Home / LAJME / PERSONALITETE / Pellumb Agolli, nje nga mesuesit me te dashur te Vishocices, si bir i denje i saj,
loading...

Pellumb Agolli, nje nga mesuesit me te dashur te Vishocices, si bir i denje i saj,

Pellumb Agolli, nje nga mesuesit me te dashur te Vishocices, si bir i denje i saj, ”

Jetoj ne nje qytet qe e dua, brenda zemres se tij-kristal ! dhe druhem ,a do mundem dot, qe fame,nga fama ime t’i fal !? “

Skender Rusi

Nje figure e thjeshte popullore e mesuesve diteve tona ne Devoll Intelektualeve te mencur e te urte ,edukatoreve e mesuesve patriote ,qe sakrifikuan jeten e tyre duke punuar me vetmohim pa u kursyer,me sakrifica e ne veshtiresi per edukimin e brezave te tere te Devollit me shembullin e vepren e tyre,qe rezatojne drite e dituri per sot e per te ardhmen. …..

Ai ecen cdo menjgjes ne rruget e pa mbarim te jetes ne qytetin e tij te dashur,te Bilishtit,duke pershendetur i pari te gjithe kalimtare nga te dy krahet ,pa dallim moshe ,e cdo here do te ndalet per t’i takuar e pergezuar ,por edhe duke i pyetur. Kete pune e ben ai cdo dite edhe, kur nuk del per ndonje pazar te vogel ,do te dale kastile thote e shoqja,-per ti takuar shoket ,qytetaret e tij te vecante ,sic i quan ai ,fshataret e nxenesit e tij. .

Ai eshte gjithnje i kudo ndodhur mes tyre ,ne bisedat e tij,ne kujtimet e tij e ne enderrat e shumta me ta,qe i kujton qe te gjithe me respekt,pa le qe ua mban te gjitheve emrat, ka nje kujtese e nje memorie per t’u admiruar per moshen e madhe qe ka. Floket i jane thinjur por ato tregojne fisnikeri ,pasi zemra e tij eshte e madhe e mendja gjithnje e fresket. Ai mbetet nje pishtar ,nje shembull i madh frymezimi,per optimizmin qe e karakterizon per te sotmen por edhe per te ardhmen edhe kur ajo duket e veshtire ne horizont.Breza te tere ,fshataresh ,qytetare,prinder mesuese e ne vecanti ,nxenesit e tij te shumte ne cdo shkolle qe ka qene mesues e drejtor,por me shume se kushdo per ne vishocaret nje emer nderi e krenarie. …..

Ne te gjithe mezi prisnim te vinte pranvera,per te larguar ate plogeshtine shpirterore te dimrit te gjate e te zymte,megjithese kishin mbritur sihariqte e pare,si dallendyshet bisht gershera, e shenjat e saj gjalleruese. Bari kish filluar te djersitete neper lendina,jonxhet kishin nxjere gjethet e para,grynjerat ishin ndezur e kishin filluar te zgjatnin kercellin e tyre ndersa kumbullat e rrumbullacka kishin celur lulet e dukej sikur ishin mbuluar me debore,anembane shtepive tona,. .Ndersa femijet mezi prisnin me gezim te papershkruar te vinte Dita e Veres,nje feste e madhe popullre si kudo por edhe ne Devoll me shume rite pagane e femijet kishin bere gati llastikat per t’i djegur sic ishte riti i zjarreve,.. ..

Por ne fillim kishim nje feste te gezuar ,festen e mesuesve tane qe i kishim si prinderit tane , pasi shkonim luadh me luadh ato dite per te mbledhur angulice apo ndonje lule c’te gjenim ,se ishin te ralla ne ate kohe,per t’ia dhuruar mesuesve tane te fresketa,e ndonje dhurate te vogel modeste.. Na kujtohet qe i bleme nje liber me tregime historike ,te autoreve te vjeter shqipetare, ndersa vajzat e klases i blene nje shami dore,se aq leka kishim,ose i kursenim qe me pare nga ato qe na jepnin prinderit ne raste te ralla. .Si dhe kishim pergatitur nje buqete te madhe mesuesit tone kujdestar,pastaj ca buqeta me te vogla mesuesve te tjere ,-mban mend me hollesi nje ish nxenesi i tij.qe nuk preferon te vere emrin por ate e do shume, –

