Home / KULTURA / Piluri i Devollit -melodi e zemres devollite
loading...

Piluri i Devollit -melodi e zemres devollite

PILURI i Devollit,- Melodi e zemrës devollite.

Me poetin z.Hysen Cifligu , në Florida

E ndjenja si një boshllëk shpirtëror në shkriimet e mija,për Devollin,pa shkruar diçka të veçantë për Pilurin dhe pilurakët e Devollit ,megjithëse i kam përmendur në mënyrë fragmentare,jo vetëm se kam shumë miq e shokë,kolegë mësuesish të talentuar,intelektuale te devoteshem,fshatare bujq të mençur e te dashur, por se punova aty për një kohë të shkurtër dhe i njoh mirë ata ,edhe këtu në Amerikë,dhe kam shumë respekt dhe mbresa të veçanta..

Për këte iu luta mikut tim ,komshiut tim të Floridës,me te cilin kuvendojmë me mall për vendlindjen dhe qajmet hallet e shendetit tone pa qejf ,pa iu ankuar njeri,në shtëpite tona të dyta,në biblotekat e qyteteve.Vetëm doktoreve i tregojmë ku nadhemb trupi jo shpirti, që na mbajnë me shpresë e me nga një kup me ilaçe …
Duke qëne bashkë me poetin e talentuar të Pilurit, z.Hysen Cifligut,i kerkova të më skiconte ca fjalë për vendlindjen e tij dhe se i vjen ndorjes,ka një penë origjinale.Megjithëse ishte një kohë jo e pershtante për të. Ai ishte në sezion provimesh ne kolegjin amerikan në Universitetin e South Florida,në një moshë gjashtëdhjetvjeçare dhe pa qejf.

Një gjë e rallë e për t’u admiruar nga ne shqiptarët ketu në mërgim,t’i biesh murit me kokë,jo vetëm të mësosh gjuhën e tjetrit( të ajvanit,themi në këtej),se je si budalla pa të,por edhe të shkollohesh.
Së dyti,se ato diplomat e Shqiperise, s’të pinë ujë,se duhet të pozicionohesh në një pune jo te rëndomtë , por te kualifikuar,por prap argat je,jo kuadër , do të punosh sa të pëlcashës.Puna këtu ështe jo djersë por gjak,nejse.

Ai,megjithë atë , kurseu kohën dhe më dërgoi këto fragmente pikante të privilegjuara, me kënaqësi :
…”-Vendlindja dhe njeriu, njeriu dhe vendlindja, – dy përfaqesues të paracaktuar nga krijuesi për marrëdhenie të ndersjellte e lidhje të panderprerë, anatomi e funksion i rrënjes dhe trupit të pemës së jetës, burim dhe ujëvare në lumin historik te saj, det e oqean me e ngrohta vale, zemër dhe melodi e zemres, harmoni dhe tingulli i parë.

Kështu e kuptomëj vendlindjen dhe njeriun përballe saj. Në emer të lirise dhe për nje jetë më të mirë njeriu emigron ne nje vend te huaj, ploteson kushtet për një qytetari te re dhe behet me dy atdhe, por në lidhje me vendlindjen, me strehën, truallin origjinal, nuk ka formule plotesuese për njeriun; vendlindja është dhe mbetet një e vetëm një.

Si burim melodi e zemres, vendlindja , Piluri, na shoqëron në çdo hap këtu në Floridën e gjelberimit dhe uraganeve. Nen hijen e palmes, apo te mangos, mbi reren shume të bardhe,karakteristike ketu si miell pah, te oqeanit ne Clearwater Beach apo duke u futur në ujë ku lahen kurrize delfinesh pothuajse ngjitur me ( njerez te djersire,pas punes se lodhshme e te mundishme,krahas turisteve te shumte qe jane si mizat e dheut dhe femijete shumte qe lahen si rosat ne lumë).

Në një kafe me nje mik apo ne ballkon vetmuar, kujtimet per vendlindjen time, Pilurin, me shpjene atje në Devoll, dhe shpesh here me zgjojne nga gjumi, shpesh here me ndihmojne të ,kur ju jeni zgjuar. Pikënisje e biografise së jetes të çdo njeriu ështe vendlindja,keshtu mendojme ne të moshuarit,prelud dhe kënge malli në mërgim,në dhe të huaj..
Jo çdo njeri ben histori, por vendlindja e cdo njeriu e ka historine e saj, e pranueshme kjo dhe per shprehjen “Ne do te tregosh kush je, thuaj me pare prej nga vjen.” Me keto fragmenete modeste ne jemi ketu ne Florida dhe ndihem i lumturuar qe vij nga Piluri i Devollit, vendlindja ime, vendpritja e të qarës dhee të qeshures tonë te parë, e te parit shikim per sytetanë, e tentimit per të thëne fjalen e pare, dhe guximit per t’u ngritur ne kembe e per te hedhur të parin hap.

