Home / POEZI / Poezi për Haki Fejzine
loading...

Poezi për Haki Fejzine

Poezi për Haki Fejzine

Nje fizarmonike,nje shkop ,e nje njeri i mire
nje jete,nje bote,e zhytur ne eresire
nje shkop qe prek muret, e cuket perposh
dy sy ,ah,s’ka sy,vec dy zgavra bosh

nje emer ,nje jete,nje Haki Fejzi
simbol per mua,per cdo devolli
nje jete pa drite, e ndare nga bota
e mundi eresiren,me tinguj e nota

sa shtyp tastieren, ne la minore
Koshnice shtangin ketrat,me bishtin si kosore
ne Gur te Capit, krekosen kapronj
dhe Devolli clodhet.nen shelgjet, ne Cangonj

kur tlngut shperndahen,ngaj Bracanji ne Bilisht
flladi i Dembraves,deget ze gervisht
kur notat thermohen,tej ngaj Tresteniku
Dobergore, cukitjen, e ndal qukapiku

Nje fizarmonike bie,me dertin e fshehur
dhe devollinte e dredhin, vallen, si te dehur
hena e shperndan, argjendin pol me pol
nga lart cuditet,me njeriun simbol

ne qe boten dhe driten, me shqisa e shijojme
kur ai mbijeton,ne, pse lodhemi te jetojme
kur Hakiu i madh,fiton me boten e erret
oh,sa te vegjel,qe jemi ne te tjeret

Nje fizarmonike,dy rripa,dy supe te munduar
per njeriun legjende,ne eresire haruar
per ato halle, qe s’i lan,as Devolli plak
nje vjershez qe thura,eshte pak,..fare pak

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...