Mesuesi yne ishte nje djale i madh e trup sportiv ,nga qyteti i Bilishtit.,i cili e kishte vitin e pare mesues ne shkollen tone ,te Vishocices.Ai me vone u be nje nga mesusest me te ralle e me te miret ne Devoll ,prandaj ne jemi krenare qe jemi brezi i pare i tij.Ishte njeri i rralle ,human ,i dhimbshur i dashur me njerezit,por ,i forte ,optimist e kurajos i madh. .Ai eshte.djali i madh i Tahir Agollit,nje nder kineaste e operatoret e pare ,te kinemase te qytetit te Bilishtit ,.nje nder mesueset me te thjeshte e popullore te Devollit, i paharuari jo vetem per ne koleget por per breza te tere nxenesish ne Devoll e ne rrethin e Korces,Pellumb Agolli…….. …

Ishte nje mesues e edukator i thjeshte i palodhur ,qe punoi me vetmohin ne cdo fshat e shkolle ku e caktonin ,qe nga Moglicat e larget malore e ne fshatrat e Devollit.Nje drejtor i talentuar e me ze e me emer te madh per rezultatet ne punen e tij e ne shkollat ku punoi,si drejtor e kryedrejtor ne Moglice,,drejtor ne shkollen e mesme bujqesore te mbremjes te Vishocices,nje nder drejtoret e pare te saj,me nxenes qe vinin qe nga Menkulasi e Bracanji,nga Bitincka e nga Bilishti e nga fshatrate zones se Vishocices.,nga ku dolen studente te shkelqyer e qe vazhduan me tej e u dalluan ne shkollate larta e ne universitete e Shqiperise.E ngriti lart emrin e shkolles tete vjecare te Vishocices,duke u bere nje nder shkollat me te dalluara ne rrethin e Korces ,per rezultate e larta te nxenesve te saj qe ishin me emer ne gjimnazin e Bilishitit,por edhe per aktivitete qe zhvillonin,per pervojen e mesueve te saj te palodhur e te tjera. .

Me dhjetra e dhjetra kolege mesues nxenes e kujtojne me respekt ,qofte devollinj por edhe korcare qe kane punuar ne shkollen e tij. Gjithnje mburreshin e krenoheshin mesuesit e kuadrot e para te arsimit te Devollit e te Korces e mbanin ne goje si nje mesues i ralle e me pervoje te larte pedagogjike,duke filluar qe nga Nexhdet Mero,,Vasilika Janku,Lumturije [Ocka]Kodra,. Aleko Raco ,Vaske Rado ,Nexhat Mero, Robert Tytymce ,Fari Spaho,,Boriz Muzho,Llambro Shemko,Ali Progeri,Gjnovefa Pecani,Lirie Bylyku[Nake,]Fiqeri Serjani.,Agim Agastra,Neki e Aferdita Mero ,Andrea Palloj,Xhoni Keco.e te tjere…….. ..

Nje grua e vjeter dhe e nderuar ,sherbyese e .punetore e shkolles,Ismeti i Maliqit ,nena e Shpetimit nga Vishocica ,bente be e rrufe per Pellumbin ,duke thene se kish punuar me gjithe ata drejtore,por drejtor si Pellumb Agolli nuk vjen me ,pasi ai me deshte si nenen e tij pastaj si punetore, ku e me ndihmonte ,por asnje here nuk me qortonte . Te shkruash per aktivitetin e tij si mesues e drejtor ,eshte nje kapitull i gjate,per kujtimet e mbresat e kolegeve e te shokeve te tij,te nxenesvet e te prinderve te tyre,te fshatareve,te devollinjve,te vishocareve sic thone shoket e tij do te ishte me interes te madh.Te panumurta jane kujtimet e mbresat e fjalet e shumta qe mund te shkruhen per te, te mesuesve , te kolegeve te vjeter, sic i kujton e nderon ai me respekt te madh ne shkollen e Vishocices ku punoi si mesues e drejtor mesuesit : Ziqiri Voci,Skender Topciu,Kimet Mulluxhiu,,Petraq Xega,Ismet Rusi,Skender e Jorgjie Subashi,,.Agim e Drita Topciu, Skender Alickolli, Andoneta Petrovski,Fiqeri Miza,Nazmi Fetolli, Rami e Fitret Kutrolli,Nefarete Voci ,Manushaqe Mulluxhiu, Luan Kalana, Remzi Muka,, Fehmi Bejleri,Muharem e Qaske Bejleri.,,Bujar e Drita Jazexhi,Besim Bejleri .e shume te tjere ne cdo shkolle ku ka punuar,… .

