Home / POEZI / Për Devollin Poemë
loading...
Lumi Devoll

Për Devollin Poemë

POEMË

Për Devollin Poemë

Që Zëmblak e deri tutje…,
Ku fillon Gryk’ e Cangonjit
Vijnë fshatrat pa shkëputje,
Në dy brigjet e Devollit.

Nëpër netët devollite
Të magjishme sa më s’ka
Hëna veshur me dimite,
Yjet larë me sërma.

Natë e qetë, e shënjtëruar,
Ëmbëlsisht endet mbi lumë.
Si një nënë e dhembshuruar
Bijtë e saj iv e në gjumë.

Thellësitë e këtij mali
Mbajnë me mijra thesarë.
Buron ujët si kristali
Që zbret tutje …me ujvarë.
.
Pa sa vjen edhe më shumë
Zgjeron shtatin i hazdisur,
Përplas valët peçeshkumbë
Lumi plak e kokëkrisur.

Gjithsaherë janë përpjekur,
Ta dredhojnë shtratin e tij.
Pushkën gati nëpër shekuj….,
Për çdo hasëm faqezi.

Nëpër luftra me Dovlenë,
Me çdo hasëm kobëzi.
Trimat që mendueshëm flenë,
Mëma varret s’ua di.

Ikte Nemsja, Frëngu vinte…
Njerzit gjith’ po muhaxhirë.
E sfilitwn ato vite
Gjysëm bardhë e gjysëm nxirë.

Plepi mbetur gjith’ me brengë
Flet për Malon e Selmanë…
Trimat mbetur si legjendë
Nëpër luftra me Junanë.

Ndënë hijen e Flamurit
Kishin Zot e kishin Fe.
Jepte besën burri-burrit
Për një Komb, për një Atdhe.

Ilon mik e kish Hyseni,
{Ato vite që më s’vijnë}
At Thomai nga Vërleni,
Kishte mik Hafës Sabrinë.

Nëpër dasma devollinjtë,
Nëpër shekuj kordhëtarë.
Me qostekët e florinjtë,
Gjithnjësoj qylafebardhë.

Fustanellën dhe mintanë
Me Tirtir të zbukuruar
Mëngët gjithpi me gajtanë,
Kallcat me tirqe shtrënguar.

Pa kur dredhin atë valle,
Trimërore sa s’ka më
Ku rrëmbyer e ku ngadalë,
Duke qeshur ndënë zë.

I do mjeshtra e muratorë,
Mjeshtra dhe në bujqësi.
Gurët pot ë zënë me dorë,
I kthejnë në flori.

Kush përhapte diturinë,
Kush me plumba xhamadanë.
Për Flamur e Shqipërinë
SI ZOGJTË NË TRAMUNDANË

Ku s’e gjenje devollinë…!?
Mërgimtar kënd e kënd.
Amerikë e Argjentinë…,
Prej aq kohë sa s’mbahet mend

Nga Vllahija dhe Misiri,
Deri në Australi…
Pa kur vinin nga mërgimi
Sillnin kamje e pasuri.

Me mendime perëndimi,
Sillnin plane e kulturë.
Filloi jeta, lulëzimi,
Gjallëri që s’ish parë kurrë.

Dimrit këngë e muhabete,
Rrotull vatrave me zjarr.
Kjo raki për shtatë qejfe
Dhe të vdekurin e ngjall.

Me tërbimin e ciklonit
Fryn Goreni e shkon e vjen.
Fishkëllen Gryk’ e Cangonjit
Merr me vete gjithshka gjen.

Veç dëborë e asgjë tjetër,
Deri tutje nëpër shpate.
Vende-vende votrometër,
Nëpër rrugë e monopate.

Ngroh të ftohtit këtë natë,
Zemra e njer’zve të mirë.
Porta hapur dy kanatë
Për udhëtarë e mysafirë.

Pa të tregojnë se paska ndodhur,
Që prej motive të shkuar….
Shlodhte rrugëtarë të lodhur,
Ky burim ujëkulluar.

Dhe gojdhëna këtu niset ,
Mori krah e mori flatra.
Gojë më gojë endet mbi viset
Gojë më gojë endet mbi fshatra.

…Pa një ditë vjen tek burimi
Një djalosh që përtej mali…
Drobitur nga rrugëtimi….
Djegur zjarr e zhurr nga malli.

Si një yll shkrepëtimtar,
Vetëtimthi vjen e shkon…
Dimrit odave me zjarr,
Brezi-brezit ia tregon…

O JU MALET ME DËBORË
PSE S’QANI HALLET E MIA….
Trimat kapur dorë për dore,
Lot e brengë Shqipëria.

