Home / POEZI / Patheologjia e FJALES
loading...

Patheologjia e FJALES

Patheologjia e FJALES

Fjala ka burim,ka rrenje e zemer.
Fjala eshte si qenija e gjalle.
A s’eshte ajo ajer e fryme.?!

Fjala lindi Njerine..
Fjala ka jete,ka kuptim .

Fjala ngre njerine,
fjala ka duar e kembe ,
ne tela, ajo merr dhene.
Fjala ka vëlla e moter ,
ka sinonim,antonim …kusherinj.

E para eshte Nena,
..Nëna beri Fjalën..
psataj Even dhe Adamin.

Nga fjala rjedh Bibla dhe Kurani,
u mbushen librat me perralla..
Kur lindi fjala ,lindi e verteta,
lindi dituria,lindi per ne jeta.

Fjala eshte tingull,
eshte shkronje e leter,.
Fjala eshte njgjyrim,perfytyrim,..

Pa fjale s’ka mendim,
s’ka lidhje , komunikim,..
Fjala eshte çelesi i jetes…
Fjala eshte thesar,
s’ka si fjalet e urta,
te mencura, te arta..

Fjala eshte ,ajer jete,..
Fjalet jane shkronja ne rresht,…
Fjala del nga goja,
rrjedh nga mendte…

Fjala dhe goja,
eshte motori i jetes.
Fjala eshte gjemb,
kur e nget per te keq
dhe plumb e helm..

Fjala eshte mjalte ,
sherbet e sheqer,
kur e do per jete,..

Sa e madherishme eshte Fjala ?!…
A ju ka shkuar ndermend ,
sa peshon nje Fjalë ?!..
Fjala eshte mal,vullkan,,,

Nuk ka me keq , se Fjala : -Zjarr !
Te shtrish njerezit, kufoma perdhe
Kur degjon -Help ,Ndihme, SOS,.
sa vlere shpetim keto fjale,.
Please,te lutem, eshte mëshire,
..kujdes se humb Njerine..

Fjala zgjatet,behet llastike,
terkuze,behet thashethem,
qimja behet tra,lemsh nje dynja,
…ngreh boten ne hava.,…

Nje Fjale,.. vetem nje fjale,
…Pyesni ,mendojuni…!!!
Sa enderron Memeci ne jete,
… te thote te artën Fjalë..?!

Sa pa durim pret Nena,
.. te thote Femija fjalen e pare,..?!..

Ushtari i plagosur ne lufte,
kur gjaku i vete lume,
mezi nxjerr nje Fjale,
e ka ka amanet
e ka shprese,dike pret…

Ata te zinjte,para litarit ,
kuri thone :-Thuaj nje Fjale..
– Me jepni nje kreher,
-kjo eshte Fjale ,-e tija,..

Tere jeten ne pranga,qeli
tortura ,burg,sa enderon ,….
i burgosuri per Fjalë -Liri
kur te shohe ai drite, femijë..?!

Ne prag te vdekjes lengon,
i semuri s’thote dot nje Fjale,
vdekja ne shtrat si arkivol
Fjala behet shenje,,
qepallat,syte mbyll per jete,
renkonte te thosh Fjale.

Kur kafshen viziton Veterineri,
ajo s’thote nje Fjale,
hingellin,mjalluin me kot,
veterineri kupton Fjalen,
ate sheron e shpeton.

Si top footbolli me Fjalen,
luajne,e hedhin,gjuajne,e presin ,
Gjykatesi ,avokatet lozin me “Nenin ” ..

Me faj pa faj burgun ta njgjeshin,
po ke para ,të nxjerrin te lire,
le te jesh i lig,
Fjalen L i r i ta shesin.

Fjalen ,Poeti e ka shok,
pa te do hante flete e leter,
prandaj ja di kimetin,..
Fjalen e hedh e perdredh,
si grurin ne leme ne ere,..

Fjalen e lan e than e kreh,
e qeth e vesh e zhvesh,
si nena femijen, e ka çeles,
e ben si te doje, pershesh.

Fajen e ben gur margaritar, art,
vargun e trazon si t’i doje qejfi,
pse keshtu qenka lezeti,..

Mbledh nga jane e s’jane,
figura, ,krahasime ,metafora,
me mendje te çudise dynjane.
Harron se ka me te mençem.
Populli, Fjalen bukur e lexon,
me shume sekushdo,
Fjalen ai e çmon.

Sa e madhe eshte Dashuria,…
ajo puthet me buze e me Fjale,
per Të e sise qan dhe femija.
-E para eshte Nëna ,
pastaj vjen Fjala,

Urime,shendet,mbaresi,
fat ,vella,mik,paqe,
shpirt,zemer,te puth
Me e madherishmja ne Bote,
thesar i patretur,s’ka si kjo pasuri ,
Fjala ..I love,…me thuaj:- te Dua….!

Anonim:

loading...

Komento!

loading...