Home / POEZI / Poetet mergimtare,bilbila shtegetare
loading...

Poetet mergimtare,bilbila shtegetare

Poetet mergimtare,bilibila shtegetare

Poetit mergimtar anonim

Vitet u rrukulisen pa ndjere me të shpejte,
si orteket qe çahen nga majat e maleve,
lemshinj te bardhe qe mbeshtjellin debore,
shfryjne, re tymi, perlajne ç’gjejne perpara.

Dallget ju perplasen si Odisene deteve,
errerat, stuhite iu shtyne n’oqeanet,
ju nxoren si shpirtra te vdekura, gjysem te gjalle,
si kercunj lumi me dallge qe sillen verdalle..

Shekujt vrapuan te nderojne stafeten,
sistemet qetet e qete nderuan mantelet*,
mbreterit nxituan me vrap te kapin altaret,
pas froneve te uritur,te pangopur,te papare…
Peng late si femije,Tiranen-Shkodren-Korcen ,
Parisin e vogel, te enderrave, te serenatave,
lendinat,sokaket,rrugicat e kalldremte,
me mallin lume…përrua i latë me lotë..

Nderruat per nje jete me te lirë,
qytetshtetet boterore metropolitane,
New York-Athine-Florida-Toronto-
Cikagon e ererrave te furishme pa mbarim .

Si reliket mbi dallge,pas ju erdhen letrat,
pasuria juaj e jetes ,,per poezite qe u tretet,
ju dhuroni gure margaritare,per njerezit ,
per nënat,vendin, ju falni si lule zemrat !

Kur shkruani vjersha, fjalë në pentagrame,
poezi këngë,simfoni melodi te rrallë,
si mushti i rushit,vloni ne butet, ju zemrat,
ushqeni ju shpirterat si bletet ojet me mjalte.

Ju beni dy jete,per vete te paster,te varfer,
tolstoiane , lufte e paqe,mundime e brenga
tjetren, te pasur me vargun e artë e rinor
psikolog,kirurg ,doktor,jetë njgjall e shëron.

Diten ropatni koskat ,ju rjepin bosat ,
te mos vuajne si ju, femijet per buke,
naten gjumin mundni,mbi vargje e strofa,
ushqeni boten me vargje,gjenë e gjalle,
mesazh poezia, filozofia juaj, dije e paqe.
Poezia juaj kitarë,violinë i një shpirti lirik,
Poezia juaj ,vullkan Vezuv ,i pashuar,
Poezitë tuaja kenge ,melem për plage,
ju mbetet ne jete të rinj, mendje djaloshare.

Një jetë me penë ,fluturoni si zogjtë shtegëtare,
arkitketë e foleve , të dhimbjes mergimtare ,
Ju korifej , apostul, e modestë, idhuj simbolë ,
Ju të pamposhtur, optimiste ,fisnikë e burrërorë…
te mbani njerezimin me kembe , frymën gjalle..!

Anonim:16-12-2011

loading...

Komento!

loading...