Ndër limeret e Moravës,
Trimat shkelnin çdo ferman,
Me dyfek nga anë e anës…,
Për Liri e për Vatan.

Si përflaken nëpër qiej
Gjithë kometat rrugëtare
Ashtu rrojnë gjithandej
Trimëritë shqipëtare.

Kur Evropa, bushtra plakë
La kuçedrat të na kafshojnë,
Kur na hapi atë plagë,
Që ende s’po e shërojmë.

Batare në Prroi i Thatë,
Krisi pushka te mulliri
Po luftonte me andartë
Ali Çaushi dhe i biri.

I ngjitet malit përpjetë.
Rreth e qark si në pëllëmbë.
Ishin vitet trembëdhjetë,
Që na plagosën aq rëndë.

Një dyfeg te Gur’ i Prerë,
Zbraz dhe një te Lis’ i Gjatë….,
Por ndjen shpatullën t’i therë
Një plumb pas i hap një plagë.

Por nuk jepet Bido trimi,
Zvarrë-zvarrë e ca nga ca…
I flet Sefes tek Burimi ;
‘Krahët na kanë marrë ata.’

Këthen kokën pas Seferi,
Një andart mbas shkëmbit sheh.
I thërret; ‘-Mor der pe deri.’
Dhe i zbraz një batare.

Aqë shpejt sa hap-mbyll sytë…..,
Bidua sheh se përkrah tij
Lufton Miti vet i dytë,
Të dy trima devollinj.

Edhe sot e kësaj dite
Plagët tona rrjedhin gjak,
Këto troje nëpër vite,
Tokë e qiell u përflak.

Karadaku me Sërbinë,
Përtej detit hasmi tjetër.
Luftë me Junan mavrinë.
S’mbyllet dot plaga e vjetër.

E nuk shuhet jo, shqiptari,
Se janë trima dhjetëfish.
Të vdekur ngrihen nga varri
Armët rrëmbejnë sërish.

Qiell e tokë oshëtijnë,
Trimëritë rradhë-rradhë.
Bota shtrembëron turinë;
‘-PO ME SE LUFTOJNË VALLË!!??’

Mijra bij kushdi ku flenë.!!
Gjumë në përjetësi.
E sterosi Mëmëdhenë
Firauni faqezi.

Mal mbi mal e gur mbi gurë
Shenjtërohen dhe më tej.
Trimat që s’do vdesin kurrë
Enden nëpër shtatë qiej.

Mbi Devoll, mbi gjithësinë
Hëna e artë gjithw visit.
Gjithnjësoj seç ven’ e vijnë,
Gjithnjësoj secili ndrit.

Dimri plak dhe nëpër male
Po largohet me sinor.
Vjen Pranvera shtojzavalle
Me kostumin mbetëror.

Ndër lëndina marrin flakë
Lulet mbushur ngjyra plot.
Porse zemr’ e nënës plakë,
Do, … por s’mundet, s’gëzon dot.

Nga foleja porpolloku
Jep mesazhe dashurie.
Ligjërim’ i këtij zogu
Shkon korije më korie.

Gurgullima e ujit fliste,
Çdo pëllëmbë e çdo ugar.
Shqip bisedat pleqërishte,
Duke dredhur një cigar.

Pinin ujë me kristale,
Djemtë lisa gjer në re.
Zemrën zjarr si këta male,
Për një komb, për një Atdhe.

Devolliu duarartë,
Kordhëtar e syrin pishë.
Burrëror e zemër zjarrtë,
Di t’i flasë dashurisë.

Që nga Krojet e Kulmakut
Humbet ujët nëpër fletë.
Tek Burimi i çardhakut
Të pish ujë e të pish jetë.

Ndër koriet me dushkerë,
Shpatet bush dhe erë çaji.
Gjithandej vjen erë pranvere,
Gjithandej fryn erë maji.

Rinë fshehtas ndër burime,
Djemtë, zemra përvëluar.
Çupat gjith me psherëtimë,
Me bucelat nëpër duar.

Dikush çohet, hedh një fjalë,
Dikush hesht e s’pipëtin.
Çupkat fshehtas e dalngadalë….
Hedhin sytë me përgjërim.

Malli hesht e prapë flet,
Është mall’ i dashurisë.
Mbushin ujë e shpejt e shpejt,
Ulin cepat e shamisë.

Gjithandej fle gjithësia,
Po dremit dhe lumi plak.
Gjithë trevën…qetësia…,
Deri tutje….në Zëmblak.

