi, Hysni Mance( i ndjere), Pellumb Cuni, Myfit Nuhu, Mustafa Laze ( i ndjere), Agron Ceta dhe shume te tjere antare te Keshillit Sindikal te cilet ishin truri dhe shpirti i Greves.
Si rezultat i kesaj qendrese heroike ne muajin Mars te vitit 1993 pra gjate vizites se ish Presidenti zoti Sali Berisha, ish Ministri i Rendit zoti Agron Musaraj si dhe ish Ministrit te Mbrojtjes zoti Safet Zhulali, ne takimin qe u zhvillua midis Keshillit Sindikal dhe drejtuesve te shtetit, te lartepermendur, u arrite “Marveshja per Aplikimin e Gadishmerise” gjate dy viteve me te drejte riperseritje. Me 23 Janare 1997 perseri Kryesia e Sindikates mere takim me Ministrin e Mbrojtjes me qellim perseritjen e gadishmerise. Ky takim u zhvillua gjate kohes qe kishin nisur revoltat e firmave piramidale. Ne kete takim nuk u arrite asnje marreveshje. Ne 24 Janar Ministri vjene perseri ne Polican ku sjell vendimin te vulosur me numer 43, date 24 Janare 1997, per shtyrjen edhe nje vite te gadishmerise. Takimi u zhvillua ne Kombinatin Mekanik ku disa persona donin ta keqtrajtonin Ministrin Safet Zhulali duke e akuzuar si fajtore per firmat piramidale. Por aty nderhyne menjeher sindikalistet e Policanit duke e mbrojtur ate. Kjo tregon edhe njeher shpirtemadhesin e ketyre njerzve te cilet mbrojten zotin Zhulali. Nje fakt tjeter qe duhet permendur eshte se ishte qeveria Nano- Meta qe miratoje ne vitin 2004 daljen ne pensione te parakoheshem te 720 puntoreve te Kombinatit Mekanik ne Polican.

Shumë ujëra kanë rrjedhur nga atëherë, shumë politikanë janë larguar dhe shumë të tjerë kanë dalë në skenën politike. Shume persona jane dekoruar dhe shperblyer, nga ana tjeter shume heronje dhe idealista te vertete jane lene ne harrese. Disa nga protagonistet e këtyre ngjarjeve janë larguar nga qyteti, disa të tjerë nuk jetojnë më, por një gjë nuk do harrohet kurrë nga poliçanasit: ky ishte solidariteti qytetar i atyre ditëve, që neve, sot, shumë na mungon.

Shkroi : Mr.sc. Besim DERVISHI

loading...

Komento!

loading...