Home / POEZI / Piedestalet zhgënjim
loading...

Piedestalet zhgënjim

Piedestalet ,zhgënjim

Vras veten të gjej,me kë më ngjason Atdheu im,
si një sklupturë gjigande rënkon shtrirë përdhe,
si legjenda e Rozafës,gjymtyrtë me muret rëzuar,
mundohem gjithë natën ti ngreh,gjumi s’më le.

Si Odiseja mes dallgëve vij me varkën e Noes,
të gjej një copë tokë,të ngrehim një strehës të re,
si mercenarë a kryqëtarë të shkelin të copëtojnë,
gjymtyrët t’i grabisin Dean,Shpatën*,trofe për muze.

Thërras Zeusin dhe Jezusin të ngjall të vdekurit,
errësires së natës me llambën e Aladinit në terr,
gërmoj si arkeologët të ngre lart si shqiponjë ,
ti buzë varit,lutesh mos të shesin a të futin nën dhe.

Zhgënjim,befasohem nga vëllezërit atje në vatanin tim,
në vend që të më japin një dorë,të rinojmë,të ngrehim,
më sulen si Drakula të shqyejnë,më japin shqelmin,
fshehurazi ngrehin piedestalet me ar, të venë vetin….

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...