Home / POEZI / PIJANECIT
loading...

PIJANECIT

PIJANECIT

-Ç’je bërë në këtë ditë ,o ditëzi
kush je ,ku vete,vallë a ke shtëpi
i shkule zorrët,shtërngohesh,vuu e vuu
dhe ujët s’të mbahet,e bën aty këtu
urinon e urinon,shtyllë me shtyllë, mbete
gjysëm përdhe e gjysëm nën vehte

pse je xurxullosur,ç’hall të ka zënë
a ke fëmijë e grua,a ke baba e nënë
pse shahesh,i mbledhur, kutullaç,si kërpudhë
mos ke ndonjë grua,që mos e gjeç mb’udhë
ç’ke që dridhesh e venitesh,si flak’e qiririt
mos vallë fëmijët,s’tu bënë të ahirit
mos të ikën refugjatë,e të poqi malli
të ka zënë e mira,apo pi nga halli

në ata sy të spërkuqur,gërmoj hallet e tua
ngreu të pret gruaja,ah, e mjera grua
në ke nënë, shko, të pret nëna qyqare
ta dinte kështu,nuk të bënte fare
shih si katandise,si një kërcu i ngrirë
si fjetka burri ,në trotuar i shtrirë

o njeri që lekundesh,mbi dy këmbë të mpira
mos vallë, s’ke derte,por, pi nga e mira
atëhere,nuk kam,se ç’hall të të qaj
në merr shtatë,e prish tetë,askush s’të ka faj
atëhere, o njeri ,mos prit, të të mbeten
me qafë, paç veten

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...