Ja dhe Babani i lashtë,
Me selishta çdo shtëpi.
Gjithë vllazëruar bashkë,
Mirësi dhe mbarësi.

Kush kish tokë ca më shumë,
Dikush bagëti më pak.
Merrnin ujë nga një lumë,
Që kalonte nëpër fshat.

Si në Baban e në Ponçarë
Ish bekimi i Perëndisë.
Me zajretë plot hambarë,
Plot zamzanet e rakisë.

Po kështu i gjithë Devolli
Nga Hoçishti dhe Sinica.
Zoti mbarësinë solli,
Gjer nga Dardha e Bradavica.

Se Njazi Agastra vetë
Fis fisnik e mendjehollë
Përhapte shqipen me fletë
Dhe shtëpinë e bëri shkollë.

Gjithë komitët nëpër mote,
Me dyfek e me Bajrak.
Kur Dovleti i kërkonte,
Tek kjo kullë gjenin jatak.

Shkollat shqipe rradhë-rradhë,
Si në Baban e në Bilisht.
Njëqind e ca vjet më parë
Progri kish një shkollë shqip.

Erë dushk e luleshqerë,
Gjithë Devolli shkëlqimtar.
Në çdo fshat e në çdo derë,
Begati në çdo ugar.

Ëngjëjtë flenë por djajtë s’flinin
Rusi dërgon sërbit fjalë….
Sërbi dërgon Miladinin,
Që të mbjellë atë farë.

Shkatërrimi vjen një ditë,
Sa njëmijë e një rrufe.
Vijn’barbarët komunistë,
S’njohin besë e s’njohin fe.

S’pyesin babë e s’pyesin nënë, Kish
Dhe femra gjithashtu.
Shkatërrim që s’ka të thënë…
Endej vendit tutje….tu…

Se atdhe kishin Rusinë,
Shokët vrasës dhe hajdutë.
Për baba kishin Stalinë,
Bijtë doçër e kopukë.

Kudo shkelnin linin sherr.
Nëpër fshatra e në çdo turmë
Ngjallnin frikë e ngjallnin tmerr.

Kish disa edhe prej tyre
Që babanë kishin vrarë.
Në mbarim të kësaj mynxyre,
Nëpër fshat e hiqnin zvarrë.

Si hordhitë me barbarë,
Me dredhi e pabesi,
Qindra, mijra vjet më parë
Kur hante njeriu-njeri

Bushtra e kuqe, bushtra plakë
Kudo shkelte lot e zi
Kudo shkelte gjak e plakgë,
Kudo shkelte pabesi

Mbledhur odave me zjarr
Burrat flisnin gjithsesi…,
Duke dredhur një cigar:
‘Ç’qe kjo gjëmë o Perëndi!’

‘Nuk ka besë komunisti’
‘Komunisti ska as fe’
‘Është i poshtër si Jeziti’
‘Me motrën e tija fle’

‘Mirë e thosh Hafëz Aliu’
‘Njëzet e ca vjet më parë’
‘Kafshë do bëhet njeriu…,’
‘Po na mbiu ajo farë’

Gjithë Devolli suferinë,
Për çdo hasëm faqezi
Flamuri brinjë më brinjë
Mori plagët përsëri

Iu hoq shenja e Liktorit,
Iu vu ylli komunist
Me Stalinin e Moskovit,
Donin të flisnim rusisht

S’kith të thënë e s’kish të ngjarë
Vidohovë gjer në Vranisht,
Në Kapshticë e gjer matanë
Gjithë Devolli fliste shqip

Në Qytezë apo në Sul
Që në Çetë e deri lart…
Shkolla shqipe dhe në Plur,
Gjuha shqipe në çdo fshat,

Fshat më fshat e kudo vinte
Me Mihalin lavdiplot
Për shqipen retë përpinte
Et-hem Zhgaba patriot

Pushka, penën mbante praën
(Trimat duhen dhe të ditur)
Gjoksin me dy palë gjerdhane
Nëpër vitet faqendritur

S’kanë të shkruar e të thënë
Pabesitë komuniste
Të vriste natën pa hënë
Të qante po asaj dite

Ishin mbledhur tre kukudhë…,
Ylli, drapri dhe çekani.
Pabesitë udhë e paudhë…..,
Komandant Mugoshë Dushani.

Fill mbas Mukjes vjen njoftimi;
‘-Në Ziçisht ju presim nesër!’
‘-Anë e kënd u bë pajtimi,’
‘Si vëllezër të lidhim besën.’

