Home / SOCIALE / Pasthenija e Librit
loading...
Devoll-ALBAIA-Sprove

Pasthenija e Librit

PASTHENIJA E LIBRIT

Kosta Nake

Kosta Nake

Në hapësirat e pafund të shpirtit njerëzor fle ose dallgëzon një oqean ndjesish. Nganjëherë sonda e ngacmimeve të jashtme arrin të depërtojë deri atje dhe atëherë shpërthejnë fontanat. Nga stërkalat që bien mbi tavolinën e punës formësohen …vepra shkencore ose artistike.

Kjo dukuri më duket se ka ndodhur edhe me autorin, ish mësuesin e Gjuhes Shqipe në Devoll, Luan Kalana,tani me banim në SHBA. Emigrimi në këtë rast ka luajtur atë rolin e sondës. Ndoshta nuk do të kishim në dorë këtë libër të tij në se ai nuk do të ishte larguar nga Shqipëria.
Biseduam para pak kohe me poetin Pr.Vangjush Zikon dhe ishim në një mendjeje me këtë dukuri,pasi edhe ai e ka përjetuar emigracionin e vet në Kanada.

Luani ma besoi mua redaktimin e librit dhe e falenderoj për këtë. Duke vlerësuar pasojat e tërmetit në tregun e librit, vetëm gjysma e shkrimeve pa dritën e botimit, por dhe për këto që u botuan, krasitjen nuk e bëra me gërshërë po me sharrë. Tamam si reformat e thella që duhet t’i nënshtrohet shoqëria në momente kthesash.

Ato që e pësuan më tepër, ishin shkrimet kushtuar figurave të njerëzve të shquar të Devollit që janë në Shqipëri ose në emigracion. Po ashtu u hoqën tërësisht fotografitë. Prandaj është vendi ku mund të kërkoj falje publikisht, se krasitjet me sharrë mund të kthehen nganjëherë në një masakër. Le të shpresojmë në botimin e Librit të dytë ,”DEVOLL SHQIPERI- 2″,thesaret e shpirtërore,” i cili është projektuar për botim, ku do të pasqyrohen shkrimet e hequra dhe ato me të rejat,duke u mbyllur kështu cikli i shrimeve për vendlindjen.

Natyra e një vepre përcaktohet në një farë mase nga ajo që shpesh e quajmë pika apo këndi i vështrimit të autorit. Krijuesi me fantazinë e vet mund të vendosë të ngjitet pranë diellit dhe ta shohë botën që atje. Po të jetë mot me vranësira, atëherë mbi akullnajën e reve do të shohë vetëm pak maja malesh që e sfidojnë atë dhe ngrenë kryet mbi re.

Po të jetë ditë e kthjellët si kjo e sotmja, atëherë njerëzit dhe mjetet e komunikacionit do t’i duken si miza e milingona. Luani, sipas meje, ka zgjedhur një pikë në sipërfaqe të tokës dhe më duket si ai projektori që ndriçon një ndërtesë. Ja pse ai arrin të shohë bukurinë dhe madhështinë njerëzore jo vetëm tek sportisët, artistët e shkencëtarët, por edhe tek njerëzit e zakonshëm: veterinerët, ndihmësmjekët, traktoristët, ndërtuesit dhe amvisat shtëpiake.

Ky “barazitizëm” i krijon mundësi që të përjetësohen në letër të gjithë ata njerëz pa të cilët shoqëria njerëzore jo vetëm s’do ishte e bukur, por dhe ekzistenca e saj do të ishte e pamundur.

Le të shpresojmë se lexuesi do ta ketë shumë shpejt ne dorë ,këtë libër dhuratë,thesar me relike,portete shpirterore për Devollin,Shqipëri,të shkruar me dashuri njerëzore nga biri i saj ,për vendlindjen..

Redaktor
Kosta Nake

loading...

Komento!

loading...