Home / LAJME / PERSONALITETE / POETIT SKËNDER RUSI I JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI I QARKUT TË KORÇËS”
loading...
Dhenia e titullit
Dhenia e titullit

POETIT SKËNDER RUSI I JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI I QARKUT TË KORÇËS”

POETIT SKËNDER RUSI I JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI I QARKUT TË KORÇËS”

Korçë, 10 prill 2015. Në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Korçë, u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Qarkut” poetit Skënder Rusi. Merrnin pjesë Z.Ardit Konomi – prefekt i Korçës, Zj. Irena Nikaj – kyetare e Këshillit të Qarkut Korçë, Z. Gjergji Mero – rektor i Universitetit “Fan S. Noli”, këshilltarë, drejtues të institucioneve vendore, pjesëtarë të familjes, shokë, miq e të ftuar të tjerë.

Në emër të klubit “Bota e Re”, që bëri propozimin për këtë titull, foli publicisti dhe poeti Ali Bregu, anëtar i këtij klubi. Në emër të familjes përshëndeti Eris Rusi, biri i poetit. Fjalën e mori Zj.Irena Nikaj që e quajti Skëndër Rusin “një njeri të shquar të letrave të kohëve moderne.” Pas dhënies së titullit, poeti e ndau këtë vlerësim me të gjithë pjesëmarrësit duke e formuluar mirënjohjen me dy strofa enkas për ta dhe nënvizoi se “letërsia mund ta ndryshojë dhe ta bëjë më të bukur jetën e njerëzve.”
Një videoreportazh paraqiti disa grimca nga jeta dhe krijimtaria poetike e poetit. Më pas e morën fjalën publicisti Pëllumb Agolli, ish-mësues dhe koleg i Skënderit, romancieri Bujar Braho dhe Guri Seferi – kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Devolli.”
Vepra e Skënder Rusit përbën një dukuri poetike, qartësisht të dallueshme në letrat shqipe të çerekshekullit të fundit. Njëzet vëllimet e tij janë si një lumë i lundrueshëm që bart dashuri e urtësi të mbledhur në lartësitë e paana të mendimit. Është një rrjedhë gjysmëshekullore që shtratin nuk e ka formësuar duke lëmuar rimat anësore por duke e kërkuar muzikalitetin në rrahjet e brendshme ritmike. Është një prurje që nuk ka pritur të vërshojë me shpërthimet e motit, por është ushqyer përherë me filozofinë e dukurive të tyre.
Njerëzit e mëdhenj rrallë vlerësohen në vendlindjen e tyre. Intelektualët e Devollit patën një qasje ndryshe me Skënderin dhe në 60-vjetorin e lindjes së tij Komuna Qendër Bilisht i dha titullin “Qytetar Nderi.” Ishte një shkallë e qëndrueshme për këtë ngjitje të merituar.

Nё foto:
1. Dhënia e titullit.
2. Skënderi, Eglantina dhe Erisi,
3. Pjesëmarrës në ceremoni,
4. Lule për poetin.

KostaNaka

FOTO GALERI

 

loading...

Komento!

loading...