Por vecanerist plejada e mesuesve te rinj qe nuk do ta harojne ndihmesn me pervojen e keshillat e tij te cmuara.,si mesueset e talentuar ,kolegu e poeti i madh i Korces e i Shqiperise Skender Rusi,,CelikVoci, Sadete Goce,, Petrit e Nimete Kutrolli.,Luljeta Bedulla,,Ana Goce, Habib Kutrolli me te shoqen,Besim Bejleri,Edmond Lame,Setali Mane,,Pellumb Pasholli ,e shume e shume te tjere te rinj qe e meritojne per te vene emrat pasi jo vetem qe kane punuar me te por se ai i ka dhene nje ndihmese te cmuar per t’u bere mesuese te afte e mjeshtra. nje jete pa mbarim.,pa le mesuest e Devollit qe jane te shumte ,duke theksuar edhe ata intelektuale te ajkes se qytetit te Korces , ,Mirdash Pupa,Sotiraq Ziu,Gjergji Vangjeli, nje mesues i ri e i talentuar,i dashur me femijet, te tjere.. ..

Bisedonim me mesuesit me te vjeter te Vishocices ,meZiqiriun,Skenderin, Mesues e specialiste te ralle te ciklit te ulet, te cilet gjithnje i referoheshin Pellumbit ,megjithese ky qe me i ri ,e ata thoshin :”qe ky ka cilesi te ralla si mesues , e do te behet figure e madhe ,eshte nder per ne qe punujme me ate,” e kishin percaktuar drejt kolegun e tyre. .Nga shenimet tona per portretin e Pellumbit po shkeputim nje fragment nga nje bisede me Muharem Bejlerin-,nje koleg i vjeter i njohur per rezultate te larta ne shkollat qe ka punuar ,ne Treske te Korces ,ne Koshnice e Menkulas,e me vone drejtor ne shkollen e Trestenikut.Gjate bisedes citoi :”Pellumbi si drejtor qe i ralle pasi ai asnjehere nuk te prekte por te stimulonte ne pune gjate kontolleve qe te bente apo gjate komkluzioneve qe te thoshte duke na mesuar gjthnje nga nje gje te re ,nga pervoja e tij ne pervojat e mesidhenies por edhe ne ato te te nxenit te nxenesvet “. .

Nuk do te ishte i plote ky pershkrim i thjeshte e portret i shkurter pa permendur e disa tipare te karakterit te tij si nje intelektual i mirefillte.

Ai e urrente karrieren e njerezit karrieriste ne kuptimin dashamires.Sa here qe i afruan poste,funksione apo pergjegjesi ne pushtet apo ne arsim ne Bilisht edhe ne Korce ,ai jo vetem i refuzoi me fanatizem ,por nukdesh te largohej nga ai mjedis e djep i dijes ,nga shkolla e Vishocices,por as edhe nga ajo vater e ngrohte arsimdashese e banoreve te qytezes se Vishocices,pasi edhe vete banoret e konsideronin si birin e tyre te denje ,i cili ngriti me lart traditat me vlere arsimore ,kulturore e artistike te fshatit por edhe emrin e shkolles e te profesionit te mesuesit qe e dashuroi me pasion tere jeten deri sa doli ne pension..Sa here qe te takoheshim me Pellumb Bushken , i cili ka punuar me te ne shkollen e Vishocices,njohes e specialist i njohur i gjuhesise,ai do te thoshte:”Pellumbi ka bere nje hop cilesor si mesues,me pervojen e tij duke u bere shembull ne tere rrethin e Korces me temat e tij studimore ne zanatin tone te mesuesise,se ato jane bere objekte diskutimi ne rrethet metodike me mesuesit qe teregojne rruget e reja per te arritur rendimente te larta ne fushen e dijes me nxenesit. .Ne shkrimin tone,vec figures se madhe te tij si mesues, do te pershkruajme e nje tipar te karakterit te tij ,nje pjese te rendesishme te aktivitetit e te jetes te pasur plot me gjalleri e ngarkesa te medhaja emocionale.Ai ishte nje burre i mencur e i urte ,ku fjala e tij ngjiteshe si me zamke sic themi ne Devoll.Ai dashur pa dashur u be ,nje mesues i nderuar, burre i mencur per unitetin e bashkimin vellazeror mes bashkefshatareve te tij per kapercimin e kontraditave,, ,,ne shoqeri e neper fshatra.Me fjalen e tij qe buronte nga urtesia popullore,me logjike e ftohte ,ai do te ndodhej ne mes tyre ne mes te fshatareve qe i deshte si vellezerit e tij,Me nje mencuri te ralle do te nderhynte ne fillim per te ulur gjakrat ,per t’i sheshuar ,kontraditat,pastaj ishte misioni tjeter me i veshtire ai i pajtimit.Duhej durim i madh ,duhej peshuar fjalet qe te ishin te mirepritura duke i folur si edukator, si prind,,e si nje psikollog i rralle vepronte me maturi per afrimitetin te tyre.

