Home / POEZI / Pena e Mësuesit
loading...

Pena e Mësuesit

Pena e Mësuesit

“Duaje Mësuesin si prind, për ju fëmijët është një edukator i artë ..”
Thënije të mënçura

Sa mall kam për penën time,
vitet e lanë jetime në humbëtirë,
e mbajnë peng,monstër për relike,
e burgosën për jetë në ca kalive.

Nuk ta ka më nevoje njeri për ti
e di që nuk më mban mërri,
megjithëse nuk jam ai djalë i ri,
kujtoj vitet kur ramë në dashuri.

Për mua ishe fjala e shkruar,
atë që s’e guxonte goja,
e thoje heshtur me ëmbëlsi,
për mua ishe më shumë se flori.

Me gjuzën tënde të argjendë,
mesove të shkruajnë nxënësit e mij,
të qëndisin ABC-gjuhën e nënës,
shqipen krenare në kuq e zi.

Me bojën blu na llangosje duart,
ishte gjaku yt që gërvishje letrën ti,
kur s’fliste zemra shkruaje si kaligrafi,
ti na mësove si të thurim poezi.

Nga larg dëgjohet një zë në humnerë,
“Puthmë njëherë me mollëzat e tua,,
shkruaj ca fjalë e reshta e për mua,
Nënës, së dashurës,”-Zemër, të dua… !”

Luan Kalana
Vishocicë,Devoll
gusht , 1995

loading...

Komento!

loading...