Me vendlindjen nuk mbahet koka menjanë, madje nuk zemerohesh dot me atë. Ajo na therret me zerin e brendshem dhe na mban gjithmone embelsisht të lidhur si mish me thoin, me historine e saj, gojedhenat, kerkimet, kohet, ngjarjet, njerezit, dhe keshtu, vendlindja behet me shume se vetë kuptimi i kesaj fjale kaq te bukur,ku duket balata më e ëmbel se mjalta.”………-përfundon pena e mallosur e Hyseni,qe do të nxjerre dufe,por druhet para lexuesit,ështe shpirt njeriu dhe me shumë edukate,nuk e gris gojën,ështe fjalë urltë……
……. Ish mësuesi dhe kolegu yne i nderuar, i paharuari ,zoti Fari Ismail Spaho, me librin e tij “Te Njohim Vendlindjen, Pilur-Vranisht-Bickre ne Rrjedhat e Historise” dhe librat e tjere per vendlindjen, pa i perseritur ato si dhe bisedat qe kam bere me ate dhe me njerez te tjere per historine e vendlindjes , plotesojnë kuptimin e ketij shkrimi modest per Pilurin,fshat me histori te lashtë liridashese,patriotike dhe demokratike,me mjeshtra bujq te talentuar si dhe me tradita të shquara artdashese e kulturore..

Ti eja lexues i dashur dhe na shoqero në këto memorie kujtimesh dhe në gjurmet e respektit per vendlindjes , Pilurit te Devollit ne Shqiperi.
…Duke erdhur nga Korça për në Bilisht, Piluri shtrihet tre km larg ne anen e djathte te rruges rreze malit Morave, porsa kalon gryken e Cangonjit,ngjitur me rezervatin natyror e piktoresk. Ne fakt aty jane tre fshatra se bashku, Piluri, Vranishti dhe Bicka qe tani quhen tre lagje pasi jane bashkuar,qe i ndan vtem nje lume( perroi i Bickes) te kujton ate pzicion gjeografik (te Buda-pestit ne Hungari) qe kane nje bukuri natyrore dhe nje histori te perbashket.

Piluri ka toka pjellore, dhe Morava eshte bukuria e ketij fshati fushor ,si vello nuserie,rrethuar me kodra qe lartesojne malin e Moraves ,rrethuar me kuroren e Pyllit te geshtenjave qe zbret nga Bicka, e qe pastaj e stolisin fushen si një qilim ngjyrash.
Kodrat me qershi e shumta e koker medha,tipike,epitet e simbol i ketij fshati, ashtu si per shume fshtara te tjere ne rreze te ketij mali te bute e te pyllezuar, nga ahu e lisi, pisha e bredhi, lajthia.
Morava ështe jetëplotesimi tokesor me burimet e shumte, me ate uje si kristal qe ka shuar etjen e njeriut ne ditet me diell, brez pas brezi dhe ka frymezuar shpirtin artist me kengë si të bilbilit..
Fatmiresisht, Piluri prej kohesh e ka menaxhuar kete uje duke ndertuar rrjetin ujor shtepi me shtepi. Historia e Pilurit sipas gojedhenave fillon me qytetin e vjeter Pelion qe do thote se ai njihet qe me fiset ilire( per te cilin ka hipoteza e germime te shumta arkeologjike). Sheksipri ne vepren e tij “Hamleti” permend Pelioni, dhe pikerisht ne aktin ku behet varimi i Ofelise, Hamleti i dashuruar me te hidhet ne var dhe duke u kapur me Laertin (vellai i Ofelise) i thote atij:

-E çfare ben ti? -Qan, alurin, edhe ha nje krokodil? -Edhe une e bej. Dhe u drejtohet te gjitheve në varim:
-Tani na hidhni pembi ne dhe e balte, sa ta beni kete fushe mal qe kapecen te vjetrin Pelion dhe majen e Olimpit te perendishem.
Në librin e historise se klases se peste te vitit 1938 ne faqen 41 shkruhet: “Aleksandri u versul me pare kunder Ilirise. Ushtria e tij u perpoq me iliret prane katundit Pilur te Korces.” Ndersa ne faqen 10 te librit te historise se klases se shtate te vitit 1999 shkruhet: “Pasardhesit e Bardhylit nuk qene ne gjendje te rimerrnin veten sepse ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedonise, i cili ne betejen qe u zhvillua ne Pelion me 355 para eres sone, e mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.