Nuk kish kenaqesi me te madhe per te ,kur fshataret takoheshin si vellezer jepnin duart pa le kur perqafoheshin ai nxirte lote gezimi.Me dhjetra e dhjetra raste e ngjarje ruan ai ne cdo fshat ,duke i respektuar si vellezer e duke i pasur edhe sot miq te familjes.Ishte nje pune delikate e shume e veshtire,nje edukator me talent…Edhe nje aspekt tjeter nga jeta e tij e pasur prej nje intelektuali te mencure popullor.Nje pese te madhe te kohes ,vec te qenit mesues qe i kushtonte nje kohe te vecante,duke qene shembull per cdo pune ne kolektivat ku punonte edhe kur ishte drejtor ai do te cante me figuren e tij te ndershme ,te drejte e te paster, duke qene gjithmone i pari ,ku e kerkonte detyra fisnike e mesuesit edhe te qenit e nje veprimtarit shoqeror ne fshat,,qe kete se ndante nga pasioni e detyra e tij profesonale,,qe qe gjithnje i pari . Pra vec te tjerave qe nje veprimtar i shquar ne fshatrat ku punonte ,duke punuar me organet e pushtetit njesoj si me shkollen qe kur qe i ri e me vone u be nje specialist i njohjes e i zbatimit te ligjeve si nje jurist i vertete,por duke punuar gjthnje me drejtesi e ndershmeri. Kete pervoje ai e shfaqi e ne kohen e demokracise,kur populli e zgjodhi ne pushtet ,ne bashki e qytetit te tij te vendlindjes te Bilishtit ,per te cilin kishte nje debulese te ralle,si drejtues i saj..

Ai u shqua duke punuar me shpirt e me ndergjegje te larte e me pergjegjesi morale te paster,per ti ardhur ne ndihme qytetareve te tij,e per te zgjidhur problemet qe kishin perpara e per konsolidimin e demokracise. Prandaj edhe sot qe eshte ne pension te gjithe ia ngrene kapelen dhe enderojne me respekt te madh.. …Nje tipar dallues i vecante i natyres e i punes se tij ishe shpirtmiresia e tij per t’i bere mire cdo njeriu ,qe mos i ngjitej qimja asnjerit nga asgje e keqe pa le prej tij .Te gjthe e kujtojne sot per ate sherbim te larte qe i ka bere njerezve,nxenesve,kolegeve,mesuesve ,fshatareve jo vetem duke u gjendur ne krahe te tyre ,por duke i ndihmuar pa kursim, duke i bere vetem te mira atyre qe te mos i hynte asnje gjembe ne kembe ,vecanerisht prej tij. Eshte per tu theksuar nje moment ,gjate kohes qe qe drejtor,ai do te bente karakteristikat e mesueve ,kur kerkoheshin ose transferoheshin,,duke i ngritur ata lart per punen e figuren e tyre .Gjithmone kujtonte ,nje nxenesja e tij e shkelqyer ne shkolle e mesme te Vishocices,me vone nje kolege,mesuesja e talentuar e letersise ne Vishocice, e poetesha e devollit ,Englentina Lame[Rusi]dhe na i perserit ne vazhdimisht:: .”

