Home / POEZI / Poezia Hysen Cifligu
loading...

Poezia Hysen Cifligu

POEZIA

Mos thuaj poezia do pak politike
Per ate politika eshte krejt e huaj.
Poezia do usta, do fryme, ritmike
Do poetin vella, e tjeter mos thuaj.

Nuk mund te behet politike poezia
(A mund te behet poeti politikan?)
Dhe me nje tra te zotit s’i bie catia
Dhe me nje varg poeti poezine mban.

Poezia, miku im, do shije, metafore
(Bari do vese, s’do akull dhe bryme.)
Do shpirt poezia mbi pene, mbi dore
Do ndjenje te thelle, dashuri e fryme.

Kenge eshte poezia, ajo eshte lirike
Poezia behet kenge edhe kur vajton.
C’te gjeti poet? Dhe nje gram politike
Poezine e vret, cdo varg ia shemton.

Hysen Cifligu

loading...

Komento!

loading...