Home / SOCIALE / Poeti i stinës pranverore
loading...

Poeti i stinës pranverore

POETI I STINËS PRANVERORE

“Në vjeshtën e jetës ” – vëllim me poezi nga Fuat Memeli

Një vendim dua të marr
Në Shqipëri a në kurbet ?
Gjysma më thotë:- “rrugën merr”
Gjysma tjetër :- rri në Atdhe !…

” Ashtu si viti ka katër stinë,mua më duket se dhe jeta e njeriut,kalon në katër ” stinë”,pranveren do ta krahasoja me femininë dhe rininë, verën,që do ta përcaktonja me moshën e pjekurisë;vjeshtën- ku do të vendosja periudhën e daljes në pension,si dhe dimrin,vitet e fundit të jetës (normale nga përvoja jetësore),.lidhja qendron në atë se unë po e botoj atë*( vëllimin me poezi për të cilin e kemi fjalën),në ” vjeshtën” e jetës sime, pra në moshën kur dola pension…”

….Janë këto fjalët e krijuesit artist Fuat Memeli,në prologun e vëllimit poetik
“Në vjeshtën e jetës “,që kapërceu detet dhe oqenet e na mbriti tek ne, si shtegëtarët,në dritaren e e-malit ,duke pasuruar fondin e letërsisë lirike shqiptare.
Pas veprës kinematografike të dokumentarëve të tij ,si një gazetar e kineast,me një stazh gati gjysëm shekullor ,ai i dhuron lexuesve ,në moshën e pjekurisë,(nga poezitë e hershme e deri të sotme) vellimin e parë poetik,i cili së shpejti do të pasohet nga vëllime të tjera, që autori i ka gati për botim.
“Vitet ikën e poezinë pak e ngava,/për punë të tjera qe shkruar fati im,/por rrodhi ajo e pastër si ujvara,/në thellesi të shpriti tim./
Janë këto vargje që perifrazojnë lindjen e vjershave të para lirike të tij.
Si një mërgimtar i mallosur por me ndjenja poetike,që mallin e peshon me “ziqin” e sinicarit,kandarin,siç shprehet nje shoku i tij i ngushtë, Fiqiri Shahinllari.
Fuati hap siparin e vellimit ,me poezine e vendlindjes :
Dhjetra herë kam ardhur ,/e qindra herë do te vij pa përtim,/veç gjithmonë ndodh me mua,/vij këtu të shmallem,/dhe iki më i përmalluar/, viti 1982…fq 5.
Janë këto vargje si lejtmotivi i çdo mërgimtari kur largohet nga vendlindja dhe duke vazhduar deri në mbyllje të librit ,me vjershën epilog ,për Sinicën ,fshatin e dashur e të paharuar të jetës së tij,nga ku mori fluturimin poetik dhe shtegëtar,për t’u kthyer sërish në Devoll ,..
…”Sinica jonë e bukur aty në mal,/i thërret bijtë e saj se ka mall,/….
…Edhe kur s’vemi ,ëndërrat na çojnë,/brenda natës shkojmë e vijmë./u thinjëm larg sinicaret e mij,/kur shkojme aty, behemi te rinj,/
Jane keto vargje te thejshte në dukje, por kapitale,qe dalin nga shpirti i krijuesit, pa ndonje zbukurim të veçantë letrar.
Ai i “nget ” stinët në të shumtat e poezive,siç shprehet e vetë ,ne vargjet dhe na i sjell ato,me nje pejsazh te ri të njgjyrave ndjesore e lirike,duke lodruar me dashurinë shpirtetore të njeriut te thjeshtë :
Shelgjet nuk tundnin degët atë natë,/ dhe gjikallat e prenë këngen vonë,/nje yll nga larg ra në pikiatë,/si fishekzjarr për dashurine tonë./ fq 8,
Në vjershen “Fëminia ” ai thur vargje jetësore e na i sjell ato ne sfondin e jetës si nje dokumentar filmik…,Mbresa vitesh të largëta,/fëminia në tumba kujtimesh më del/,rrjedh në shtratin e viteve jeta,/vegimet e fëminisë me vete imerr,/..
Autoktoninë e jetes se tij ai do ta shprehë me dashurine e profesionit,si një nostalgji,kur thotë:
-Kronisti zgjati mikrofonin,/dhe fjalën tënde priste / fytyrës ty të binin lulekuqe /e dy fjalë dot s’i lidhje./fq13..