.Pelioni (Piluri i sotem) sipas gojedhenave shtrihej nga faqja lindore e Moraves deri te lumi i Devollit. Fakte u zbuluan ne vitet 1959-1965 ne fushen e quajtur Shen Thanasi gjate nje plugimi te thelle me traktor. Atu u gjeten themelet e nje kishe, themelet e nje fortifikate, ujesjellesa qeramike, qype dhe tjegulla me dimensione 40 me 60 cm dhe me trashesi 5 cm. U gjeten buste bronxi e qeramike, figura luftetaresh ilire me parzmore e shpata, e monedha metalike. Gjithcka qe u gjet u ruajt ne muzeumin e perbashket te fshatrave Pilur-Vranisht-Bicke deri ne vitin 1991, te cilat u pane nga arkeologet e ardhur posacerisht nga Tirana, por studimet nuk u bene.
Po ne le ta leme me kaq kete shkrim per Pilurin e hershem, gojedhenat, dhe zbulimet per Pelionin e vjeter, per te mbetur perseri ne Pilur me historine e mevonshme dhe njerezit e degjuar te ketij fshati.

…Eshte e vertete se pushtimi otoman dhe mbajtja e venditit tone per pese shekuj me radhe nen sundimin e kesaj perandorie ndikoi ne ndryshimin e fese sa vullnetarisht aq edhe me detyrim. Piluri kishte shume te krishtere, por deri pas luftes se pare boterore nuk mbeti asnje prej tyre ne fshat. Ata qe nuk pranuan te ndrojne fene, u larguan dhe u vendosen ne Proger, Tren, Korce, Sulove, Pendavinj, si dhe ne fshatrat e rrethit te Vlores. Ndoshta ka nje shpjegim dhe fakti qe Vranisht dhe Pilur kemi ne Devoll, Vranisht dhe Pilur kemi dhe ne Vlore.
Ne vitin 1977 ( tregon Hyseni) shkova per nje pune te kooperatives ne Vlore dhe rastesia me beri të njihem me ish drejtorin e muzeumit te ketij qyteti i cili me ftoi per vizite ne shtepi. Llambi, me tha se quhej, kerkoj ndjese se nuk shquhem per te mbajtur mend emra. Gjate bisedes doli se gjyshja e tij e kishte pasur shtepine ne Piluri tonë dhe me e bukura ishte se pikerisht gjyshi im kishte ndertuar shtepine (ku dhe une jetova per dyzet vjet) pikerisht ne ate vend ku kishin jetuar te paret e Llambit, ne vendin qe quhej “Ciflig” ( ja si pa dashur doli dhe dhe anatomia e Mbiemrit te Hysenit “çifligu”,rrenjet e familjes )dhe ku akoma eshe sot ekzistojne emrat si “Ara e Llazos, Gropa e Sotirit, etj.”
Duke bere shakane “ne dolem armiq”,me shaka, ai me la te kuptoj se besonte ne ate se Piluri i Vlorës duhet ta ketë origjinen e vet nga Piluri i Devollit.-kujton Hyseni,

Do të kete qene ndonje pakice njerezish qe te frikesuar per ndonje nderhyrje tjeter të maqedonasve, perfundimisht kane kerkuar strehe ne keto ane. Dhe bente paralelizmin me shpërnguljen e shume krutaneve qe pas vdekjes se Skenderbeut u strehuan ne Himare,le ta marrim dhe këte si nje hipotezë.
Historia pa njerezit që dinë të lene gjurme nuk ka efektet e saj se s’ka cfare te thote. Piluri ka shume njerez te nderuar per te cilet me kenaqesi do te shkruanja, por une do vecoj vetem disa portrert nga me te degjuarit e brezit tone,qe ti mesojne brezate rinj .