Nuk e besoja po te me thoshin, qe mos e kisha pare vete e lexuar ate te firmosur nga drejtor Pellumb Agolli,qe ai kishte shkruar ne karakteristikat tona, sikur isha heroine… ,-I lumte,dhe kjo,risia e tij e keshillat e medhaja qe me dha kur isha mesuese e letersise ,bashke kolege me te, ,qene nje pasqyre udherefyese ne zanatin tim te preferuar te mesusesise por edhe si derjtuese “gjate punes edhe sot ne gjimnazet e qytetit te Korces. Ai kujton e nderon edhe te gjithe koleget ne fshatrat e devollit qe jane te shumte, por ne vecanti, koleget e shkolles fqinje te Trestnikut se i kosideronte si te shkolles se tij, me mesues punetore te medhenj si Esat Barolli ,Mendar Mulla,Xhafer Agolli,Medehat Kutrolli,Bejadin Hoxha,Nijaz Repa ,Sulejman Hoxhalli,Enver e Xhixhe Berberi, Pellumb Bylykbashi,Tina Muzho, e shume te tjere te nderuar….

Mendari ,mesues i vjeter e spesialist i gjuhes shqipe por edhe ish drejtor,nje koleg i vjeter me te cilin kemi punuar bashke,e kujton Pellumbin me respekt te madh edhe si mesues i talentuar me femijet, ,por edhe si nje prinder i vecante ,i cili ma trajtonte Lilin ,si djalin e tij e i qendronte afer per cdo moment.,nuk do t’ja harroj kurre”.Ai i deshte shume femijet e vegjel,bisedonte me ta ,i puthte e i perqafonte e qe te gjithe e deshin xhaxhi Pellumbin ,keshtu e therisnin, Ai i riti e edukoi vajzen e djemte e tij per t’i bere si vetja e ashtu u bene ,e tani qe jane burreruar….Atij jo vetem qe i vinte keq per njerezit ,por ai gjendej gjthnje mes tyre duke i qendruar afer e duke i ndihmuar me ata me shpirtin e tij prej nje humani te rralle…….

Ai ishte njeri shume i dhimbshur e gjithnje do ta gjeje pas mesimit,ne shtepite e nxenesve me prinderit ,me fshataret pa le kur ata ishin te semure ne shtepite e tyre apo ne spitale. Pellumbi mbetet nje njeri i madh per tu marre shembull ne marredheniet me njerezit, per dashurine e miqesine e pakufijshme qe kishte per secilin ,shok,koleg,mesues,nxenes qe ai ka vecan, ,prinder, fshatare e qytetaret e tij te Bilishtit ,per te gjithe pa dallim.Sa e sa raste te tilla mund te kujtojne e te thone , fshataret ,nxenesit,koleget” .Ai e kishte deren e shtepise sone te hapur,-me thoshte gjithnje kur ishte ne Amerike ,-Fevri Pasholli, “duke na ndihmuar femijet tane ne mbarevajtjen ne mesime por edhe per edukimine tyre.Ai kish shoket e ralle jo vetem si mesues ,qe ju e njihni mire ,por per ne fshataret si drejtor qe ishte nuk bente dallime ,na deshte pa mase packa se ne rinin koke ulur ne ate sistem e mundoheshim te ishim shembull nga te gjitha anet,e ashtu ishin me te vertete,..