Ishte Juda i Ziçishtit,
Mihallaqi besëprerë.
Ftonte burrat e Bilishtit
Pabesisht në pritë t’i zerë.

Nisen bijtë nacionalistë,
Bijtë e shqipes dykrenare.
I besuan pabesisë,
Pjellës sërbe dhe zuzare.

Përmbi trimat bataretë…..,
I qëlluan papandehur.
Vendi rreth fare i shkretë
Mbi njëqind veta të fshehur.

Feti trimi nga Vërleni,
Bir i fisit Jazexhi.
Por Tefiku qen bir qeni
E vrau në pabesi.

Krisi lufta gjer matanë…
Natë cubash, pabesie.
Dhjetra grekë partizanë,
Prisnin fshehur në korie.

Flet Hilmi Perona, dritë.
Sillte besën që nga Suli;
‘-Djema kemi rënë në pritë!’
‘-Rroftë Atdheu dhe Flamuri!’

Doktor Hadi Kasimati
Fillon shtije, vetëtimë.
Por një plumb e merr sëprapi,
Një tjetër brinjë më brinjë.

Zija Gashi përbri tij,
Gjoksit dy rëkera gjak.
Ky shqiptar kosovarli,
Mik me Kullajt në Zëmblak.

Shpirti sa iu regëtinte….,
As rënkim, as lot në sy.
I zunë bishat komuniste,
Me thik’i therrën të dy.

Hylbi Kulla plagë-rëndë.
Në Mulli pozicionohet.
U përgjigj me zjarr e këngë,
Kur i thanë të dorëzohet.

Pabesi, gjak e mynxyrë,
S’kish më plumba kur hapën portën.
I përshtyu në fytyrë
Para se t’ia prisnin kokën.

Hyn i pari Myzaferi.
Ishin shokë në Lice.
Me dorën e tij e therri
Komunisti i pafe

Adil Graca, Kryeplaku…,
Fishekët i qenë mbaruar.
Vendin rreth e mbuloj gjaku,
Kur me thika e masakruan.

Por nuk vriten trimëritë
As me prita, as me pusira.
Yje që lëshojnë dritë….,
Mëmëdheu ka me mijra.

Enden qiellit të malluar
Kurt ë gjithë flenë gjumë.
Shpirti i tyre i etuar,
Natën ulet përmbi lumë.

Shkëlqimtarë si në legjendë…,
Rrojnë në përjetësi.
Shpirt’i tyre lot e brengë,
Për nënoken Shqipëri.

Sërb Dushan Mugosh, lugati,
S’ngopej dot me gjak shqiptari
Njëzet e ca veta mblodhi nga fshati
Ca i therri, ca i vari.

Edhe vetë mëma tokë
Edhe qielli përmbi të,
U rrëqethen nga kjo kobë
Kafshërore sa s’kish më.

Një djalosh ende papritur,
Kur ende luante me shokë.
Në një pemë e kishin lidhur
Dhe bënin copë-copë.

Qetësisht sheh këtë gjak
Komunisti i pafe,
Tahiri, vampire plak,
Pjellë e fisit Kadare.

Flet tmerruar partizani,
Që Mugosha kish përbri;
‘-Pse e rrope përsëgjalli…??’
‘-Ç’paska bërë ky fëmi!?’

Flet Mugosha qetësisht:
– Besa nuk ka ba kurgja
– Por se asht nacionalist
– Ngopje s’kam të gjallë t’i ha

Ky i vogël i torturuar
Ishte ende fare fëmi
Kur i prenë këmbë e duar
Vetëm se ish devolli

Britma e tij aq fëminore
I tronditi malet rreth
Gjysmëhëna si kosore
Nga kjo skenë u rrëqeth

Dhe dërgoi yjet e artë
Ta shpëtojnë prej mynxyre
Duke rendur nëpër natë
E bënë vëllanë e tyre

Nëpër netët e florinjta
Yjet derdhin dritën lumë
Ali Lumi nga Koshnica
Si rubin shkëlqen më shumë

Dhe kështu kjo farë e ndyrë
Pjellë e bushtrës moskovite
Shkatërrimi si mynxyrë
Shkel zakonet devollite

Nisën vitet e sterosur
Diellë s’kish, as hënë s’kish
Nis kalvari i pasosur
Çdo llahtar fliste sllavisht

Zjarr mbi kishat, mbi teqetë
Zjarr e flakë mbi xhamitë
Shkatërrim poshtë e përpjetë
Vrisnin, prisnin pabesitë

Njerzit merrnin arratinë…,
Dikush ikte, dikush mbeti
Dikujt varrin nuk ia dimë.!!
Merrnin shtigjet për sëshkreti.

