Aktualisht: 28 °CPartly Cloudy - Lageshtia: 54%




  • Na ndiqni Googel+


  • Abonou në FeedBurner

  • Reklama

    Piktura me njolla gjaku

    Nga Devolli.net - Die Jan 29, 8:32 pm

    Elegji legjende

    Piktura me njolla gjaku

    martirit pa emër,për Liri e Demokraci…

    C’ishte ajo kohë,ato vite  mynxyrë
    shkonte njeriu si qeni në vreshtë,
    nga plumbat qorr duke ngrenë bukë
    vritej nga dora  mizore,pa skrupull,…

    Shtëpia përdhese qëndronte si barikadë,
    mes  rugicave kalldremta të ngushta ,
    vinin nga katër anët britma e krisma,
    bandat përlesheshin si te ishte luftë.

    Dufe,mërira,hakmarje,gjak i prishur,
    c’te ishin ato netë perzier në fërr
    babanë e kishin rrugëve  refugjat
    ronin me frikë, me gjak te ngrirë.

    Dyer e dritare,me hekura të blinduar,
    brenda edhe dita ishte erresirë,
    veshët përpjetë nga zhurmat rinin zgjuar,
    ronim as ronim,përgjonim kur vritej njeri.

    Menjgjeseve llatarë me lajme makabre,
    djem,kufoma të shtrira, pellgje gjaku
    nënes i mbetej kafshata ne gojë,
    pastroheshin rrugët  nga gjakrat si lumë.

    Nën strehë e shtepise pas krismave, lënçitje
    njeri a viktime në gjak lengonte kerkonte ndihmë,
    djalit durimi i ngriu ne buzë, u ngrit pa u gdhirë
    avllinë kaloi si  nga istikami,njeriun të shpetonte.

    Trimi belbezonte ca fjale , ende i gjallë,
    djali ia lepiu buzet e pjekura me pershtymë,
    krismat e armeve s’e lanë ta leviste,
    mbi koke si bresher plumbat rukullisje.

    Carcafin e bardhe te trupit kufomë,
    pa dashur si shennje, e hiqte zvarë,
    me vrap e futi  fshehurazi nën palltushke,
    nga gjaku i ngrohte a frika ,mendja verdallë.

    Nen minderet,ne tavan e ne strehët                        ,
    ç’te bente ,te tregonte a ta fshihte ,
    carcafi i bardhe me gjak te mpiksur,
    i trimit, i martirit pa emer ishte.

    Nje mendje ne koke  i ra si ta nxirtë,
    çarçafin e vari si perde në mur,
    i beri nje fremë,nje kornizë te drurtë
    ta shpinte ne konkursin e shkollës si pikturë.

    Piktura e tij ishte befasuse, brilanete,
    plot emra i vune , portret me njolla gjaku,
    misterin,sekretin e saj asnje s’e dinte,
    çfare fshihte ajo pikture e gjallë si flamur.

    S’kish si ajo pikture,fantazi e talente,
    ne vend u nderua, me çmim te parë,
    Paris, në Luver ekspertet e dalluan,
    pikture  me njolla gjaku ta ngrira, origjinal,..

    Djali se fshehu misterin ,piktura doli në dritë
    tregoi me turp ciltersisht  historinë,
    kufoma ,arkivol ,qefin i mbeti si shenjë,
    ne Muzeum Kombetar e  e varur si flamur.

    Carçafi me njolla gjaku u quajt si kryevepër,
    nuk ishte gjeni a  tabu, por fantazi relike,
    albanian talent  piktura  e martirit u laurua,
    si gjigandët Pikaso, Van Gog  e Neruda.

    Krëkojne martirin , labirinth gjetja e varit,
    as eshtrat s’i gjejnë ,historia mbeti legjende,
    ne cep te rrugices,nënat ,vajzat prëkulen,,
    përditë në altar,qirinj,lule e  lotë  me lutje .

    Luan Kalana

    Devolli.net 29-01-2012

    Ndiq Devolli.net në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

    Shtoni një koment...

     
    Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet Foto nuk ngarkohet