Home / OPINION / PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS
loading...

PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS

PISHTARËT E LIRISË SË KOSOVËS

JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA ME KADRI ZEKËN EMRA QË NË HISTORINË TONË DO TË LAKOHEN NJË GJITHA RASAT E KOMBËTARIZMIT

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin bërthama e çështjes sonë kombëtare,nderi ,dhimbja dhe krenaria shqiptare.Ata ishin burra të cilët arritën unifikimin e mërgatës shqiptare,përpjekësit e angazhuar me tërë qenien në internacionalizimin e çështjes shqiptare në Evropë dhe botë.Trima të cilët i njohi dhe i bëri të pandashëm çështja madhore kombëtare.Asnjëherë nuk i ndau as lodhja,as veprimtaria e pashembullt,as vapa,as acari,ashtu si nuk mund i ndau as breshëria e plumbave të pushtuesit sllav.Ata ishin themelues së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e vendit.Ishin strategët më të stërvitur për themelimin e platformës më të qartë kombëtare.Vizioni i tyre ishte të i bashkojnë gjithë shqiptarët,pa dallim feje,krahine apo gjinie.Vizioni i tyre në të folur e shkruar gjëthnjë ka pasur parasyshë edhe opcionin e çlirimit të Kosovës nga okupatori,pa përjashtuar edhe rezistencën e armatosur,kur pushtuesi nuk do të njihëte tjetër formë.Dalja e tyre në skenë në mërgatën shqiptare pati bërë jehonë të madhe.Ata ishin guximtarë të veprimeve kombëtare,edhe pse UDB-ja,sllave vepronte lirë në perendim dhe i përcillte kudo.Ata ishin edukuar në frymën jo vetëm të duan atdheun në të cilin u lindën dhe edukuan,por edhe të sakrifikojnë të e mbrojnë dhe shpëtojnë ate me çmimin më të lartë(gjakun)

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,ishin pishtarë të lirisë së Kosovës,pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do të kishte lirinë të cilën e gëzon sot.Ata vunë themelet e tyre në këtë drejtim,duke kundërshtuar guximshëm pushtimin sërb mbi Kosovën,Një formë të ngjajshme kundërshtimi të pushtuesëve e patën nisë edhe studentet e Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1981.
Gërvallajt dhe Kadri Zeka sakrifikuan çdo gjë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.Ata me veprimtarinë e tyre paralajmëruan Sërbinë,ish-Jugosllavinë por edhe mbarë botën e civilizuar,se shqiptarët e Kosovës më kurrë nuk do të lejojnë të jetojnë nën tutellën serbo-sllave.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu ishin simbole të qëndresës kombëtare,që burimin e kishin nga familje me tradita kombëtare patriotike. organizon likuidimin e tyre në mënyrën më barbare dhe tinzare duke organizuar mbi ta atentat klasik.Janaret për shqiptarët ishin janare të kobshme dhe të zeza ,ku mbi ta dora e zezë tinëzare likuidoj shumë veprimtarë të shquar.Kështu ndodhi edhe më 17 janar 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë dora e zezë e pushtuesit i vrau tinëzisht Jusufin,BaDuhet të thuhet se prej tyre më tepër shquhej Jusuf Gërvalla,dallohej për prirëjet dhe orientimet kombëtare në të gjitha fushat.Jusuf Gërvalla ishte poet,këngëtar,publicist,veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare,intelektual i guximshëm e luftarak për çlirimin e Kosovës,i cili veprimtarinë e vet atdhetare e zhvilloj në ilegalitet në Kosovë dhe emigracion.Ishte në rrezik të arrestimit,por pasi i shpëton arrestimit,migron në Gjermani,ku më parë jetonte dhe vepronte i vëllai Bardhi,ku e vazhdon me një intenzitet edhe më të shtuar veprimtarinë e tij patriotike për çlirim e bashkim kombëtar.Në Gjermani arrinë të bashkojë faktorin shqiptar të emigracionit në një front të përbashkët kundër shtypjes,burgosjes,vrasjeve e shpërnguljes së shqiptarëve nga forcat sërbo-jugosllave.Ai së bashku me Bardhoshin,Kadri Zeken e disa veprimtarë të dalluar,ishte në ballë të frontit të gjërë për sensibilitetin e opionit botëror për çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në ish-Jugosllavi e Ballkan.Pushteti i atëhershëm serbo-jugosllav tek Jusufi e shihte nyjen kyçe të organizimeve anti jugosllave,prandajrdhoshin dhe Kadriun.Me 17 janar Kosovës iu trazua qielli,shqiptarëve iu trazuan zemrat,atë natë të zezë janari dëbora u skuq me pikat e gjakut të trimave tanë të lirisë,Agu i mëngjezit i gjeti pikat e gjakut të tyre të ngrira,por as acari as breshëritë e plumbave nuk mund i ndanë trimat.Ata ranë në altarin e lirisë për të shënuar pavdeksinë.Shembulli i Jusuf Gërvallës,mbeti dhe mbetet i gjallë ndër intelektual të kohës moderne,si krijues dhe atdhetar i shquar për liri.Shqiptarët kishim të bënim me një armik të pacipë,i cili tinëzisht na i vriste trimat dhe nuk i linte të varroseshin në atdhe.Jusufi,Bardhoshi dhe Kadriu,ishin varrosur në Gjermani.Më kujtohen ato vite dhimbjesh,kur çdo përvjetor bënim homazhe tek varrezat e tyre.Sikur më dukej se u bënim dëm,sikur i shkilnim varrezat e tyre,e trupi i tyre nuk prehej pa i kthye eshtrat e tyre në atdhe,për të cilin kishin rënë heroikisht.Tani fatbardhësisht ata janë në tokën e tyre,janë bërë dritë,diell e shkëndijë e lirisë dhe kombit.Edhe ne mërgimtarët pas tyre jemi mundue të bëjmë veprimtarinë kombëtare,po rrugën e kishim të trasuar nga ata,shtigjet i kishim më të hapura dhe krahërorët më të mbrojtur,si rezultat i veprimtarisë së tyre.Ashtu si Jusufi,ashtu nga prirëjet për orientim kombëtar dallohet bija e saj Donika Jusuf Gërvalla,në organizimet e veprimtarisë së tyre pata marrur pjesë dhe aty shihja ringjalljen e Jusufit,nga se Donika ishte veprimtare e paepur e çështjes kombëtare,ashtu si babai i saj Jusufi,ishte e zëshme dhe zëdhënëse e cila veprimtarinë kombëtare e zhvilloj në Gjermani dhe zëri i saj i fuqishëm,i guximshëm e intelektual,internacionalizoi çështjen shqiptare nëpër Europë.Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,janë personalitetet më të çmuara të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës,Ata janë nderi,dhimbja dhe krenaria jonë,vetëm se ata nuk duhet të i përkujtojmë vetëm në përvjetorin e rënjes,duhet të gjejmë forma më të shpeshta organizimesh për të i përkujtuar dhe nderuar këta pishtarë të lavdisë,qoftë në Kosovë e kudo në mërgatën shqiptare.

Shkruan:Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...