Ai nuk harron ,por e ka për nder qe është agronom në profesionin e parë,pasi ka mbaruar Teknikumin Bujqësor në Korçë dhe Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, sot Universiteti Bujqësor,…
Merakun e agronomit, e ka shprehur edhe në këta vargje të bukur:
..Ndodh që nga shiu mërzitem shumë,/ kur buka mund të prishet në arë,/se është derdhur djersa lumë ,/që të bëhet kora e grurit si thanë,/..fq 23..
Më pas do t’i kendoje vargje toke, me gjuhen e stineve, poetit të shquar , Dritëro Agolli,të cilin e ka idhull, ashtu siç e kanë atë shumë poetë e dashamirës të poezisë. Te poezia “Ne ditelindjen e Driteroit”, ai shkruan:Kaq lule e dhurata,/s’kishim parë ndonjëherë,/ kjo vjeshta e Agollit,/u kthye ne paranverë,/ fq 57..
Do të ndalem pak te poezia Kalliri ,tepër mbresëlënëse,pasi kemi diskutuar me kolegë si poetin lirik, Skënder Kodra,( ai i mbante përmendesh vargjet e mëposhtme) ku ai thur vargje të bukur ,si një agranom me shpirt e me pasion në profesion,si një prind dhe “mjek” specialist i bimëve dhe si njeri human, kur citon:
Një kalli të artë në duar thërmoj,/ dhe aromën e bukës se re ndjej,/duart e fshatarëve sikur takoj,/në çdo kokër gruri që përkëdhel./..fq 35
Duke prcjellë pa dashur, nje mesazh filozofik për gjeneratat e reja,krenari,mirënjohje, për fshatarët, ata që bëjnë bukën,respekt e bujari për thërrimet ,sepse miliona fëmije vdesin në botë për bukë.
Tek gjashtëdhjet poezitë e librit, të shkurtëra e me vargje lirikë klasike,ai do të prekë e do t’i këndojë njerëzve të thjeshtë, të dashur të jetës së tij,nënes, babait ,fëmijeve, gruas, mësuesit, fshatarëve që i konsideron vëllezer,bujqëve e deri minatorëve,muzikantëve,këngëtarit artist popullor devolli, Ali Kondit,muzikantit,instrumentistit popullor Sefkës së Çipanit etj,me një dashuri e mall të pazakontë duke i përshkruar me metafora e figura të shumta letrare.
Në libër zenë vend dhe janë plot mbresa poezitë per Token e bekuar ,Amerikën,Bostonin siç e përshkrun ai qytetin ku jeton sot si dikur Tiranën e dashur për të cilën ka nostalgji dhe nuk e fsheh, por e qendis me mall e bukuri në vargjet e tij,pasi atje ai kaloi vitet me te bukura te jetës,rininë studentore,punën dhe profesoinin e tij dhe jetën familjare…
Kudo ku ka shkelur kembat e tij, që nga Sinica e Devollit e deri në Europë e në Amerikë ka lënë gjurmë në vargjet e poezive të tij,si në vjershat Lumi i fshatit ,Guri i Boshkos, Guri i xha Manes,e të tjera,që siç përmend në vargjet e vjershës,janë “Vatra te poezive te para,”… e deri në ato te Statuja e emigranti, Era e barit zviceran, Në një spital te Amerikës,Palmat e Punta Kanës si dhe në poezine , Buzë liqenit te Miçiganit fq..47 ku shkruan :
-Mbi nje gur te madh jam ulur,/buze liqenit ne Miçigan,era reh me valet bregun,/mua malli ,gjoksin ma çan/…
Si gjithe krijuesit, por autori i vëllimit poetik me çiltërsi e sinqeritet, do të shfaqë hapur ndjenjat e tij shpirtëore e do të bashkëbisdojë me lexuesit ,me shokët ,miqtë e kolegët në vargjet e tij,edhe në disa poezi të veçanta si tek Mundimi i poetit,fq 79:
Me ajkën e fjalëve,/që zgjedh me mundim,/mbush gotat tona,/me pijen dehese,/..poezinë….

Po i mbyll këto pak rreshta të thjeshta, pa ndonjë pretendim analitik të mirëfilltë, për këtë vëllim të bukur lirik e modest të Fuat Memelit, me fjalët e tij të ngrohta e miqësore :
-Le të jetë ky botim, një buqetë lulesh, për miqtë e mi , për ata që më duan dhe i dua.

Luan Kalana
gusht, 2012
New York,USA

loading...

Komento!

loading...