Home / POEZI / PIKNIK në POPOVEN
loading...

PIKNIK në POPOVEN

PIKNIK në POPOVEN

Ku të shlodhet shpirti,ku kraharori të zjen?
ku të ledhaton era, ku qetsinë e gjen?
ku çuket qukapiku, e ketra kercen?
Lart përmbi Sinicë,i thonë, Popoven

ajo perlë e bukur, sa kujtime më sjell
kur me shokë piqnim, shqerkën, dë hell
në ato ditë maji, me freski e me diell
ku flladi pranveror, aromë përcjell

Popovenin,as me klubet luksozë,s’e ndronim
kur hellin,kukurecët,si shkabat e coptonim
me dorë zhvatnim mishin,me dorë dhe meze
me dorë mblidhim dhe copkat,që na binin përdhe

si të mos na vinte, pikniku, aq mbarë
kur Bedir Memelli, ish mjeshtër për zjarrë
kur Todi për llokma ,për kunja s’kish të sharë
kur kishim Qerimin,që na bënte inventarë

sarroshë e xurxull ,me raki’ ball’ kazani
të zjerrë dy herë ,të kënaqej xhani
ja thoshim popullorçe,qëndisnim serenatë
kërcenim devolliçen,shaka e gallatë

ne s’deshëm kamarierka, të na nxirnin gjinë
për pirunë e pjata s’e prishnim terezinë
me faqorkën e Nishit, e rrëkllenim rakinë
gjer mendja sarroshe,na merrte arratinë

lokal “Popoveni”,ndënë hije,përjashta
nuk kishte kamarierka,të lyera qimekashta,
kareklla nuk kishim,zhgryheshim nëpër fletrat
muzikë bënin zogjtë,akrobatë kishim ketrat

———

Mosha po më ikën,më vjen mire ,s’më vjen
por në damarët e lodhur,gjaku më zjen
ndoshta bëhem zog,e maji, më gjen
në mes të sinicarëve,lart në Popoven

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...