Aktualisht: 28 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 54%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Poetet mergimtare,bilbila shtegetare

    Nga Devolli.net - Pre Dhj 16, 9:44 pm

    Poetet mergimtare,
         bilibila  shtegetare
    …. poetit mergimtar  anonim

    Vitet u rrukulisen pa ndjere me të shpejte,
    si orteket qe çahen nga majat e maleve,
    lemshinj te bardhe qe mbeshtjellin debore,
    shfryjne, re tymi, perlajne ç’gjejne perpara.

    Dallget ju perplasen si Odisene  deteve,
    errerat, stuhite iu  shtyne  n’oqeanet,
    ju nxoren si shpirtra te vdekura, gjysem te gjalle,
    si kercunj lumi me dallge qe sillen verdalle..

    Shekujt vrapuan te nderojne stafeten,
    sistemet qetet e qete nderuan mantelet*,
    mbreterit nxituan me vrap te kapin altaret,
    pas froneve  te uritur,te pangopur,te papare…
    Peng late si femije,Tiranen-Shkodren-Korcen ,
    Parisin  e vogel, te enderrave, te serenatave,
    lendinat,sokaket,rrugicat e kalldremte,
    me mallin lume…përrua i latë me lotë..

    Nderruat per nje jete me te lirë,
    qytetshtetet  boterore metropolitane,
    New York-Athine-Florida-Toronto-
    Cikagon e ererrave te furishme pa mbarim .

    Si reliket mbi dallge,pas ju erdhen  letrat,
    pasuria juaj e jetes ,,per poezite qe u tretet,
    ju dhuroni gure margaritare,per njerezit ,
    per nënat,vendin, ju falni  si lule zemrat  !

    Kur shkruani vjersha,  fjalë në pentagrame,
    poezi këngë,simfoni  melodi te rrallë,
    si mushti i rushit,vloni ne butet,  ju zemrat,
    ushqeni ju shpirterat si bletet ojet me mjalte.

    Ju beni dy jete,per vete te paster,te varfer,
    tolstoiane , lufte e paqe,mundime e brenga
    tjetren, te pasur me vargun e artë e  rinor
    psikolog,kirurg ,doktor,jetë njgjall e shëron.

    Diten ropatni koskat ,ju rjepin  bosat ,
    te mos vuajne si ju, femijet per  buke,
    naten gjumin mundni,mbi vargje e strofa,
    ushqeni boten me vargje,gjenë e gjalle,
    mesazh poezia, filozofia juaj, dije e paqe.
    Poezia juaj kitarë,violinë i një  shpirti lirik,
    Poezia juaj ,vullkan Vezuv ,i pashuar,
    Poezitë tuaja kenge ,melem  për plage,
    ju mbetet ne jete  të rinj,   mendje djaloshare.

    Një jetë me penë ,fluturoni si zogjtë shtegëtare,
    arkitketë  e  foleve ,  të  dhimbjes   mergimtare ,
    Ju korifej ,  apostul,  e modestë,   idhuj  simbolë ,
    Ju të pamposhtur, optimiste ,fisnikë e burrërorë…
    te mbani njerezimin me kembe , frymën gjalle..!

    Anonim:16-12-2011

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet