Home / POEZI / PER NJE URE MBI DEVOLL
loading...

PER NJE URE MBI DEVOLL

Per dy nenat ,qe u mbyten ne Devoll,ngushellime familjeve

PER NJE URE MBI DEVOLL….

Pse o pushtetarë,pse
na futët të gjall’ në dhe
jemi shekulli i 21-të
ju një urë,nuk na bëtë

lumi i akullt,e gjer ne brez
i hyjn’ njerzit,mes përmes
her’ me kafshë, her’ me traktorë
vuajnë, mileti i gjorë
herë sytë, u shohin tmerr
se vje lumi dhe i merr
ç’bëhet kështu ,mor’aman
sikur jemi n’Afganistan

sot në Dobranj,u bë gjëma
në lumë, mbyten dy nëna
dy klithma në lum’ u tretën
5 fëmije, jetimë mbetën

sot në Dobranj,ka rrënë zi
për një urë, kjo tragjedi
uji nenat,ka mbeshtjelle
nën nje gropë,në lumë thellë
thyer brinjët e kraharorit
nga rimorka e zetorit
ishte fati rrokullimë
ikën nënat,lanë jetimë

Pushtetarë ,si u zë gjumi
sot dy jetë ,i morri lumi
pushtetarë , që vota mblidhni
pse u zgjodhëm,që të vidhni?
Na hëngrët me kockë,e lëkurë
si s’menduat,për një urë
vidhni, mos u ngopshi kurrë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...