Kush kish shqipen me dy krerë
Kush kish zemër prej shqiptari
Bridhte koba derë më derë
Vriste plumbi dhe litari

Koba ngjitej Trestenik,
Zbriste tutje Sulit plak.
Që nga Treni në Vërnik,
Kudo shkelte, gjëmë e gjak

Lidhur pleq e lidhur plaka,
Gra, fëmijë lebetitur
Pas shtëpitë përpinte flaka,
Mall e gjë, gjithçka grabitur

Lot e kuje, e prapë lot,
Nga Kapshtica në Ponçarë
Derdhej gjaku kot më kot,
Shqipfolësit vrisnin shqiptarë.

Patriot Selman Barolli,
Burrë i urtë e fisnik,
E njihte i gjithë Devolli
Këtë plak në Trestenik

Para nxënësve, tek ky vend,
Oborr’i shkollës fillore.
Ende gjumin jua tremb
Kjo masakër kafshërore.

Pushkatuan xha Selmanë,
Se ish fis e gjak shqiptar
Lidhur tok me të vëllanë
Lidhur tok edhe në varr.

Klithën mbeskat, nipëria:
– Gjysh, o gjysh! – Lotët rrëke,
– Fjala e tij: Rroftë Shqipëria!
– Bëhuni të mirë san e!

S’kanë të shkruar e të thënë,
Barbaritë komuniste.
Të zhdukte natën pa hënë,
Të qante po asaj dite.

Lot e tmerr në Vishocicë,
Me vendim nga gjyq’ i zi.
E varën po atë ditë
Mendunë fare fëmi.

Menduh Voci foshnjë fare,
Vjeç nuk ish pesëmbëdhjetë.
Dy putana dëshmimtare
Mashtruan se ish njëzetë.

As me zjarr e as me hekur,
Bushtrës si shuhej tërbimi,
As me mijëra të vdekur
Nëpër geto internimi.

Vret kopeja me vandalë,
Nuk njeh komb, nuk njeh atdhe.
Rrënjëshkulur e rrënjëdalë,
S’njohin Zot e s’njohin fe.

Në Bilisht, ja nga kjo derë,
Brez pas brezi e nderuar
Janë me dhjetra shehlerë
Mirësi kanë predikuar.

Nga kjo derë që Sheh Qerimi,
Patriot e shenjtëri.
Qe dervish edhe i biri.
Trimi, i miri Sali.

Piluri i Ilirisë,
Qysh në kohën e Pirro trimit.
Çdo pëllëmbë e lashtësisë,
Rrjedh si ujët e burimit.

Zunë Eminin, Kryeplak
Donte gjak kolera e kuqe.
Por sa fikej një zambak,
Çelnin me dhjetra burbuqe.

Dhjetra bij vrarë nga fshati,
Trima, lisa e furtunë.
Trimin Sehit Bylykbashi
Tradhëtisht në pritë e zunë

Djegiet, vrasjet, batërditë.
Burgje, geto internimi.
Në Devoll ditë për ditë
Binte koba e tërbimi.

Bijtë u rritën pa baba.
Gjith ende me shpirt të vrarë.
Por fisnikë si ATA.
Si ATA, po aq shqiptarë.

Natë e qetë e shenjtëruar,
Ëmblësisht endet mbi lumë
Si një nënë e dhemshuruar,
Bijtë e saj iv ë në gjumë.

Që Zëmblak e deri tutje…,
Ku fillon Gryk’e Cangonjit
Vijnë fshatrat pa shkëputje
Në dy brigjet e Devollit

Lumi plak endet me brengë
Duke qarë ndënë zë.
Shkëlqimtar si në legjendë
Për trimat që s’janë më.

Mal mbi mal e gur mbi gurë,
Me flamurin kuq e zi
Trimat që s’do vdesin kurrë
Gjurmë në përjetësi.

Gjithandej e ka qyshkur,
Gjithandej ku ATA flenë,
Çdo pëllëmbë digjet nur,
Shenjtërisht për Mëmëdhenë.

Mal’i Thatë… deri tutje….
Shkëmb e bush gjer mbi Ivan
Tej Morava pashkëputje,
Me Gramozin kapedan.

Vjen Devolli gjith me brengë,
Nëpër motet që do vijnë
Nëpër valle e nëpër këngë,
Do këndojnë trimërinë.

Nga Ylber Merdani
Korçë 1999

loading...

Komento!

loading...