Petulla me kos

Petulla me kos

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi (një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë.

Për 4-5 persona duhen:

  1. Miell 2 gota uji,
  2. kos 1 gote uji,
  3. vezë 1 kokerr, kripe,
  4. sode 1/2luge kafeje,
  5. vaj 2 filxhane kafeje.

Devolli.net

POSTIMET E FUNDIT

autori

Faqia zyrtare devolli.net do të ofrojë mundësi lundrimi dhe përzgjedhje informacioni në hapësirën e faqeve shqiptare të internetit.Dhe një informacion të gjerë për Rrethin e Devollit Bilisht.

Komentoje ne FaceBook

Nuk ka akoma komente për tu shfaqur

HAVE SOMETHING TO SAY?