Pellumbi qe nje edukator i madh, ai ruante me fanatizem dinjitetin e personalitein e femijes ,te nxenesit e gjthnje na porosiste mesuesit qe te mos i fyenin e te mos i ofendonin edhe kur ata s ‘kishin mesuar apo benin ndonje gabim te moshes .Kete tipar te punes e ruante e me koleget e anataret e kolektivave e tij qe punonte e i mbrionte ne cdo cast,si veten e tij ,pa dallim.. Pellumbi ,vec te tjerave kishte nje talent nje dhunti natyrore,ne pune e tij. Kur lexonte apo studionte do te vijonte ato ,per t’i theksuar ,por me shume per t’i mbajtur mend Kolegu yne i nderuar shkruante poezite e qe botoheshin here pas here ne vitet e para qe ishte mesues ne Vishocice,,ai i kish lexuar e do t’i thoshte Skenderit duke recituar vargjet e poezise se tij,por edhe duke e sugjeruar per te shtuar edhe ndonje varg tjeter te tij ,qe gjithmone Skenderi i thoshte:” dhe ti poet je ,pse i shkruan keto poezite tende ,pse s’i boton ,mos ji modest, Por asnjehere ,poeti i heshtur nuk i botoi ,por i ruan ne blloqet e shenimet e tij .Pa le kur diskutoje e bashkebisedoje me te, do te permendte ,edhe sot po ashtu ben megjithese mosha e rendon,fraza te tera permendesh thenije te medhaja ,pike per pike te mendimtareve ,filozofeve ,historianeve apo shkrimtareve te medhenje i sjell para teje , duke i referuar atyre per cdo argument ose duke recituar vargje te tera poezi perla .Eshte nje cilesi e ralle tek ky njeri i madh i dijes edukator i rralle. Para se te ishte nje mesues i modelit te ri, i denje per detyren e tij fisnike,sic e quante ai,ai ishte me pare nje njeri i thjeshte e i dashur me te gjithe.Te gjithe e kujtojme per pasionin e tij te peshkatarit qe sic thoshte vete ai e kish shkelur pellembe per pellembe lumin e Devollit per te kapur ,peshk e jo me grep por me dore duke u futur neper pellgjet e tij si nje marinar pellumbar,si nje urith,e duke mbajtur frymen gjate ,e i nxirte peshqit nga pellgu sikur te ishin gur lumi.Por kenaqesia me e madhe e tij ishte kur shkonin grup e benin muhabete e pastaj i gatuanin ,i piqnin ne natyre por gjithmone nen kujdesin e tij se qe nje guzhinjer profesionist…Sa e sa kujtime ruajme ne shoket e tij por keto mbledhka sic i quanin atehere gjate pushimeve te veres..Meqe ra fjala ,ai ishte edhe nje guzhinjer i ralle e u be mjeshter, duke vajtur neper dasma te shokeve e te kolegeve ,te fshatareve jo per te fituar , por qe ti kenaqte e qe dasma e tyre te dilte me e mira ,pasi ushqimi e muzika jane gjerat me kryesore te dasmave. Sa e sa kujtime e mbresa te panumurta ruajne dasmoret pa le te zotet e dasmave per pergatitjen e menyse,qe nuk gjejne dot fjale te medhaja per ta falenderuar ate. Edhe nje cilesi e ralle qe e kishte pasion te tij,ishte mjekesia popullore,te cilen e ndiqte me interesim te madh e duke studjuar per te ,por edhe duke mesuar nga ata fshatare te rralle qe perdornin bime mjekesore si me pare, kur s’kishte barna ,ilace..Ai fitoi nje eksperience te madhe ne kete fushe,e u be si te thuash si ata mjeket popullore ,apo me shume farmaciste popullore duke mbledhur neper fushe ,kodra e ne malet perreth bimet mjekesore .I perdorte me pare per vete pasi vuante shume nga krizat ne veshka ,pasi ato i prodhonin gure,por me shume duke i rekomanduar e i dhene nga keto bime shume njerezve te semureve qe vuanin nga semondje te ndryshme…e qe te gjithe jo vetem e falenderonin por edhe i rekomandonin edhe njerezve te tjere tek Pellumbi . Me shpirt prej humani qe kishte nuk pertonte duke i ndihmuar edhe ,kur s’kishte ne shtepi vinte i mblidhte e i gjente ku te mos ishin.Ne kujtese time eshte i paharruar nje rast kur nje te semure e shpune me kriza ne veshkat ne spital,ai pergatiti lengje prej nje bari “bisht miu” i thoshte ,nje tjeter”Sitke “.nje bar , e me pas leng prej ca farave te nje gjembi te eger qe ritej ne kodra,dhe sic thane mjeket ,ajo shpetoi nga ato lengje,ilace qe ia dha e ia pergatiti Pellumbi ,duke ia bere me receta te regullta,ky eshte vetem nje nga ato rastet e shumta qe tregojne njerezit….Nje merite te vecante per t’i qendruar ne krahe te tij ,ne punen e madhe fisnike, ka qendruar e shoqja ,Pranvera [Kacani nga Mirasi] edhe nje kolege ,nje mesuese e nderuar ne disa fshatra e ne qytetin e Bilishtit, ,nje grua e rralle nga nje familje e madhe me tradita patriotike ,nder te parat ne Devoll,nga Kacanet e Mirasit,duke lene gjurme te paharuara si mesuese e matematikes ne shkollen e Vishocices,duke jetuar disa vite me Pellumbin ne fshat,. Ajo flet me nje respekt te vecante per burrin e saj ,shokun e ngushte te jetes e kolegun e palodhur si dhe per prinderindhe edukatorin e mencur te nxenesve por edhe te vajzes e te dy djemve te tyre te mencur . * Pellumbi kishte shoke shume,i kishte si vetja ,mesues e kolege te nderuar e te respektuar ,fshatare te shumte , shoke e Bilishtit te femijerise ,te rinise e te punes me ta. ,.por me shume e kishin ata ,shoke te ngushte e se ,ndajne nga goja,ata jane te shumte per t’i permendur e pa mbarim si: Muharem Menkulazi.Agim Miza, Gezim Begollin……. …