-*ET’HEM Sali ZHGABA -Mësuesi i pare i Shqipes:

-Lindi ne Pilur ne vitin 1980; me 1907 strehoi ceten e Themistokli Germenjit, hapi fshehurazi shkollen e pare shqipe ne fshat ne shtepine e Zenel dhe Hysen Plepit ne vitet 1910-1917; shkoi ne Vlore me Themistokliun me 13-14 Nentor 1912 ku mori pjese ne shpalljen e pavaresise; mori pjese me 1920 ne Kongresin e Lushnjes; u emerua mesues ne Mesonjetoren e Pare te Gjuhes Shqipe ne Korce; me 1924 pushohet nga puna dhe arrestohet nga qeveria e Zogut si Nolist, dhe mbas tre vjetesh rikthehet perseri si mesues. Ai la nje emer te nderuar si patriot dhe intelektual, emri i tij eshte pasqyruar ne librin “Portrete Patriotesh te Qarkut te Korces”, dhe sot shkolla e perbashket per fshatrat Pilur-Vranisht-Bicke mban emrin e tij.

-*SERVET Ismail XAMA,- luftetar i lirise:

-Lindi ne Pilur ne vitin 1911; nder te parit nxenes dhe me i miri ne shkollen e hapur me 1917 ne fshat, mesues gjate viteve 1923-1927; me 1928 shkoi ushtar dhe specializohet si radist ku per aftesite e tij mbahet ne ushtri pas kryerjes se detyrimit ushtarak; braktis detyren ne Gusht te vitit 1943 duke marre me vete mjetet e nderlidhjes dhe del partizan ne batalionin e Reshit Collakut, dhe me pas Shtabi i pergjithshem e morri ate deri ne perfundimin e luftes. Pas clirimit vazhdoi te punoje si specialist ne nderlidhje duke u bere dhe komandant i nderlidhjes se Republikes se Shqiperise. Ai u dekorua per merita te vecanta dhe vdiq duke u nderuar nga perfaqesues te ushtrise dhe shtetit ne vitin 1985.

-*HASAN Shefqet XAMA , inxhinjeri i persekutuar: –

Lindi ne Pilur dhe mbaroi studimet ne Paris ne nje kohe me Enver Hoxhen ku u diplomua si inxhinier ndertimi. Edhe pse njiheshin nga afer me Enverin, denohet me pushkatim nga regjimi i tij, por i falet jeta duke i dhene burgim te perjetshem; me pas lirohet dhe burgoset perseri. Semuret rende ne burg dhe ndron jete ne Spitalin e Tiranes. Veprat si Ura e Bushtrices, Aeroporti i Rinasit, edhe pse nuk kane firmen e tij, jane kontrolluar perpara se te inaguroheshin nga inxhinieri i burgosur nga Piluri, Hasan Shefqet Xama.

-*ARIF Shirka PILURI, bejtexhiu i Devollit:

-Lindi ne Pilur dhe mbeti bejtexhiu, fjale-embeli, i ndershmi, i ngopuri, njeriu i mire dhe i dashur per gjithe fshatin dhe Devollin. Ai ishte bejtexhi dhe “thumbues” (atje ku duhej) me bejtet qe i krijonte pa u menduar fare. Ne gjurmet e bejteve ec sot i biri i tij, Safet Shirka. Nuk ka njeri ne Pilur qe te mos e kujtoje me nderim xha Arifin. Ai te bente per vete ne cdo cast. Te medhenj e te vegjel deshironin ta degjonin ate. Une jam i nderuar sot qe e permend ketu, plakun e mire e te sinqerte, humoristin e lindur, xha Arifin,qe do te lere gjurme tek talenti i te birit ,Safet Shirka ne Tirane,finalist i “Albanian got talent”.

-*SHYQYRI Vebi SPAHO ,Doktori i Shkencave

-Lindi ne Pilur me 1930, student ne Normalen e Elbasanit, mbaroi fakultetin e agronomi-pedologjise ne Krakov te Ukraines me 1953, u morr me pune kerkimore shkencore dhe ka marre pjese ne perpilimin e hartave te pedologjike te Shqiperise, ka botuar monografite “Plehrat Organike dhe Perdorimi i Tyre ne Bujqesi”, “Struktura e Tokes”, “Cilesite Fiziko-Ujore te Tokave”, “Cilesite Fizike te Tokave te Shqiperise dhe Rruget e Perdorimit te Tyre”, njekohesisht ai eshte dhe bashkeautor ne disa libra per shkollat e larta bujqesore. Shyqyriu mbrojti graden shkencore “Doktor i Shkencave” dhe eshte dekoruar me medaljen “Naim Frasheri.”