Do te permendin vetem fjalet e nje kolegut tone,Shender Alickolli ,mesues e metodist me nje pervoje te madhe i ciklit te ulet e te hostorise ne Kapeshtice e Vishocice ,qe punoi pa u kursyer si mesues e nje aktivist i pa shoq ne fshat, si nje sinteze e thenijeve e mbresave te shumte qe kemi per Pellumbin,mesues i nderuar e i respektuar ,i cili ne bisedat tona ketu ne Amerike nuk e leshon nga goja ate per cdo rast.”Pellumbi nuk ishte jo vetem nje mesues e drejtor i rralle ,por ai ishte nje njeri i madh me zemer te madhe qe rralle i bejne nenat!” Edhe nje fakt tjeter,mesuesja e Vishocices, Lirie Cuko nga Bilishti,ajo me krenari,me pasion e respekt te vecante do te permendte banoret arsimdashes te Vishocices,pa le nxenesit,kolektivin e mesuesve te shkolles e vecanerisht drejtorin e saj te paharuar Pellumb Agollin e thoshte “Kam shetitur tere Shqiperine tani qe jam ne ministri te arsimit me ekipet e shumta te kontrollit,,ne gjithe ato shkolla, por mesuese te tille,kolektiv te tille punetore e specialiste si tek ajo shkolle, e drejtor si Pellumbi nuk kemi gjetur ,prandaj e kemi bere shembull shkollen e pervojen e tij ne Vishocices per rezultate te larta me nxenesit,per mesuesit me pervoje e specialiste ,e punetore te medhenj,si te mbledhur me kokra misri,aq te mire, model per tere shkollat e mesuesit e Shqiperise”.

Nje nga shoket e ngushte te tij ,qe i shikoje gjithmone bashke jo vetem se i lidhte puna se qe te dy ishin drejtore shkollash,por se i bashkonte pasioni e perkushtimi, ishte i paharuari Andre Palloj, thoshte gjithmone- “ju jeni me fat qe punoni me Pellumbin ,pervec te tjerave qe eshte nje shok i mire ,ai eshte nje koleg dhe nje drejtor artitekt i drejtimit e te organizimit te puneve e te lidhjes me nje kolektiv unik, qe te gjithe e kane zili. Por ai eshte nder ata drejtore qe di te vleresoje e te ngreje lart vlerat e mesuesve te shkolles se tij,pervojen e tyre ,duke ju pergjithesuar ne gjithe rrethin si specialiste te profilit tuaj por edhe si edukatore te rralle.”. ..

Kur erdhi Xhoni turist ne Amerike ,nje shoku e kolegu tone i vjeter, [kishim mbaruar bashke me te ne nje kohe shkollen e larte per mesues gjuhe e letersije, ]pasi kujtuam gjithe ata mesues,qe e pyesja une,rame te dy ne nje binom,per shokun tone Pellumbi:-”I think so” ,te flasim realisht,Pellumbi,,jo veten ne kohen e ne brezin e tij,qendron ne ajken e mesuesve me te mire te Korces,por trashegimia e pasur, pervoja e tij rezaton edhe sot, ne shkollen moderne shqiptare duke ruajtur origjinalitetine traditen e shkolles shqipe.”. Ndersa mesuesi e drejtori popullor i talentuar,historiani,gojeembli ,Fari Spaho nga Vranishti,gjithnje do te dergonte te fala,Pellumbit kudo qe ishte. Mesues Fariu, ishte nje vjershetor popullor,e kish natyren e tij te bente portetin e shokeve e te kolegeve e te nxenesve me epitete e me vargje te rimuara.,me bejte.Na thoshte perhere,Pellumb Agollin ,e kam pasur mesues e koleg te vecante ,por per te kam vleresimet me te mira ,ja c’kam shkruar per te e ja thoj,mos harro:-”