-*FARI Ismail SPAHO -Mesuesi,studjuesi,folkloristi i talentuar

-Lindi ne Pilur ne 5 korrik te vitit1925; me 1934-1940 mbaroi shkollen fillore ne fshat me rezultate te shkelqyera, doli partizan ne Brigaden e Dyte ne Gusht te vitit 1944, dhe me pas ne Divizionin e Mbrojtjes Popullore deri me 1946, mbaroi kursin pedagogjik ne Shkoder ne vitin 1947, dhe gjate viteve 1948-1954 mbaroi shkellen 7-vjecare dhe pedagogjike ne Korce. Fariu punoi 33 vjet si mesues, ne keto dy vjet shef aresimi ne lokalitetin e Progerit, 20 vjet drejtor shkolle ne shkollen e Vranishtit, dhe vitet e tjere mesues per histori-gjeografi. Ka shkruar: “Kujtime nga Lufta Antifashiste Nacional-Clirimtare”, “Historikun e Shkolles per 127 Vite Shenimesh”, “Patriotizmi i Bijve te Fshatareve Pilur-Vranisht-Bicke”, dhe librin “Te Njohim Vendlindjen Pilur-Vranisht-Bicke ne Rrjedhat e Historise”, liber ky nga ku kam marre dhe pjesen e mire te te dhenave mbi kete shkrim. Une ndihem mire qe kam qene nxenesi i Fariut, qe e kam vizituar sa here pata mundesine per te shkuar ne Shqiperi, dhe tani qe s’eshte me fizikisht, kujtimi i tij mbetet i paharuar ne zemren time(H.C) dhe per mua nje koleg i madh dhe i paharuar, gojemjate.

.Portretin e Pilurit,do ta plotesoni e shume bije e bija te tij qe kane lene gjurme e qe kane bere histori e sot nderohen e permenden me respekt,(por ata i ka permendur ne librat e tij Mesues Fariu).

Vetëm do të theksoj disa emra qe me jane ngulitur e jane pishtare e per ditet e sotme,….si biznesmenet Vellezerit Bushka,me Idaetin ne krye.Qe i njoha nga afer ketu ne Waterbury,CT,aq shumë te degjuar e te sukseshem ketu ne amerike jo vetem si milionere,por dhe per shpiritn e tyre humanist e vellazeror duke ndihmuar shqiptaret ne bizneset e tyre dhe duke i strehuar ne pallatet e tyre me qira me pagesa minimale e te tjera.
Si dhe aktoret humoriste komediane me rolete tyre te shumta e ne kinema dhe ne Teatrit e te Estrades “A.Z.Cajupi”te qytetit te Korçes,i paharuari Nazif Tale si dhe Refik Xhinaku,… dhe shume te tjere,kengetaret dhe valltaret popullore, te cilet do te benin histori ne folkolrin shqiptar bashke me vranishtaret vellezer, me grupin e kengeve e valleve popullore te Vranishtit,me artsitin e madh e te paharuar Ali Kondi .
Lexues i dashur, te morrem dhe ty me vete te vizitosh vendlindjen tone, Pilurin e Devollit. Edhe ti, kushdo qe je, ke vendlindjen tende dhe historine e saj. Eshte bukur te shoqerohesh embelsisht me vendlindjen tende, me njerezit, me historine e vendit ku linde dhe u rrite.
Secili prej nesh e ka vendlindjen e vet, dhe te gjithe se bashku kemi vendlindjen e perbashket Devollin tone,qe quhet atdhe, Mëmëdhe.
Me valët e oqeanit shpirteror, e vizitoj gjithmone te bukuren, te paharuaren vendlindjen tonë me mendje e kujtese, dhe perseri jam nen hijen e palmes dhe te mangos, mbi reren e nxehte te plazhit, futem ne uje ku lahen delfine e peshkaqene, pi kafen me nje mik, me familjen, apo ne ballkon vetmuar.

Jemi ketu ne Floriden e gjelberimit dhe te luleve dhe te “uraganeve”,shi me ere si i themi ne andej nga anet tona, me nje stine ,vetem behar,i plazheve me te bukura te Amerikes nga gjiri i Golfit te Meksikes,i porsakthyer shpirterisht prej teje vendlindje, burim i pashtershem melodi e zemres te plagosur.

Si për ta plotesuar këte portret shpiteror per Pilurin, bashkëbisedimin me poetin modest Hysen Cifligun per vendlindjen,i kujtoj lexuesit,se ai ka gati per botim nje liber me poezi lirike per vendlindjen,qe une do te desha ta titullonte “Kur me vjen era zhumbrice”,nje poezi perle ,kenge melankolike e vendlindjes , origjinale e shpirtit artist devolli..

Luan Kalana
Florida,maj 2014

loading...

Komento!

loading...