Dy djem si dy luane ka devolli,,nje Drite-ro nje Pellumb,te dy Agolli,nje llagap kane ,nga nje fshat jane,lumin e kane ne balle,Devollit i dolen mbane!”. [mbane ka nje kuptim leksikor me te gjere se ndane,ja arrijne qellimit,.].E me qe jam ketu duam te bejme nje lidhje te mendimit.

Pellumbi eshte njeriu i letrave,por me shume pena e tij e mprehte ka levruar publicistiken.Po te mbledhesh shkrimet ,studimet ,analizat e pergjithesimet e tij te botuara ,per ngjarjet historike te kohes e per figurat e ndritura te vendit ,studimet shoqerore ,ato ne fushen e arsimit e te albanologjise,mund te besh disa libra te tera me disa vellime.Gjithashtu edhe sot pena e Pellumbit nuk ka reshtur se shkuari e duke qene ne pension ,si nje nga drejtuesit kryesore te stafit te gazetes Bilishti e Devolli,,por edhe si nje nga autoret me kryesore te shkrimeve brilante te nje gazetari profesionist,bashke me autoret intelektuale e te mencur te Devollit duke marre shembull poetet brilante te kombit tone , si per kollosin Dritero Agolli e deri tek poeti me i madh i diteve tone Skender Rusi, per figurat e nderuara te Devollit ,po ja rritin emrin gazetave dhe Devollit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne bote.,vecanerisht ketu ne SHBA,qe per ne emigrantet eshte jo vetem nje ushqim shpirteror por edhe nje bashkebisedim i hapur me vendlindjen tone te shtrenjte Devollin.Me keqeardhje e hidherim te thelle mesuam lajmin kobes,te humbjes se djalit te tij ne nje moshe te re te Andit, per te cilin Pellumbi,pesoi nje tronditje te thelle , por edhe ne koleget e shoket e tij. Menjehere gjetem fotografinet e Andit e na u kujtuan fjalet e Pellumbit,”amanet femijet ,se djalin e kam per here te pare qe del nga shtepia”,shkonim bashke ne kampin e femijeve ne Golem te Durresit, duke ruajtur e disa fotografi me ta,dhe….syte na u mbushe me lot….

Kemi besim se Pellumbi duke qene nje njeri i madh,do te gjeje forca per ta kaluar sado pak kete kobe te madhe qe i shkatoi nje plage qe s’do ti mbyllet per tere jeten .. Ne fund duam t’i urojme Pellumbit e gjithe kolegeve tane, mesuesve te nderuar te Vishocices, Devollit te mrekullueshem shendet te plote e mbaresi ne misionin e tyre fisnik, per edukimin e breza te rinj. Por Pellumbi eshte e do te mbetet nje figure e dashur per tere vishocaret,qe punoi e edukoi gjthe ato breza duke i dhene Vishocices, jete nga jeta e tij intensive dhe energjike ne sherbim te shkolles te fshatit Vishocice,si bir i denje i saj. Do te ishim te mendimit qe ne pervjetorin e ditelindjes se tij,te tregohej me shume interes per emrin e figuren e tij,duke e nderuar me tituj nderi se eshte nje figure e madhe , i cili ka kontribuar me shume se kushdo tjeter per arsimin ,Devollin por dhe per qytetin e tij te zemres, Bilishtin.

Le te behet ky pershkrim portreti i thjeshte e i shkurter,per Mesuesin e madh, Pellumb Agollin, ,shembull frymezimimi per koleget e rinj e per brezat qe do te vijne, rreze drite dije e perparimi per te ardhmen tone te ndritur qe kemi perpara si nje vend e nje komb i qyteruar e ne mes te Europes me bij te talentuar e te mencur.

Mars,2011
Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...